Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

655 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Gagliardini, cfare tmerri. Young si asnjehere me pare. Nderkohe Conte nje note teper te ulet sepse ndryshoi shume!

NOTAT – Gagliardini, cfare tmerri. Young si asnjehere me pare. Nderkohe Conte nje note teper te ulet sepse ndryshoi shume!
Inter Club Staff

Interi diten e djeshme barazoi me Sassuolon ne nje ndeshje te pabesueshme me rezultatin 3-3 ne Meazza.

Nderkohe, keto kane qene notat e zikalterve sipas FcInter1908.it.

HANDANOVIC 6 – Gjen perpara nje pasdite shume te gjalle nga anet e tij qe askush nuk e priste. Por nuk ka faj per golat e pesuar.

SKRINIAR 5 – Fiton penalltine e barazimit por ne mbrojtje vuan ne menyre te mallkuar. Vazhdon nje sezon i komplikuar per te.

Image may contain: 2 people, people playing sport and text

RANOCCHIA 5 – Merr nje vendim te gabuar dhe Sassuolo shkon ne avantazh. Ne kompleks, te ben te te marre malli per De Vrij. Prandaj edhe Conte vendos qe ta zevendesoje.

BASTONI 5 – Nisja e ndeshjes ishte nje shock i vertete. Vazhdon te vuaje lojtaret e Sassuolos qe vijne nga te gjitha anet. E ai eshte shpesh nje kohe vonese.

MOSES 5,5 – Rritet me kalimin e minutave. Por nuk krijon asnjehere rreziqe te medha per kundershtaret. Me mire ne pjesen e dyte.

GAGLIARDINI 4 – Ndeshja ishte e tmerrshne. Aq e tmerrshme sa ishte totalisht i zhdukur edhe ne fazen e mbrojtjes. Por goli qe gaboi ishte nje tmerr qe te le pa gjume gjithe naten.

Image may contain: 3 people, people standing, child and outdoor

BORJA VALERO 6 – E vuan shume mesin e fushes kur Sassuolo niset. Por te pakten ka meriten qe i iluzionoi te gjithe per nje fitore te mundshme. Gjithcka u zhduk vetem tre minuta me pas…

BIRAGHI 6 – Edhe perte, ashtu si per Bastonin, nje nisje loje per tu harruar. Shume vrima ne mbrojtje por pastaj sistemohet dhe gjen edhe golin. Gjen besim dhe permiresohet me kalimin e minutave.

ERIKSEN 5,5 – U markua kemba kembes nga lojtaret e Sassuolos. Nuk arriti te iluminonte si ne dy ndeshjet e para pas lockdown. Nuk e rriti dot ritmin e ndeshjes dhe ne fund Conte dorezohet dhe e heq.

LUKAKU 6 – Shenon me ftohtesi penalltine e barazimit. Pastaj nxjer Candreven perpara portierit. Asgje super gjate ndeshjes, por luan nje ndeshje te mire.

SANCHEZ 5,5 – Eshte e vertete qe i jep assist Biraghit. Por ne kompleks, paraqitja e tij ishte dicka e paket per dike si ati. I mungon dicka.

Image may contain: one or more people, people playing sport and people standing

DE VRIJ 5,5 – Nuk arrin ti jape kompaktesi repartit edhe pasi futet.

AGOUME 6 – Jo keq hyrja e djaloshit te ri i cili ishte me i miri ne propozimin e lojes se tij. E meriton nje bravo.

CANDREVA 5 – Lukaku i dhuron nje top te arte por ai e konfirmon mungesen e ftohtesise kur del perpara portierit nje per nje.

YOUNG 4 – Nje katastrofe. Provokon nje penallti, dhe per pak sa nuk provokon edhe nje tjeter. Futet komplet me mendjen diku tjeter. Shume keq.

LAUTARO 6 – Futet me mendjen e duhur ne loje. Krijon raste, ben presion te vazhdueshem tek mbrojtja e Sassuolos. Por e kalojne me shume thjeshtesi tek 3-3.

CONTE 5 – Shume ndyshime, shume ndryshime dhe te gjitha bashke. Skuadres i duhen 30 minuta te plota per te kuptuar se cfare po ndodhte. Rezervat nuk jane aspak ne lartesine e titullareve dhe nese i fut te gjithe, normalisht qe nuk do te shpaguhesh ne fushe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.