Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,662 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT: Hapesire per kete Kovacic. Vidic ishte perfekt: mekat. Guaro jo mire…

Bujar Berishaj

Handanovic 6: Udinese e sheh vetem ne tunel para ndeshjes. Pastaj, kur pritet t’i shoh akoma me pak, i sheh bardhezinjte te dalin kudo. Por sonte eshte ne rregull.

D’Ambrosio 5: Nga krahu i tij, ne fund, vallezohet shume. Problemi i krosimeve te gabuara po behet kronik.

Vidic 6: Nje mekat zgjedhja per te mos nderhyre tek topi ne rastin e golit te 1-1. Pjesa tjeter ishte perfekte.

Felipe 6,5: Paraqitje e mire perballe ish-punlikut te tij. Eshte blere per te mbuluar vrimat, po e ben.

Santon 6: Kthehet ne fushe pas nje pushimi dhe jep nje paraqitje te mire. Sido qe te jete solide.

Guarin 5,5: Paraqitje poshte pritshmerive per kolumbianin. Zbret ne fushe si kapiten por ben vetem disa gjuajtje nga distanaca, kombinon pak.

Medel 6: Nje pjese e pare ku ai dominon, pastaj ne pjesen e dyte merr pjese gjithmone ne pergjithesi, le kundershtaret te ikin per te mos marr nje karton te verdhe qe ne fund e merr sido qe te jete.

Kovacic 6,5: Ndeshje burrerore per kroatin e ri. Ne pjesen e pare mendon te mos gaboj, ne pjesen e dyte eshte me mire. Fillimisht fiton nje penallti, pastaj disa centimetra ia mohojne golin, ve Palacion para porte pasi i vjedh nje top Kones.

Hernanes 6,5: Nese luan 90 minuta si 45 te para do te ishte i mrekullueshem. Perkundrazi eshte njerzor dhe keshtu bie ne pjesen e dyte. Konfirmohet si njeri nga lojtaret me ne forme.

Palacio 6,5: Vrapon, vrapon dhe vetem vrapon, vihet ne sherbim te shokeve, i jep nje top Hernanesit qe vetem duhet ta shtyj ne rrjete, pastaj perpak sa nuk shenon me take. Nje ndeshje e zakonshme dhe me kualitet, pak pasaktesi edhe e ka.

Icardi 6: E arrin Tevezin ne listen e golashenuesve ne nje mbremje ku merr pjese me pak se zakonisht. Penalltine e shnderron ne gol me klas.

Podolski 7: 46 sekona pasi futet shenon menjehere, pastaj i afrohet edhe dopietes. Nje gol qe nuk paguan zhgenjimet por mund te jete vendimtar.

Gnoukouri: pa note.

Mancini 6,5: Skuadra luan mire deri ne tek blackouti absurd tek 11 vs. 9. Por shihet qe Interi luan futboll. Me ne fund.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.