Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,273 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat: Guarin provon gjithmone, Nagatomo flop…

Notat: Guarin provon gjithmone, Nagatomo flop…

| On 23, Mar 2014

6

Handanovic

Ne fillim kemi pare Handanovic te koheve te arta: dy nderhyrje te arta mbi Stendardo dhe pastaj Cigarini. Nuk mund te beje asgje tek goli i pare i Atalantes, ndersa tek goli i dyte, ndoshta mund te bente me mire…
6,5

Rolando

Me pak floke se zakonisht, por shume intensitet si gjithmone. Kontrollon pa asnje problem zonen e tij.
6,5

Ranocchia

Denis kercenon gjithmone, por ai e netraulizon pa ndonje problem te madh. Vazhdon gjendja shume e mire e mbrojtesit italian.
5

Campagnaro

Ne golin e pare te Atalantes ka nje pjese te mire te fajit, pasi ben te niset kundersulmi i Atalantes dhe pastaj nuk mbyll sic duhet. Edhe gjate ndeshjes tregon disa here nje pasiguri jo te zakonshme per te.
6,5

Jonathan

Ndoshta nuk eshte ai Jonathan i Verones, por gjithsesi ben shume gjate gjithe ndeshjes. Dhe mbi te gjitha mban mire Bonaventuren, dhe shpeton nje gol te sigurt ne vijen e portes.
6,5

Guarin

Niset me deshiren e zakonshme per te shkaterruar gjithcka qe i del perpara. Ne momentet e para eshte i vetmi qe impenjon Consiglin, pastaj alternon aksione te shkelqyera dhe disa veprime te gabuara. Jep asistin per Icardin, gabon nje rast ne menyre te pabesueshme dhe pastaj “thyen” traversen.
5,5

Cambiasso

Prove normale, pa ndonje rrezik, por edhe pa ndonje veprim qe bie ne sy. Ndonje shqetesim per nje duel me Carmonen, por e merr veten mire.
6,5

Hernanes

Ne bashkepunimin me Guarin krijon rastet e para te rrezikshme. Shume levizje dhe veprime interesante. Me futjen ne fushe te Alvarez, ze vendin e Cuchu dhe rrezikon edhe dy here porten.
6

D’Ambrosio

Vrapon shume, ndoshta ben ndonje gabim ne krosime, por eshte gjithmone prezent dhe luan mire. Deri ne momentin qe lodhja e mund.
5,5

Palacio

Prove pak me e varfer se zakonisht, por si e gjithe skuadra eshte pafat pas nje goditjeje fantastike me koke, qe perfundon ne shtylle.
6

Icardi

Ne fillim eshte ne veshtiresi, por me kalimin e kohes rritet, dhe arrin te shenoje nje gol mjaft te bukur. Kishte shume prane golin e 2-1, por Raimondi ja ka dale te shpetoje porten.

Zevendesuesit

5

(55′) Alvarez

Kthehet ne fushe dhe mundohet te luaje ashtu sic e kishte lene. Por nuk ja del, dhe nuk arrin ndonje rezultat te dukshem.
5

(71′) Nagatomo

Daljet e tij ne sulm perfundojne gjithmone me perplasjen ndaj murit te Atalantes. Ka fajin qe shkakton faullin qe sjell golin e dyte te Atalantes si dhe shperdoron shansin e fundit te ndeshjes.
PV

(82′) Kovacic

Shume pak minuta per te gjykuar

Trajneri

6

Mazzarri

Inter bie ne shpi per here te dyte, pas humbjes me Romen ne fazen e pare. Humbje qe vjen pas nje pjese te pare mesatare dhe nje pjese te dyte shume pozitive, ku nuk numerohen topat e humbur. Por loja e futbollit di te jete cinike dha ja papritur qe Bonaventura vjedh 3 piket…
© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.