Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 16, 2018

Scroll to top

Top

1,034 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Fluturon, Ninja. Perisic shperthen ne fund. Keita…

NOTAT – Fluturon, Ninja. Perisic shperthen ne fund. Keita…
Juxhin Nebiaj

HANDANOVIC 6,5 – Pergjigjet mire kunder goditjes me koke nga Helander. Del mire ne rastin e Falcinelli. Pjesa tjeter spektator.

D’AMBROSIO 6.5 – Behet protagonist me nje assist per Keita i cili i vetem perball portjerit nuk mundet te godeas. Ne fazen difensive nuk vuan asgje.’85’ VRSALJKO pa note).

DE VRIJ 6 – Nderhyn disa here me koke, deciziv pasi edhe kerkon te ndertoj. Humbet Santander ne min 73′ por per fatin e tij sulmuesi Bolognes nuk shenon.

SKRINIAR 6 – Gabon ne nje rast ne pjesen e pare ku De Maio-Helander shfaqen te rrezikshem. Pervec ketij episodi ben gjithcka mire.

ASAMOAH 5.5 – Luan me frena dore ngritur, ndoshta problemi ne kavilje e penalizoi. Perpiqet te fitoj superioritet sebashku me Perisic ne krahun e tij. Ne fazen difensive nuk ka shume per te thene.

BROZOVIC 6 – E veshtire te gjesh nje regjister te lire (ishin fjalet e Ausilios ne fillim te ndeshjes). Brozo nderpret disa aksione dhe perpiqet te ndertoj gjithmone. Duhet then qe nuk shkelqen si ne fundin e sezonit te shkuar.

GAGLIARDINI 6 – Luan me energji dhe deshiren qe Spalletti deshiron. Shfaqet dhe ne zonen kundershtare ku kerkon te shenoi.

POLITANO 6.5 – Kreativiteti i sulmit zikalter bazohet ne krahun e tij, por jo gjithmon ja del te arrij aty ku duhet. Kombinohet disa here me Nainggolan dhe tenton porten por pa ja arritur. Sherben assistin per Nainggolan i cili edhe zhbllokon ate ndeshje e cila dukej teper e veshtire.

NAINGGOLAN 7 – Fluturon, Nainggolan. Goli i tij ishte prezantimi me i mire qe mund ti bente vetes perball publikut zikalter.77′ VECINO 6 Futet dhe behet menjehere protagonuist ne golin e dyte.

PERISIC 7 – Ne fillim gabon dhe nuk koordinohet sic duhet. Ne munges te Icardit sherben nje top per Candreven, i cili e shfrytezon sic duhet dhe kalon rezultatin ne 0-2. Meritonte dhe golin e bukur qe shenoi ne fund.

KEITA 5.5 – Nuk gjen hapsira ne qender dhe detyrohet te luaj ne krahet e sulmit. Gabon ne 2 raste te pastra te cilat mund ti shfrytezonte me mire. 79′ CANDREVA 6.5 i mjaftojne 2 minuta per te shenuar golin e pare te ketij sezoni. Kur mendon qe vitin e shkuar nuk mundi as per 38 ndeshje…

SPALLETTI 6.5 – Zgjedhje teknike ben shume pak, formacionin me teper e nxjer nga infermieria per shkak te Icardi e Martinez te demtuar. Rikthen mbrojtjen me 4 dhe Nainggolan perpara. Zevendesimet dalin te suksesshme: Candreva e Vecino lan gjurme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.