Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

790 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Gagliardini i mrekullueshem, Perisic dhe Icardi bejne te rriturin. Skriniar rikthehet nje mur!

NOTAT – Gagliardini i mrekullueshem, Perisic dhe Icardi bejne te rriturin. Skriniar rikthehet nje mur!
Inter Club Staff

Interi dhunon Genoan ne fushen e saj ne Marassi me nje rezultat 0-4 ne nje fushe ku kishte qe prej 2011 qe nuk dilte fitimtare. 

Zikalterit arriten te shenonin dy here me Gagliardinin, njehere me Perisic dhe njehere me Icardin duke marre keshtu tre pike te cmuara ne shtepi.

Nderkohe, keto kane qene notat e ndeshjes sot sipas FcInter1908.it:

HANDANOVIC 6 – Pritej nje nate e komplikuar por Genoa as nuk e ben pis.

D’AMBROSIO 6,5 – Nje ndeshje e mire dhe luan paster me Politanon ne krahun e djathte. Nje ndeshje pozitive per te.

MIRANDA 7 – Fut ne xhep totalisht Kouame, nje klient jo i lehte. Maska nuk i heq klasin brazilianit qe e ka gjithmone me vete.

SKRINIAR 7 – Pas nje nate shume te keqe ndaj Lazios, zbret ne fushe teper i vendosur dhe i perqendruar. Rikthehet mur.

ASAMOAH 7 – Luan shume mire sot. Krijon probleme te vazhdueshme per kundershtaret ne krahun e majte dhe pothuajse asnjehere nuk ndalet nga ata.

GAGLIARDINI 7,5 – Kur Genoa i del perbara, ai kthehet ne nje Frank Lampard. Por nese rikthehemi serioz, sot eshte pare nje ndeshje e nje niveli teper te larte. Teper. Beri diferencen sot per Interin.

BROZOVIC 7 – Nuk gabon asnje pasim. Rikthehet te drejtoje skuadren me nje precizion te mrekullueshem.

POLITANO 7 – Super edhe ai sot. Kalon kundershtaret si te ishin birila, por mbetet per tu rregulluar problemi i perfundimit te aksionit. Duhet te jete me i sakte ne momentin e fundit.

NAINGGOLAN 6 – Duket qe eshte jashte gjendjes se tij optimale por vihet ne dispozicion te skuadres pa bere ndonje gje te madhe. Ndeshje pozitive gjithesesi dhe minuta te fituara.

PERISIC 7 – Ishte nje i vezhguar special bashke me Mauro Icardin. Mer nje assist nga ai dhe perballe me Radu shenon. Luan mire nje ndeshje ku duhet te luante mire.

Image may contain: 3 people, people playing sport

ICARDI 7 – Gabimi perballe me Radu per fat te mire nuk rendon tek ndeshja. E mbyll takimin qe per te ka qene nje lufte nervash me nje gol, nje assist dhe nje penallti te fituar ku lojtari i Genoas doli edhe me karton te kuq. Nje kapitull i ri per te.

JOAO MARIO – pa vote.

BORJA VALERO – pa vote.

KEITA BALDE – pa vote.

SPALLETTI 7 – I heq pluhurin Mauro Icardit por mbi te gjitha ben Interin qe te kerkoje ambicjen e Champions League. Pas Lazios, eshte nevoja per ti dhene nje sinjal skuadres dhe e ka dhene. Kontrolli i anijes eshte ende ne doren e tij. Ky eshte sinjali qe Spalletti duhet ti japi te gjitheve tani.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.