Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,132 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat: Guarin dobet, mire mbrojtesit. Sulmi le per te deshiruar…

Notat: Guarin dobet, mire mbrojtesit. Sulmi le per te deshiruar…

| On 27, Mar 2014

6

Handanovic

Udinese e respekton si ish-lojtar te sajin dhe nuk e shqeteson shume. Ai kontrollon me rregull, por edhe me nje gabim qe fatmiresisht nuk krijon probleme.
6,5

Ranocchia

Mund ta quajme perseri nje titullar me te gjitha efektet. E disata paraqitje bindese, nuk humbet asnje kontrast, dhe fiton duelet ajrore.
6

Samuel

Rimerr vendin e tij ne qender te mbrojtjes dhe e drejton me eksperiencen e zakonshme. Sulmi friulan nuk e detyron te beje ndonje veprim te vecante, por personaliteti nuk mungon.
6,5

Juan Jesus

Kthehet me grinten e nje luani qe ka ndenjur e mbyllur per tre dite. Ben te duket fiziku dhe mban perqendrimin. I vlefshem edhe ne fazen sulmuese, edhe pse eshte pak robotik. Por duhet thene qe Muriel nuk e kalon asnjehere.
5,5

Jonathan

Jashte faze ne 45 minutat e para, kur dyfishimet e markatures te Udineses e vendosin ne veshtiresi. Rritet ne pjesen e dyte, paralelisht me skuadren, por ndeshja e tij perfundon para se te mundet te lere shenje.
5

Guarin

Vershellimat e zbehta qe shoqerojne zevendesimin e tij jane sinjali me domethenes. Mbremje e keqe per te, vrapon bosh, gabon shume dhe nuk ben asnjehere dicka qe bie ne sy. Donte te festonte rinovimin me nje gol, por nuk merr ne shtepi as mjaftueshmerine.
5,5

Cambiasso

Vuan te hyje ne ritmin e ndeshjes dhe mjaftohet me nje mesfushe te ulet, duke hequr dore nga daljet ne sulm. Ne fund mund te ishte deciziv, por portieri nuk ja jep mundesine. Paraqitje ne drite-hije.
6

Hernanes

Pjesa e pare mund te karakterizohet me “Dua por nuk mundem”, pjesa e dyte dukshem me mire. Problemet e para per Scuffet i jep ai me dy gjuajtje nga distanca. Pjesa me e madhe e aksioneve nisin prej kembeve te tij, por zgjat shume pak…
5,5

Nagatomo

Shume konfuz ne pjesen e pare, ku limitohet me veprime bazike dhe nuk krijon kurre superioritet. Gjen pak veten ne pjesen e dyte, por pa ndonje rezultat.
5,5

Palacio

Leviz shume, edhe larg portes, dhe kerkon hapesira. Por Guidolin e ka studiuar, dhe mbrojtja e tij i lejon shum pak. Nese kesaj i shtohet edhe nje mbremje jo brilante, rezultati dihet.
5

Icardi

Si Palacio, kontrollohet pa problem nga kundershtaret, qe e vuajne pak edhe ne lojen ajrore. Ne ndergjegje ka nje gabim nen porte.

Zevendesuesit

5,5

(55′) Alvarez

Me hyrjen e tij, Inter fillon te kercenoje mesfushen kundershtare. Por ben shume gabime, sidomos ne krosime pas disa veprimeve te bukura. Nuk ja del te jete deciziv sic duhej.
6

(72′) D’Ambrosio

Provon te shtyje me shume ne te djathte, por nuk ja del. Scuffet i mohon golin.
PV

(86′) Milito

Shume pak minuta per te gjykuar

Trajneri

5,5

Mazzarri

Guidolin i lexon mendimet dhe i rreshton te tijet ne menyre perfekte: dyfishime te vazhdueshme ne lojtaret e krahut. Badu ben presion mbi Hernanes dhe 10 lojtare mbrapa topit. Walter Mazzarri nuk ja del te gjeje ndonje zgjidhje dhe vetem futja e Alvarez shton pak paparashikueshmerine e lojes. Shume pak per te fituar perseri ne Meazza, qe tani po fillon te bezdiset.
© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.