
NOTAT: Icardi heroik, Perisic dhe Brozovic luftetar te vertete. Orsato dhe Spalletti…
Notat e ndeshjes Inter-Juventus.
HANDANOVIC 5,5: Ndeshje ne te cilen mund te bente me shume, minutat e fundit dramatik jane te nje portieri qe nuk jemi mesuar ta shohim.
CANCELO 6: Ne pjesen e pare kishte disa veshtiresi, pastaj ne pjesen e dyte cmendet fare ashtu si i gjithe Interi. I bukur assisti per Icardin.
SKRINIAR 6,5: Shume i pafat tek episodi i golit te Cuadrado, per pjesen tjeter eshte nje gjigand.
MIRANDA 6,5: Ndeshje e madhe, monumentale. I mban te gjithe sulmuesit kundershtare.
D’AMBROSIO 6,5: Se bashku me Perisic i jep jete krahut te majte qe shtyn shume deri sa nuk ndjen me kembet.
VECINO 4: E papranueshme. Nje nderhyrje e tille, pas pak minutash, nuk eshte edhe shume e pranueshme edhe pse perjashtimi eshte i ekzagjeruar.
BROZOVIC 7: Paraqitje e madhe, luan me zemer dhe koke. Dominon ne mes te fushes edhe kur veshtiresite jane shume te medha.
CANDREVA 6,5: Rritet me kalimin e ndeshjes, si e gjithe skuadra. Vrapon deri ne piken e fundit te djerses.
RAFINHA 6,5: Kur vjen momenti i veshtire, lojtaret e medhenje fillojne te luajne. Dhe ai ben pikerisht keshtu me nje pjese te dyte te madhe.
PERISIC 7: Asfalton keq Cuadradon ne krahun e tij. Kolumbiani nuk e sheh kurre. Goli i 2-1 eshte nje pasqyre.
ICARDI 7:Lufton me te gjitha armet qe ka, shenon nje gol te bukur me koke dhe nuk heq dore nga asnje top.
SANTON 4: Futet dhe eshte nje fatkeqesi. E humb Cuadradon te goli i barazimit dhe leshon Higuain te 2-3.
Borja Valero dhe Karamoh pa note.
SPALLETTI 4: Kete here gabimi eshte me te vertete shume i madh. Nderrimi i Icardi me Santon ben qe shume lojtare te nderrojne rol, pak minuta nga fundi. Dhe Santon ben nje katastrofe, duke konfirmuar gabimin e tij. Nje mekat, sepse skuadra kishte dominuar pavaresisht nje “arbitri” si Orsato.