Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

4,738 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat – Handanovic e Miranda me te miret, deri diku eshte edhe Santon. Brozovic prish gjithcka…

Notat  – Handanovic e Miranda me te miret, deri diku eshte edhe Santon. Brozovic prish gjithcka…
  • On 20/10/2016, 21:23

HANDANOVIC 7 – Pret gjithcka. Shpeton rastin e Rodriguez ne pjesen e pare. Ndersa ne fund pret dy topa qe do ishin gola te sigurt. Eshte Handa njeriu i ndeshjes.

NAGATOMO 6 – Ne futbollin anglez shpejtesia eshte nje faktor i rendesishem dhe ai ka detyra te vecanta. Ka merit ne shpetimin e portes dy here, ne finalen e ndeshjes. Vuan disi fizikishte pasi kundershtaret luajn shume nga krahet. Nga 90′ D’Ambrosio pa note.

MIRANDA 6,5 – Fillon jo shume i sigurt duke i lejuar Long nje rast ne zone. Qe nga ai moment mer kontrollin e situates dhe eshte pika e referimit perpara Handanovic. Deciziv ne gjithe ndeshjen.

MURILLO 6 – Nje hap i vogel perpara ne krahasim me ndeshjet e tjera, kjo edhe pse Southampton luan loje fizike. Nuk e humbet vizionin e lojes, edhe pse ben nja dy dalje jo shume te sigurta. Ne fund zoteron lojen ne ajer.

SANTON 6,5 – Nga zikaltrit eshte lojtari qe njeh me mire futbollin anglez dhe di sesi ta interpretoje ndeshjen. Sulmon dhe shfrytezon mundesite qe i krijohen, edhe assisti i golit nuk ishte rastesor. Problemi i tij eshte mbrojtja pasi kishte per ball Tadic, gjithsesi ja del mire dhe ben nje ndeshje pozitive.

GNOUKOURI 5 – As mish e as peshk. Luan ne nje pozicion qe nuk e gjen, luan disa topa vertikal dhe eviton kontaktin fizik. Pjesa e dyte pak me e mire, por asgje konkrete.

MEDEL 6 – Lufton per topin, nuk e braktis pozicionin e tij dhe mban ekuilibrin. Shume mire ne fazen mbrojtese.

CANDREVA 6,5 – Lufton per te gjetur hapsira, por mbrojtja e Southampton ishte e vendosur mire. Ka merite ne levizjen e Santon duke krijuar hapsiren e duhur per te mar ate top te cilin e gjuan ne menyre perfekte.  Nga 81′ Ansaldi, pa note.

BROZOVIC 5,5 – Shihet qe ka deshire per te dhen kontributin e tij, gabon shume pasa por i jep nje dore edhe Santon ne fazen mbrojtese. Ne fund prish gjithcka me kartonin e kuq.

EDER 5,5 – Kerkon porten disa here dhe lufton per topin, jo ndonje rrezikshmeri te madhe pasi nuk rrezikoj pothuajse asgje. Provon nga jasht zone por pa sukses. 86′ Perisic, Pa note.

ICARDI 5,5 – Eshte gati e pamundur te gjesh hapsire ndermjet Youshida e Van Dijk, sidomos kur shoket e skuadres te servirin shume pak. Ne fakt ne pjesen e pare eshte nje fantazem. Ne te dyten ngrihet disi duke ndihmuar skuadren dhe ne mbrojtje, duke fituar edhe duartrokitjet e Curva Nord.

 DE BOER 6 – Nuk eshte nje Inter solid, ne te gjitha kuptimet. Ne pjesen e pare ishte pothuajse cdo gje e shkaterruar, loje e lehte dhe pa presing. Southampton ben cfare te doje ne pjesen e pare te lojes. Ne fund fiton 3 piket e arta, qe jan gjeja me e rendesishme, duhet akoma shume pune.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.