Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

518 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Hakimi pa frena, Darmian nje gjeni! Por nje note skandaloze per Handanovic qe…

NOTAT – Hakimi pa frena, Darmian nje gjeni! Por nje note skandaloze per Handanovic qe…
Inter Club Staff

Interi ka arritur te fitoje me rezultatin 1-0 ndaj Verones nje ndeshje shume te komplikuar por qe u zhbllokua vetem ne 15 minutat e fundit.

Nderkohe, keto kane qene notat e djemve te Contes pas ndeshjes se sotme ku ka spikatur mbrojtja dhe Darmian dhe ka zhgenjyer shume Handanovic.

HANDANOVIC 5 – Ai eshte therritur ne detyre qe te zhbeje dy gabimet e tmerrshme ndaj Napolit dhe Spezias.

Tregohet i gatshem perballe Bessa ne te vetmin top te rrezikshem ne 45 minutat e para.

Por momenti persona negativ nuk mungoi: rrezikoi nje nga gafat me te pabesueshme por Abisso e ndihmon duke dhene faull per Interin per nje prekje te lehte te dores se tij nga Faraoni.

SKRINIAR 6 – Shume i mire ne cdo mbyllje prapa, shpesh here Lasagna e vuan shume por edhe Bessa dhe Lazovic nuk shohin drite prej tij. Ndihmon ne menyre te vazhdueshme Hakimin ne krah.

DE VRIJ 6,5 – Ai drejton me eksperience, mban me siguri metrat e mbrojtjes dhe jep edhe epersi per shoket kur del me top ne kembe.

Lasagna anullohet totalisht dhe ne cdo top ne ajer ai ka dale fitues me kundershtaret. Shume i kthjellet sot.

BASTONI 6,5 – E mbulon shume mire pjesen e tij te fushes dhe me kompetence te plote tenton edhe te jape disa pasime te gjata.

Gjendet ne momentin e duhur kur mbyll ndaj Salcedos nje top qe po shkonte ne menyre te rrezikshme dhe e nxjer me gjoks jashte vijes.

HAKIMI 7 – Ne periudhen e fundit i ka rritur xhirot e motorrit dhe kete gje e tregojne edhe assistet per shoket ndaj Cagliarit dhe Spezias, por sot ju afrua edhe golit.

Nderkohe, ishte pikerisht ai qe dha perseri nje assist te mrekullueshem edhe sot per Darmian qe ne menyre te bukur shenon duke i dhene tre piket Interit.

NGA MINUTA E 78 DANILO D’AMBROSIO – Pa vote.

BARELLA 5,5 – Ne lojen e dysheve ai therritet te luaje me Hakimin dhe te kete perballe Bessa. Ky i fundit shpesh here e ndalon.

Conte e shtyn gjate gjithe ndeshjes te futet me shume ne ndeshje, por duket sikur xhirot e tij jane me te ulta se kohe me pare.

Duket shume ne hije dhe me sa duket po e vuan shume lodhjen e sezonit. Duhet te shkundet pak ose te lihet nje ndeshje pushim, pse jo.

BROZOVIC 5,5 – Ilic eshte dizenjuar ne kete ndeshje per ti qendruar nga prapa ne cdo moment. Por ai sot nuk ishte gjithesesi ne nje dite te mire.

Humbet shume topa dhe ndonjehere pason edhe me kohe vonese. Duket konfuz dhe pak i kthjellet. Gjithesesi eshte nje nder te vetmit qe kerkon vertikalizim drejt Lukakut.

NGA MINUTA E 78 ROBERTO GAGLIARDINI – Pa vote.

ERIKSEN 6 – Barak i krijon shume probleme per shkak te fizikut, por nje si atij i kerkohet me se shumti te beje loje.

Me Brozovic te bllokuar, ai tenton te hape lojen. Gjithesesi, edhe pse nuk ben nje ndeshje te shkelqyer, punen e tij e ben mire.

NGA MINUTA E 65 STEFANO SENSI ME NOTEN 6,5 – Ka nje merite per rritjen e lojes se Interit ne minutat kur erdhi edhe goli.

Jep mbeshtetjen e tij edhe ne aksionin qe solli tre piket ne shtepi. Shume mire per aq minuta sa luajti.

PERISIC 5 – Nga anet e tij eshte ishi Faroni qe e shtyn shpesh here te vrapoje bosh. Nuk e gjen asnjehere krosin dhe gabon shume. Nje ndeshje jo per te kesaj radhe.

NGA MINUTA E 65 MATTEO DARMIAN ME NOTEN 7,5 – Ai arrin te behet me i rrezikshem se kroati vetem pak minuta pasi u fut ne fushen e lojes.

Ne menyre inteligjente dergoi Sensin te gjuaje nje top qe perfundoi lart.

Por momenti me i mir erdhi pak me vone kur pas nje assisti te mrekullueshem te Hakimit shenon nje gol qe u duk si nje loje femijesh por ishte nje nga golat me te rendesishem te sezonit zikalter.

LAUTARO 6 – Ai e nis menjehere me nje gol te gabuar a thua se po luante me shoket ne kalceto. Ben shume keq detyren dhe nuk e dergon ne rrjete ate gol.

Leviz me pas shpesh here dhe ne pjesen e dyte per pak sa nuk gjen edhe golin, por Silvestri shpeton porten. Mire, por jo shume mire.

NGA MINUTA E 71 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 6,5 – Conte e fut ne loje me deshiren per ti dhene gjalleri sulmit por ai nuk ja del. Gjithesesi ishte ai qe nisi aksionin e 1-0 te Darmian.

LUKAKU 6 – Eshte pika e referimit ne sulmin e Interit ku Lautaro shpesh here niset pak me prapa se ai.

Por dedikohet me se shumti me pune me shpine nga porta duke luftuar me agresivitetin e Magnanit per te leshuar shoket drejt portes.

TRANJER CONTE 7 – E ardhmja mund te prese: ne koken e tij ka vetem nje objektiv, Skudeto. Ashtu si e tha edhe ai vete ne konference.

Verona luan fiks si Interi, behet nje pasqyre ne rreshtim dhe mbyll hapsirat por ai nuk ben drama, kthen skuadren prapa dhe tenton te godase ne kundersulm, ashtu si edhe ndodhi.

Me futjen e Darmian fiton ne radhe te pare ai qe besoi te blerja e tij por qe besoj edhe sot ne futjen e tij ne fushen e lojes. Skudeto eshte me afer se kurre.

HELLAS VERONA: Silvestri 6,5; Ceccherini 6 (dal 45′ Gunter 6), Magnani 6,5 (dal 45′ Dawidowicz 5,5), Dimarco 6 (dal 72′ Udogie 5); Faraoni 6,5, Tameze 5 (dal 65′ Salcedo 5,5), Ilic 5,5, Lazovic 6; Barak 5,5, Bessa 6 (dal 77′ Colley sv); Lasagna 6,5. All. Juric 6,5.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.