Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

4,023 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat e Sassuolo-Inter: Candreva eshte nje tren i vertete. Felipe Melo mire, ndersa Perisic…

Notat e Sassuolo-Inter: Candreva eshte nje tren i vertete. Felipe Melo mire, ndersa Perisic…
Inter Club Staff

Nota pak a shume te njejta te gjitha mediat ne itali per sa i perket zikalterve te zbritur ne fushe dje ne Reggio Emilian ne ndeshjen ndaj Sassuolos.

Ka rene ne sy Handanovic, Candreva dhe Brozovic, por mire ka luajtur edhe Felipe Melo, edhe pse u ndeshkua me nje karton te kuq nga arbitri, mbase nga me i pamerituari qe ka mare ndonjehere. Keto jane notat e lojtareve zikalter pas ndeshjes se djeshme:

HANDANOVIC 7 – Reaktiv dhe i gatshem ne cdo situate: rrezikon te pesoje nje super gol nga Iemmello dhe beri nje pritje te shkelqyer ndaj Sensit. Ne pergjithsesi shume mire.

D’AMBROSIO 6 – Ndihmon Candreven ne fazen sulmuese me gjithe limitet e tij dhe ne mbrojtje arrin te mbuloje mire zonen e tij, me kujdes dhe pa rene shume ne sy.

MIRANDA 6 – Rrezikon shume tek topi i gjate i Iemmellos, por per gjithcka tjeter situata ka qene e mire dhe ne kontroll.

MURILLO 5 – Hapsire pas hapsire. Cdo top perpara i Sassuolos behej nje rast i rrezikshem per kundershtaret. Kur niset ne aventure dhe provon te nis aksionet jane dritherima per te gjithe.

ANSALDI 6 – Mire, madje edhe me ndonje avancim ne sulm. Nuk fiton skenen, por ben punen e tij.

BROZOVIC 7 – Nxjerr dy here Perisic perballe me portierin e madje topi i dyte eshte prej magjistari. Ne kompleks po duket cdo dite e me shume lideri i mesfushes.

MELO 6 – I jep gjalleri mesufshes, pa bere ndonje gje te madhe. Kapitulli i kartonave tashme dihet, por per momentin po luan ne vendin e lojtarit qe do te blihet ne janar per te luajtur ne ate rol, nuk eshte shume i besueshem, por luajti mjaft mire.

BANEGA 6 – Hyn ne loje dhe vihet ne dispozicion te skuadres. E kupton qe sduhet te rrezikoje dhe pershtatet.

CANDREVA 7 Nuk ndalet kurre, vrapon si nje i cmendur, dergon krosa te njepasnjeshem ne zone dhe shenon. Nje paraqitje e plote.

JOAO MARIO 6 – I avancuar pas Icardit, luan ne nje rol ku duhet te jape me shume. Ben shume pune ‘ne te zeze’, si gjithmone, por ajo qe duhet te bente ne ate pozicion eshte me shume.

ICARDI 5,5 – Gabon nje gol pothuajse te bere dhe eshte nje gabim jo prej Icardi. Me mire ne pjesen e dyte kur kupton se puna me e mire eshte te mbroje topin e te beje skuadren te mare fryme.

PERISIC 5 – Ka humbur aq shume sa mbase Sassuolos i jane dukur dhurata krishtlindjesh. Humbet tre raste te pastra per gol dhe Interi i vuan gabimet e tij. I pasakte!

PIOLI 7 – Dy fitore rresht, dy ndeshje pa pesuar gol. Po tenton ti largoje limitet skuadres dhe i jep me shume substance. Nderkohe fitorja ishte e paster, pertej rezultatit i cili duhet te ishte me i thelle sepse skuadra ka gabuar te pakten pese raste te pastra.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.