Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

5,935 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT: Gagliardini ne rrugen e duhur. Perisic…

NOTAT: Gagliardini ne rrugen e duhur. Perisic…
  • On 10/09/2017, 15:12

HANDANOVIC 6 –  Nje ndeshje e qete e tij. Del disa here duke ndihmuar ne bllokimin e kundershtareve.

D’AMBROSIO 6,5 – Kartoni i verdh e frenon ne fazen difensive, por eshte gjithmon ne pozicion. Me Candreven kuptohen mjaft mire, dhe ky i fundit i jep mundesi edhe perpara. Ne fund jep ate top perfekt per supergolin e Perisic.

SKRINIAR 6,5 – Duel muskujsh me Borriello, por edhe energjie me Paloschi. Fiton shume here duartrokitjet e publikut me nderhyrjet perfekte qe ben. Largon shume topa te rrezikshem nga zona zikalter dhe leshon nje predhe por supergolin ja ndalon traversa.

MIRANDA 6,5 – Nuk kalohet kur Spal kerkon te sherbej me topa te gjate Borriellon. I qete kur ka topin. Nje kunder nje eshte i pakalueshem.

DALBERT  6 – Luan me Perisic perpara, kroati e ndihmon edhe ne mbrojtje. Lazzari eshte i rrezikshem dhe e ve disa here ne veshtiresi.

BORJA VALERO 6,5 – Nje ndeshje normale e tij, eshte ne nivelin e duhur, kur ka kaos di ku ta dergoj topin duke qetesuar lojen.

GAGLIARDINI 6,5 – Futet ne fushe me frymen e duhur, dy here i afrohet golit. Fjalet e Spallettit duket se e karikuan. Nje ndeshje mjaft pozitve.

CANDREVA 6 – Peshon markimi i dyfishte me Mora, perpiqet te krosoje por nuk ja arrin te krijoj shume rrezikshmeri. Gomis i mohon te drejten e nje goli spektakolar.

JOAO MARIO 6 – Kur ka hapesire perpara, krijon gjithmon rrezikshmeri. Humbet ndonjehere kur duhet me shume inisiative. Di te luaj me topin dhe fiton penalltine e golit te avantazhit.66′ BROZOVIC 5,5 – Futet keq ne loje. Kerkon te hap disa topa te veshtire por nuk arrin te kap ritmin.

PERISIC 7 – I fresket nga rinovimi, Semplici e ka studiuar mire, dhe me Lazzari, Schiattarella e Salomon perpiqet te mbaj ne kafaz nje tiger. Ndihmon shume edhe ne mbrojtje. Per golin ne fund te lojes meriton nje medalje.

ICARDI 6 – Goli i peste ne kete kampionat. Pjesen tjeter te ndeshjes e ndjek pothuajse si spektator kjo per shkakun se shoket e sherbejne shume pak ose aspak.

 SPALLETTI 6,5 – Nje ndeshje e cila u ndoq ne kemb duke udhezuar vazhdimisht lojtaret. Inter nuk luan nje loje te bukur, por di te bej keq. Ka akoma shume pune per te bere.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.