Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,910 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat – Fitore grupi, por Samuel eshte me te vertet nje mur!

Notat – Fitore grupi, por Samuel eshte me te vertet nje mur!

| On 15, Feb 2014

4,5

Handanovic

Vitin e shkuar ishte SuperMan per te evituar nje masaker statistikore. Kete vit rikthen ne loje Fiorentinen me nje gafe te kategorise te kartert. Duhet te falenderoje Icardin, i cili ben qe paraqitja e shokeve te mos ishte boshe.
6,5

Rolando

Paraqitje me rregull dhe efikas. Merr nje karton te verdhe, por nuk e humbet kurre kontrollin dhe mbulon gjithmone me perpikmeri zonen e tij.
7,5

Samuel

Nje gjigand. Te gjithe topat ne mes te zones jane prone e tij. Edhe hyrja e Gomez nuk e tremb, por e stimulon. Drejton me siguri nje mbrojtje qe nuk gabon asgje.
6,5

Juan Jesus

Pak pasaktesi kur eshte ne zoterimin e topit, por si gjithmone agresiv kur mbron zonen e tij. Me te, as Ilicic dhe as Joaquin nuk kane detyre te lehte.
6,5

Jonathan

Nje paraqitje dukshem ne ngritje. Ka disa boshlleqe gjate ndeshjes, por kur duhet, eshte gjithmone i perpikte. Anullon Vargas, dhe sa here ka mundesi duket edhe ne sulm.
6

Guarin

Menyra qe jep asisst-in per golin e Palacio eshte fantastike. Ka pauzat e zakonshme, por ne te djathte, shtyrja e tij eshte e cmuar. Provon ti jape nje leksion jete Cuadrados, por rrezikon kartonin e kuq. Qe nga ai moment, Mazzarri kupton se duhet zevendesuar.
6,5

Kuzmanovic

Puna e tij ne erresire ndihmon shume. Avantazhi fillestar vjen nga nje rekuperim fantastik i tij. Garanton ekuiliber dhe lejon skuadren te luaje lart. Ne fund shtrengon dhembet, por bie disi.
6,5

Hernanes

I gjithanshem. E perkedhel topin kur e ka ne kembe, gjithmone aty kur duhet te ndihmoje ne mbrojtje. Kampion edhe ne sakrifice. Vlera e vertete e shtuar per kete Inter.
7

Nagatomo

Nje sulmues me shume kur Inter duhet te sulmoje. Vuan pak dinamizmin e Cuadrado por ishte dicka e parashikueshme. Por kur del ne sulm, vendos ne krize te gjithe repartin mbrojtjes te Montelles.
7

Palacio

Pas disa ndeshjesh pa gol, ka nje uri prej ujku dhe e duron: ne pjesen e pare terrorizon Fiorentinen me nje shtylle te pafat dhe pastaj i gjunjezon. Sakrifikohet edhe ne mbrojtje, dhe kur leviz mes linjave, duhet nje navigator per ta gjendur. Gjynah per ndonje top te menaxhuar ne menyre jo te sakte…
5

Milito

Ndonje moment qe nxjerr ne pah talentin e padiskutueshem qe e shoqeron gjithmone, por dy gabime qe ndikojne ne produksionin ofensiv te skuadres te tij. Eshte e vertet qe jep maksimumin, por sot nuk eshte e mjaftueshme.

Zevendesuesit

6,5

(55′) Icardi

Hyn dhe shenon me topin e pare te prekur. Duhet tjeter?
6,5

(71′) Taider

Hyrje shume pozitive per franko-algjerianin, qe luan me inteligjence dhe pa asnje gabim
PV

(84′) D’Ambrosio

Pa vote, minutazh i shkurter.

Trajneri

7

Mazzarri

I jep nje goditje kritikave duke hedhur ne fushe Interin me te mire te te gjithe sezonit. Zikalterit shkojne ne Firenze dhe komandojne gjithcka. Vetem nje gafe e Handanovic vendos gjithcka ne diskutim, por skuadra eshte e forte dhe gjen fitoren. Nese do te ishte pak me e sakte, mund te merrej hak per humbjen e vjetshme. Menyra me e mire per t’u ngritur pas 5 humbjesh ne transferte. Komplimenta!
© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags