Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

359 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Gagliardini dhe Sanchez, cfare vleresimi katastrofal. Nderkohe, zhgenjen shume edhe Lautaro Martinez bashke me Conten!

NOTAT – Gagliardini dhe Sanchez, cfare vleresimi katastrofal. Nderkohe, zhgenjen shume edhe Lautaro Martinez bashke me Conten!
Inter Club Staff

Interi humbi diten e djeshme me rezultatin 1-2 ne San Siro ne nje ndeshje shume te cuditshme, dhe notat ne shtepine zikalter nuk ka se si te jene te mira.

Me poshte, do te mund te gjeni notat e lojtareve sipas FcInter1908.it.

HANDANOVIC 6,5 – Nuk duhet te beje ndonje gje te rendesishme ne pjesen e pare, sepse nuk kishte shume kundersulme por njehere qe u vu ne prove nga Orsolini, u pergjigj i gatshem. Ne pjesen e dyte ben aq sa mundet.

D’AMBROSIO 5,5 – Shihet pak ne fazen e ndertimit dhe ne finale humbet Barrow i cili gjen hapsie per te ber gol.

Inter suffer home defeat as Juwara and Barrow lead a Bologna ...

DE VRIJ 6 – Qeveris mire ne mbrojtje si zakonisht, por ne finale humbet dicka nga kthjelltesia e tij. Kjo edhe per faj te shokeve.

BASTONI 6 – Ka nje kundershtar te veshtire si Orsolini por e menaxhon mire. Eshte ai mbrojtesi qe ishte dizenjuar qe te ishte diga e pare. Ne fund doli me karton te kuq per nje nderhyrje qe nuk ishte e tille. Por asnje polemike edhe pse ishte teper i dyshimte kartoni i dyte i verdhe.

CANDREVA 5,5 – Si zakonisht me motorrin ndezur e nuk ndalet kurre. Por nuk ja del te jape ndonje assist apo te arrije deri tek goli.

BROZOVIC 6 – Me te ne regji Interi eshte me i bukur. Hyn mire ne loje, i cmuar ne menaxhim, por edhe ne faze pa top. Por humbet edhe ai rruges ne pjesen e dyte.

GAGLIARDINI 5 – Dy gabime te rendesishme kompromentojne ndeshjen: mungon edhe nje tap in ne penalltine e Lautaros por edhe ai gabim i pafalshem ne mbrojtje qe sjell golin e barazimit per Bolognen.

YOUNG 6,5 – Pjesa e pare ishte e nje niveli teper te larte. Krijon golin topin e golit per Lautaron, per pak sa nuk shenon nje tjeter me aksion personal. Por edhe ai venitet ne pjesen e dyte.

ERIKSEN 5 – Duket ne shume pak raste. Nuk arrin te ndeze driten qe i duhet Interit dhe luan nje ndeshje me nje ritem teper te ulet.

LUKAKU 6,5 – Eshte katalizatori i manovres sulmuese zikalter. Deshiron gjithmone topin, leviz shume dhe i jep topa per shenim shokeve. Tregohet i shkathet edhe te shenoje vete. Sikur te ishin te gjithe si ai.

LAUTARO 5,5 – E nis mire pjesen e pare ku ne disa copeza tregon arsenalin e tij. Por goli qe i mungon e ben qe te gaboje shume dhe madje gabon edhe penalltine qe do kishte bere Interin te mbyllte ndeshjen.

BORJA VALERO 6 – Futet ne momentin me te keq te ndeshjes dhe mund te beje shume pak.

SANCHEZ 4,5 – Humbet nje top te pabesueshem nga ku nis goli i Bolognas. Nderkohe, ne finale humbet dy raste perpara porte per te ferkuar syte. Shume keq.

BIRAGHI – pa vote.

VECINO – pa vote.

TRANJERI CONTE 5,5 – Interi ka dy fytyra. Ne pjesen e pare dominon dhe komandon lojen, ndersa ne te dyten humbet raste dhe i le hapsira shume kundershtareve. Pret shume per te bere zevendesimet. Edhe ai gabon shume.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.