Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

205 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Handanovic dhe Icardi firmosin per tre piket e para te Interit. Mire edhe Joao Mario. Zevendesimet…

NOTAT – Handanovic dhe Icardi firmosin per tre piket e para te Interit. Mire edhe Joao Mario. Zevendesimet…
Bujar Berishaj

HANDANOVIC 7 – I vemendshem ne gjuajtjen e Verre nga distanca, reaktiv tek Memushaj, gjigand ne kundersulmin e Verre duke evituar golin e dyte. Nese Interi nuk humb (dhe ne fund fiton) eshte mbi te gjitha sepse tek krosimi i Pepe, slloveni ve majet e gishtrinjeve.

D’AMBROSIO 5 – Ndeshje jo e mire, vuan nga Verre dhe ben nje gabim te rende te goli i Bahebeck duke e harruar ate. Gabim qe Interi e paguan me gol kur ishte ne nje moment te mire.

MIRANDA 6,5 – Ben punen e tij duke mbajtur mire pozicionin dhe duke kundershtuar shpejtesine e sulmuesve. Eviton nje gjuajtje te Benalit dhe qendron i forte kur skuadra ishte e gjitha para.

MURILLO 5,5 – Caprari e driblon para se te sherbej nje asist pothuajse fitues per Verre. Vuan edhe nga Bahebeck para se Handanovic te impenjohet. Shpesh ben nderhyrje te vonuara dhe nuk eshte shume i sakte. Jo mire.

SANTON 6 – I perqendruar ne mbrojtje, edhe pse Caprari eshte i rrezikshem dhe Zampano duket si Cafu. Ndonje dalje e mire, por mungese personaliteti atehere kur duhet.

MEDEL 6 – Ne 45 minutat e para eshte nje gjigand, mban i vetem ekuilibrin e mesfushes dhe ndonjehere edhe nis lojen brenda limiteve te tij. Ne pjesen e dyte jo aq mire dhe ndonjehere humb hapin ne kundersulmet e kundershtarit.

JOAO MARIO 6,5 – Eshte pozitive ndeshja e tij e pare. Mbush hapesire dhe luan mire, me nje prekje te mire topi. Eshte loja e pare por tregon menjehere qe eshte esencial per kete Inter. Rritet me kalimin e kohes, do te thote qe eshte mire.

CANDREVA 6 – Nje ndeshje me ulje dhe ngritje, ndonjehere ben ndonje gabim te tepert por ndonjehere edhe ben mire para. Bizzarri i mohon golin ne minuten e 35.

BANEGA 6,5 – Se bashku me Joao Marion eshte i vetmi qe pranon topin per te levizur pastaj te njejtin ritem. Duket pak, por ben diferencen. Luan shume topa, disa edhe i humb, por eshte nje pike referimi e vazhdueshme. Bizzarri i mohon dy here golin, milimetrik assisti per Icardin.

PERISIC 5,5 – Ne minutat e pare jo keq, edhe aksi me Santon funksionon. Por me kalimin e kohes Zampano e anulon edhe fal punes se Cristantes. Ne nje pike te caktuar nuk shihet me dhe De Boer duhet ta zevendesoj.

ICARDI 8 – Ja ku eshte. Prek si gjithmone pak topa, por i transformon ne gola. Dy golat jane manuali i nje bomberi te zones. Tek rezultati 0-0 shkoi shume afer golit. Keto 3 pike jane te firmosura nga ai.

PALACIO 5,5 – Freskia e tij ndihmon ne te djathte. Heq dore nga nje rast per shkak te altruizmit dhe huq nje gol.

EDER 6 -Ben trekuartistin prapa Icardit dhe futet ne disa situata te rrezikshme nga anet e Bizzarrit. Nuk ka kohe per te ndikuar por eshte i rendesishem.

JOVETIC 5,5 – De Boer harron obligimin e blerjes dhe ben nje levizje all in. Malazezi vepron larg portes dhe synon te mbaj shume topin, duke mos lehtesuar levizjen.

DE BOER 6,5 – Nese lojtaret krijojne por nuk shenojne nuk mund te jete faji i tij. Por nese gabon shume ne Serie A ndeshkohesh. Ne nje krize nervash, vendos te freskoj repartin e sulmit dhe del fitues. Interi tregon disa hapa pare ne loje, nje sinjal i mire, me ne fund. Pervec rezultatit, qe ka rendesi akoma me te madhe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.