Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,172 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT: Hernanes show. Palacio? OK per penalltine por pjesa tjeter eshte e erret. Kovacic me 2 fytyra…

NOTAT: Hernanes show. Palacio? OK per penalltine por pjesa tjeter eshte e erret. Kovacic me 2 fytyra…
Bujar Berishaj

Handanovic 6,5 – Pas perjashtimit te Lealit pritej nje pasdite prej nje spektatori qe nuk paguan. Por ne asnje menyre: duhet te pres me shume se nje goditje.

Campagnaro 6 – Nje debutim sezoni pa shume brohorima dhe pozitiv ne pergjithesi.

Ranocchia 6,5 –  Mire kur Cesena perpiqet te manovroj, me pak i mire ne topat ne ajer, te cilet kane qene kryesisht bardhezi.

Juan Jesus 6,5 – E kupton menjehere se do te jete nje lufte dhe e kupton akoma me mire pas ndeshkimit, kur Manuzzi behet nje i cmendur. Gjendje ideale per dike si ai.

Obi 5,5 – E nis mire, dhe eshte shpesh i kerkuar nga shoket e tij. Por shume shpejt fakit i kerkimit te kembes se tij te preferuar e bene ate me te parashikueshem. Dhe nga ky moment eshte ne telashe te medha.

Hernanes 7,5 – Dizejnon futbollin. Krijon aksionin e penalltise dhe provon me gjuajtje. Djathtas, majtas, anash, me potence. Tregon te gjithe repertorin dhe eshte e bukur ta shohesh.

Medel 6 – Ka pak per te kafshuar sepse Cesena luan ne krah dhe mete topa te gjate. Kjo eshte arsyeja pse shihet pak edhe pse ne rinisje pason menjehere per Kovacic dhe Hernanes.

Kovacic 6 – Do te ishte nje paraqitje e mjaftueshme por jane me te vertete shume, shume gabimet ne pasimin e fundit. Perndryshe Cesenas i jep dhimbje dhe lot.

Dodo 5 – Sa shume diagonale te gabuara ne nje ndeshje. Lojtari qe ka per te markuar eshte nje rrezik konstant ne zonen e Interit. Edhe perpara ka pak krosime.

Palacio 5 – Fiton nje penallti e cila ka qene gjeja e vetme pozitive ne kete ndeshje, nje nga ndeshjet e tij me te dobeta ne karrieren zikalter. Kur ka topin ne kembe nuk ka kurre zgjidhjen e duhur.

Icardi 6 – Pa penalltine (dhe ne Interin e sezonit te kaluar nuk ka qene kaq i dukshem), humb disa gola te lehte.

Mbaye 6 – Fillon te humb besim ne krah.

Mazzarri 5,5 – Ok per fitoren por eshte e paimagjinueshme te vuash keshtu kunder nje Cesena me 10 lojtar. Skuader qe sulmon ne menyre konfuze dhe qe vuan tmerresisht ne cdo top.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.