Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,700 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat – Handanovic goleador, Guarin diesel. Cambiasso i ndeshjeve te medha.

Notat – Handanovic goleador, Guarin diesel. Cambiasso i ndeshjeve te medha.
Ardis
  • On 14/09/2013, 23:06

Handanovic 7 – Nje administrim normal gjate gjithe ndeshjes, vetem Pogba e ngacmon. Ne te majten e Vidal duhet te reagonte, por nderhyrja ndaj goditjes me koke te kilenit ishte e menjehershme, sic thone ata, vetem nje gol i pesuar. GOLEADOR.

Campagnaro 6 – I gatshem dhe duhet te shpetoje porten nga rreziku Vucinic ne surprize, i vetem perballe Handanovic. Orsato i tregon te verdhen ne faullin e pare por ai eshte akoma me i vendosur dhe vazhdon te beje nderhyrje te sakta.

Ranocchia 6 – Sonte, ai ju dedikua plotesisht mbulimit te kundershtareve. Topat e larte jane te gjitha te tijet, i sigurte edhe ne 1 kunder 1.

Juan Jesus 6,5 – Tevez eshte nje kocke e forte, por nje pjese e mire te duele i fiton braziliani, perhere i vemendshem dhe aspak i trembur.

Guarin 6 – Pjesa e pare shume i fjetur, thuajse i padisponueshem. Luan vetem me topin dhe nuk siguron suport ndaj sulmit, duke i abandonuar ne fatin e tyre. Me mire ne pjesen e dyte, kur arrin te vrapoje me shpejt dhe shkon drejt kundershtarit. Si zakonishte DIESEL, me pak fjale.

Cambiasso 7 – Disiplina taktike e Interit, qe mbron dhe kundersulmon, eshte ne harmoni perfekte me ritmet e tij jo shpesh here ne keto nivele. Ne kete situate del ne pah personaliteti ne sherbim te shokeve, per me teper vizioni i tij per lojen. Eshte Cuchu i sfidave te medhaja.

Taider 6 – Debutimi me bluzen e Interit nga minuta e pare beri buje. Franko-algjeriani e perballon me lehtesi. Ndeshje e sigurte dhe taktikisht i nevojshem (Nga minuta 68 – Icardi 6,5 – Topin e pare qe prek e con mbrapa shpatullave te Buffon. Vrasesi i Juventusit kthehet per te goditur serish, hera pare me bluzen e Interit).

Nagatomo 6 – Mbas dy ndeshjeve te para provon te ndeshkoje edhe ne treten, por Buffon nuk e lejon. Shume kilometra te pershkruara, dhe vuan shume pak nga Lichtsteiner. Me pak i spikatur ne gjysmen e dyte kur futet ne loje Isla.

Alvarez 6,5 – Kur shikon topin ne kembet e tij eshte nje panorame e bukur. Eshte i kudondodhur ne fazen sulmuese dhe ndihmon shoket, pastaj i vjedh topin Chiellinit me grinten e nje mediano dhe i jep topin Icardit per gol. (Nga minuta 81 – Kovacic Pa Vote – Disa aksione te pershpejtuara per te dhene te kuptosh se eshte edhe ai ne fushe)

Palacio 6,5 – Nje Maestro i lojes pa top. Garanton hapesira dhe rrezikshmeri kundrejt 3 qendermbrojtesve juventine, i vetmi qe krijon superioritet numerik per skuadren e tij. Eshte gjynah qe e gjithe ajo pune i hoqi mundesine te shenonte perpara portes.

Mazzarri 6,5 – Luan shah me Conten ne pjesen e pare, duke i lene menjane nderin dhe barren e mbajtjes se topit duke i besuar kundersulmeve te Alvarez dhe Palacios. Pothuajse nje disipline e tera defensive ne pjesen e pare, por ne te dyten kthehet ne presion sulmues te mire. Pasta pika e kthimit: nxjerr jashte nje mesfushor dhe fut nje sulmues, sic beri kunder Genoas. Vetem nje hutim nga korsia e djathte i mohon gezimin e fitores.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags