Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,243 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e Sion-Inter: Karamoh eshte ai qe beson me shume, per Dalbert me mire te mos flasim…

NOTAT e Sion-Inter: Karamoh eshte ai qe beson me shume, per Dalbert me mire te mos flasim…
Inter Club Staff

Interi ka luajtur sot ndeshjen e dyte te pergatitjes verore ndaj Sion dhe e ka humbur ate me rezultatin 2-0. 

Ne fushe eshte pare nje Inter shume i lodhur fizikisht e faj per kete kane pasur stervitjet e renduara keto dite. Por le te rikthehemi tek ndeshja e sotshme dhe sipas FcInterNews.it keto kane qene notat e lojtareve zikalter ne fushe sot:

PADELLI 6 – I fal Sion nje gol nga goditja e kendit me nje dalje te gabuar. Naitzke shenon. Pastaj ka kohe qe te tregoje vlerat e tij sepse pret shume gjuajtje ne porte.

DALBERT 5 – Edhe nje provim tjeter nga braziliani por edhe nje deshtim i ri. Ai luajti ne nje pozicion jo te vetin por cdo kros eshte nje tmerr i vertete, vuan shume ne mbrojtje e madje gabon edhe riveniet me duar. Shume keq.

NGA MINUTA 46 D’AMBROSIO 6 – Per pak sa nuk shenon nga nje goditje kendi. Ndal mire edhe kundershtaret. Ne 15 minutat e fundit luan si mbrojtes qendre.

DE VRIJ 6 – Hera e pare qe luan nga minuta e pare me Skriniar. Mbetet qe te kuptojne me shume  njeri tjetrin, por ne pergjithesi disa nderhyrje te mira.

NGA MINUTA 46′ RANOCCHIA 6 – Disa mbyllje te mira dhe pasime te sakta. Mbase tek goli i dyte mund te bente edhe me shume.

SKRINIAR 5,5 – Zbret ne fushe si kapiten, nje ‘cmim’ per sezonin e kaluar te niveleve shume te larta. Por nuk eshte ende ai luani i vitit te kaluar. Ne disa nderhyrje ishte shume ‘soft’ si ne golin e dyte te Baltazar.

NGA MINUTA 76 ZAPPA – pa vote.

Image result for zappa inter

ASAMOAH 6 – Vuan me pak ne krahun e tij, por sa here qe therritet ne detyre tregon gjithmone vendosmeri.

GAGLIARDINI 5,5 – Ben disa vertikalizime per te provuar shpejtesin e Lautaros. Spalletti disa here e pergezon por disa here jo. Me kalimin e minutave bie shume.

NGA MINUTA 69 RORIC – Hyn pak perpara 2-0. Pak hapsira per te bere diferencen.

Image result for roric inter

BORJA VALERO 5,5 – E nis mire si mediano, me pas behet trekuartist pas daljes se Nainggolan dhe vuan vrapin qe i mungon.

NGA MINUTA E 62 SALCEDO 6 – Lufton per cdo top dhe shpesh here deshiron te beje gjera duke u sforcuar.

POLITANO 5,5 – Provon qe te kape cdo top ne krahun e tij, por sot i mungon edhe atij qartesia e duhur. Ne fazen mbrojtese nuk ndihmon aq sa duhet.

NGA MINUTA E 46 CANDREVA 6 – Ka meriten qe ben pak me te gjalle manovren sulmuese por vetem aq.

NAINGGOLAN 6 – Ne ato njezet minuta qe luajti beri presing shume te mire por doli per nje shqetesim muskular.

NGA MINUTA E 23 EMMERS 5,5 – E nis mire ndeshjen sepse ai hapin e pare e ka nje nga armet e tij me te forta. Por ne fund ben pak per shoket e skuadres. Pak cinizem edhe ne rastin kur nuk arrin qe te perfitoje nga nje gabim i portierit kundershtar.

KARAMOH 6 – I hedhur nga minuta e pare ne forme premio per impaktin qe pati ne ndeshjen ndaj Luganos. Ai dhuron sot ndonje numer ne fush dhe per pak desh shenon nje super gol me veronika. Por ndonjehere tenton te beje me shume sec duhet. Per te kapur nje top rrezikon te demtohet rende. Ne kompleks, ai eshte njeriu qe beri dicka me shume se shoket e skuadres.

LAUTARO MARTINEZ 6 – Tjeter prove e dinamizmit te madh prej tij edhe pse kesaj radhe i mungon spunto fituese. Por kur eshte per te luftuar ai eshte i pari luftetar. Madje ben edhe shume faulla. Duhet te njohe me shume shoket e skuadres.

NGA MINUTA E 62 ICARDI 6 – Ashtu si u tha nga Spalletti, Maurito luan 30 minutat e para te sezonit. Per tu sinjalizuar se ai i nis te gjitha sulmet larg zones kundershtare. Per tu harruar goditja e denimit ne fund.

TRANJER: SPALLETTI 6 – Pikersisht si ne vitin e kaluar, ndeshja e dyte miqesore nuk thote gje te mire per Interin. Alibia e vapes dhe sasia e punes se bere gjate javes natyrisht qe kane ndikuar te kembet e lojtareve por sot u pa nje Inter ndryshe nga ai ndaj Luganos. Gjithesesi skuadra duket ne rruge te mbare, ka shume lojtare te rinj dhe duhet te gjejne rrugen e kuptimit me njeri-tjetrin. Nderkohe eksperimenti Dalbet ne te djathte eshte nje deshtim. Me mire te mos flasim per te…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.