Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

521 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT E SKUDETOS – “Nota 10 per dy zikalter nderkohe ‘i padeshiruari’ Eriksen vleresohet me noten…”

NOTAT E SKUDETOS – “Nota 10 per dy zikalter nderkohe ‘i padeshiruari’ Eriksen vleresohet me noten…”
Inter Club Staff

Duket se ka ardhur koha per “NOTAT E SEZONIT”, sipas asaj qe shkruan sot Tuttosport dhe si rralle here, te gjitha jane pozitive.

Edhe kush nuk ka luajtur shume mire e qe ka pasur nje rol te vogel, minimumi qe kane marre ka qene nota 6.

Ketu futet Kolarov dhe Pinamonti, dy lojtare qe kane luajtur shume pak. Nderkohe, sulmuesit jane ata qe drejtojne skuadren me noten 10 per Lukaku de 9,5 per Lautaro Martinez.

Belgu eshte “nje kampion i niveli planetar’ dhe argjentinasi protagonist i ‘nje sezoni te shkelqyer’, pas vendimit per te qendruar.

Nderkohe, per sa i perket te tjereve, ka shume lojtare ne noten 8 dhe i pari eshte Handanovic me nje sezon sipas Tuttosport “ku ka kaluar kodra e male, ndermjet super pritjesh dhe gafash”.

Nente per De Vrij: “I pakalueshem” dhe ai e ndan kete note bashke Skrinair e Bastoni, te cilet gjithashtu kane marre noten 9.

Ne mbrojtje, 8,5 edhe per D’Ambrosio, i cili ka qene protagonist ne pjesen e pare te sezonit dhe per Darmian, qe sipas Tuttosport, “eshte njeriu qe ka bere gjerat e duhura ne kohen e duhur per Interin”.

Me pas, ne kete repart, nje note 7 per Andrea Ranocchian sepse “Skudetot fitohen edhe fale njerezve te medhenj si ai.”

Shume afer perfeksionit edhe Hakimi me nje 9,5: “I pakapshem dhe i pamarkueshem”. Nderkohe, 8,5 per Perisic dhe 7,5 per Young.

Ne mesfushe nje 9,5 per Barella i cili sipas Tuttosport eshte “avatari i Contes ne versionin 2.0” dhe dy 9 per Brozovic dhe Eriksen. Komenti per kete te fundit teshte: “Nga nje lojtar i poshteruar ne nje titullar te padiskutueshem”.

Edhe Vidal me noten 8, edhe pse “ka qene poshte pritshmerive”. Nderkohe, linjat e dyta si Gagliardini dhe Sensi vleresohen me 7 dhe 6,5 respektivisht dhe Vecino me nje 6.

E mbyll me pas Sanchez me nje 7,5, qe sipas Tuttosport ka bere nje “kompromis luksi”. Nderkohe pa note Radu, Nainggolan dhe Padelli.

Ne fund, nota 10 edhe per Conten, i dyti ne skauder bashke me Lukakun: “Eshte Skudeto e peste e fituar ne karriere pas atyre te Juventusi dhe ne Premier League me Chelsean.”

“Mbase eshte edhe me i bukuri sepse te dergosh nje klub si Interi te fitoje pas 11 vitesh kampionatin do te thote se ke bere nje pune te mrekullueshme.”

“Por te mos harrojme: ka rrezuar nga froni ish-skuadren e tij dhe kjo eshte nje dopio kenaqesi per nje si Conten.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.