Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

817 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e Salernitana-Inter: “Brozovic nje maestro, Dumfries nje tren. Nderkohe, cfare note per Calhanoglu: nje…”

NOTAT e Salernitana-Inter: “Brozovic nje maestro, Dumfries nje tren. Nderkohe, cfare note per Calhanoglu: nje…”
Inter Club Staff

Inter sapo ka fituar me Salernitanen me rezultatin 0-5 dhe ka marre nje tjeter tre pikesh te rendesishem ne garen Scudetto.

HANDANOVIC 6 – Nje nate e qete dhe nje tjeter clean sheet. Deciziv te pritja ndaj Obi kur rezultati ishte ende ne dyshim.

Shoket e mbrojne dhe bejne detyren me se miri. Ai falenderon duke dhene siguri ne repart ne kembim.

D’AMBROSIO 6,5 – Rikthehet titullar vetem pak kilometra larg nga Caivano e tij dhe luan me profesionizem te madh.

I besueshem dhe del me deshire ne sulm sa here i jepet mundesia. I afrohet shume edhe golit ne pjesen e dyte.

DE VRIJ 6,5 – Ndonjehere Simy e nxjer nga pozicioni, por jane thjesht shashka te vogla. Asnje problem serioz.

I paster ne mbylljen e hapsirave dhe efikas ne ndertim. Zona e tij eshte e paaritshme per kundershtaret pa perjashtim.

BASTONI 6,5 – Personalitet me shumice edhe kunder Salernitanes ndaj te cileve leshon shume pak terren.

Luan pak me prapa sot por eshte strategji. Sot me shume behet nje sponde per shoket se sa kerkon te dale vete.

NGA MINUTA E 56 ME NOTEN 6 DIMARCO – Ai futet dhe ben nje pasarele ne vendin e Bastonit deri kur Kolarov i jep mundesi te shkoje me para. Nuk ben ndonje gje te madhe, por ishte faji i momenti te lojes.

DUMFRIES 7 – Niveli i paraqitjeve te tij po rritet ne menyre te vazhdueshme dhe te dukshme. Kur ka metra perpara eshte nje mase e madhe energjike.

Kerkon shoket, fiton besim, ka kualitet. Sot ka bere vertete mire. Nderkohe, shenoi edhe nje gol mjaft te bukur.

BARELLA 5,5 – Nuk eshte nje nate e madhe per te qe jo vetem nuk ka shenjester, por merr edhe nje karton te verdhe qe mund ta kishte evituar.

Nderkohe, nga ai moment, ai e ul shume intensitetin deri te momenti i zevendesimit kur Inzaghi vendos ta nxjere jashte loje.

NGA MINUTA E 56 ARTURO VIDAL ME NOTEN 6 – Futet ne nje ndeshje i ftohte sepse e tille ishte loja. Ndihmon skuadren para dhe goli i Gagliardinit nis nga nje ide e tij.

BROZOVIC 6,5 – Nga nga ata qe betohen se e pane duke pire edhe nje cigare nderkohe qe kishte topin mes tre kundershtareve.

Po, sepse mund ta beje edhe ate gje sepse eshte bere nje mjeshter per te dale nga cdo situate. Duket cdo ndeshje sikur eshte ne Luna Park. I pabesueshem.

NGA MINUTA E 71 ROBERTO GAGLIARDINI ME NOTEN 6,5 – Ben pjesen e tij duke u bashkuar me simfonine.

Nga nje levizje e tij vjen goli i katert dhe me pas shenon edhe vete. Do te jete i lumtur valle?

CALHANOGLU 7 – Me Salernitanen qe ka shume fanella ne mesfushe, turku e rrit dialogun me shoket e skuadres.

Ai luan mire me Brozovic dhe nuk jep pika referimi. Nderkohe, assistet kalojne ne plot 8. Duket sikur kornet jane shpikur per te.

PERISIC 6,5 – Nuk ka ndezur aspak muskujt gjate lojes dhe ka bere nje super ndeshje. Ai edhe ka shenuar, por edhe ka luajtur mire.

NGA MINUTA E 78 KOLAROV – Pa vote.

SANCHEZ 6,5 – Linja e mbrojtjes se larte e Salernitanes duket sikur eshte nje dyqan embelsirash per nje femije ne rastin e Sanchez.

Ai mjafton te ngreje koken dhe shikon qe eshte i rrethuar nga shume zgjedhje. Ben shume mire dhe goli kurorezon nje pune te mrekullueshme te tij.

NGA MINUTA E 56 LAUTARO MARTINEZ ME NOTEN 6,5 – Ai shenon golin e tij te katert radhazi ne kampionat me shume force dhe vullnet.

DZEKO 6,5 – Dergon ne gol Dumfries, merr pjese te goli i Sanchez, i afrohet golit me te majten dhe me koke.

Nje nate ku ben gjithcka, por mungon vetem goli. E ndjek, por nuk e arrin. Gjithesesi nuk e shqeteson aspak.

TRANJERI INZAGHI – Salernitana nuk ben rezistence te madhe dhe goli i Perisic i thjeshteson gjerat, por ky Inter eshte i frikshem dhe fusha e tregon kete gje.

Inter e kap ne cep Salernitanen dhe nuk e leshon me. Nje fitore qe nuk u vu kurre ne dyshim nga ana e zikalterve.

SALERNITANA: Fiorillo 5,5, Delli Carri 5,5, Gagliolo 5,5, Gyomber 5 (dall’80’ Zortea sv), Bogdan 5, Ranieri 6 (dal 71′ Jaroszynski sv), Coulibaly 6, Kastanos 5,5 (dal 61′ Schiavone 5,5), Obi 6, Ribery 6,5 (dal 71′ Gondo 6), Simy 6 (dal 61′ Djuric sv). All. Colantuono 5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.