Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

840 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e Roma-Inter – “Te pabesueshem te gjithe! Nderkohe, bie ne sy nota fantastike e nje prej mesfushoreve!”

NOTAT e Roma-Inter – “Te pabesueshem te gjithe! Nderkohe, bie ne sy nota fantastike e nje prej mesfushoreve!”
Inter Club Staff

Inter ka marre tre pike shume te rendesishme sot ne fushen e Romes dhe perballe Jose Mourinhos. Tre pike qe i japin zikalterve nje shtyse te madhe perpara.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve te Interit qe ne pjesen e pare ne fushen e lojes jane dukur si nje skuader jashtetokesore per gjithcka cfare kane bere.

HANDANOVIC 6 – Per te gjithe pjesen e pare sheh ndeshjen si spektator. Nderkohe, te vetmen pritje te ndeshjes e ben Dumfries per te.

Zgjedh te behet i vlefshem per skuadren duke luajtur si mbrojtes i fundit me koke dhe me kembe. Ndryshe, skishte cfare te bente sot…

D’AMBROSIO 6,5 – Fiton balotazhin me Dimarcon ne momentet e fundit dhe merr nej fanelle titullari per here te dyte ne pak dite. Kontrollon zonen e tij me kompaktesi dhe pa lene hapsira.

SKRINIAR 7 – Pavarsisht se ne fushe ishte Bastoni, eshte ai qe edhe njehere merr ne duar rolin e Stefan De Vrij.

Interpreton kete role ne menyre te ndryshme nga hollandezi, por Shomurodov e anullon totalisht dhe garanton siguri prapa. Kjo ishte gjeja me e rendesishme.

BASTONI 7,5 – Pasi ka lene pas shpines problemin qe kishte me stomakun dhe qe e la jashte ndeshjes me Spezias e nis gjithcka me nje ndeshje te madhe.

Ben gjithcka. Qe te kombinimet e frikshme me shoket e deri te mbylljet prapa. Nje fnatazist i shtuar me Interin. Assist i mrekullueshem per Dumfries.

NGA MINUTA E 75′ DIMARCO ME NOTEN 6,5 – Merr v endin e Bastonit dhe i jep Interit mundesi te menaxhoje me mire ndeshjen. Nga nje aksion i tij lind nje rast shume i mire per Sensin.

DUMFRIES 7,5 – Misioni ne keto jave eshte i qarte: te lere prapa ate Dumfries qe ka frike dhe te mbushe mendjen e Interit se eshte bere mire qe eshte besuar tek ai.

Demtimi i Darmian i ka dhene Denzel mundesine qe ne dy ndeshje radhazi ta nise si titullar dhe kete gje e ben shume mire sot.

Fiton shume kurajo dhe hapsirat perpara e ndihmojne te luaje mire. Pret nje top te Vina ne porten e Interit si nje portier dhe pak caste me vone shenon golin e rendesishem te Interit. Zhbllokim total sot.

BARELLA 6 – Pas nje ndeshje te merituar pushim ja ku rikthehet te beje kilometra te tere ne te djathte duke ndihmuar Brozovic.

Ben nje ndeshje te madhe edhe pse eshte me pak eksploziv se zakonisht. Merr nje karton komplet pa lidhje nderkohe qe nuk e preku fare kundershtarin.

NGA MINUTA E 58′ VIDAL ME NOTEN 6,5 – Sjell energji te reja ne fushen e Olimpicos duke u futur si zevendes. Por dhuron edhe disa topa per Romen…

BROZOVIC 7,5 – Eshte lojtari me i pazevendesueshem ne mesfushen e Interit, njeriu qe Inzaghi nuk heq dore kurre.

Ne naten romane ai tregon edhe njehere pse. E mbyll ndeshjen aty ku e nisi: ne qender te lojes. I pabesueshem.

CALHANOGLU 8 – Paraqitje ne rritje te madhe per turkun. Rekuperime, mbajtje topi, pasime te sakta, levizje fenomenale, gola nga kudo.

Ai eshte mesfushori total i Interit keto kohe. Ne fytyren e atyre qe protestuan se pse Inzaghi besonte tek ai, tashme turku po fiton pike te medha.

Per te mos folun per aksionin e golit te dyte ku ai dha nje assist te mrekullueshem… Me i miri i ndeshjes.

NGA MINUTA E ’83’ SENSI ME NOTEN 6 – Ai drejton gravitetin e lojes ne ato pak minuta qe luan ne fushen e lojes. Per pak sa nuk e afron skuadren me nje poker.

PERISIC 7 – Rilindja e tij ne krahun e majte kalon edhe nga Olimpico ku edhe ndaj Lazios tregon se eshte vertete shume lart.

Kunder kushurinjve te Lazios, Perisic tregon edhe njehere se me te vertete gezon nje forme teper te madhe.

DZEKO 7,5 – Rikthehet ne Olimpico si kundershtar pas gjashte sezoneve me Romen dhe tifozet e Romes nuk e presin aspak mire.

Por ai di te jete i ftohte ne situata te tilla dhe shenon edhe nje gol si ish qe eshte i shkruar ne ligjet e pashkruara te futbollit qe do te ndodhte. Per pak sa nuk ben edhe te dytin.

NGA MINUTA E 75 MATIAS VECINO ME NOTEN 6 – Merr vendin e Calhanoglu ne qender te mesfushes duke vene ne dispozicion fizikun dhe centimetrat. Ka pak kohe per te treguar veten.

CORREA 6,5 – Eshte surpriza e dites: Inzaghi e zgjedh ate dhe vendos te lere ne pankine Lautaro Martinez.

Shpesh here pluskon mes bluzave te Romes por beri nje pune te cmuar per lojen e shokeve. Sa keq qe largohet i demtuar.

NGA MINUTA E 58′ SANCHEZ ME NOTEN 6,5 – Futet ne fushen e lojes me deshiren per te luajtur perkah Dzekos. Dinamizmi i tij eshte i larte por Interi sikur e kishte ulur pak presionin ne ate faze te lojes dhe me shume po menaxhonte.

TRANJERI INZAGHI 8 – Pas eksperiences se keqe kunder Lazios ne Rome ja ku vjen dhe mund Romen per te marre tre piket dhe per te kapur Milan e per te parakaluar Napolin perkohesisht.

Zgjedh te luaje me Correa nga minuta e pare ne menyre surprize por eshte nje zgjedhje qe nuk sjell gjera te keqija, perkundrazi.

Ben gjithcka ne pjesen e pare dhe ul ritmin ne pjesen e dyte si me buton e per te bere nxemjen per ndeshjen e se martes ne pjesen e dyte.

NOTAT E ROMES: Rui Patricio 5; Mancini 5, Smalling 5,5, Kumbulla 5 (dal 61′ Bove 5,5); Ibanez 5, Veretout 5,5 (dal 91′ Volpato sv), Cristante 5, Mkhitaryan 5,5, Vina 6; Zaniolo 5,5, Shomurodov 5. All. Mourinho 5.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.