Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

888 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT: Icardi keq, Cancelo ne nje mbremje negative. Rafinha, cfare lojtari! Eder eshte…

NOTAT: Icardi keq, Cancelo ne nje mbremje negative. Rafinha, cfare lojtari! Eder eshte…
Bujar Berishaj

Inter-Sassuolo perfundon 1-2.

Nje mbremje qe duhej te shkonte ndryshe merr nje kahje krejtesisht tjeter dhe i ben minimale shpresat per Champions League. Keto jane notat e lojtareve.

HANDANOVIC 5,5: Befasohet, se bashku me te gjithe barrieren, te gjuajta e Politanos. Gjuajtja e Berardit e befason gjithashtu. Ka pasur mbremje me mira.

CANCELO 4,5: Ndeshje e keqe e mbrojtesit portugez, qe nuk driblon Rogerion, as edhe nje here dhe gabon gati te gjitha krosimet qe tenton. Por ne fund e vuan rezultatin, verehet kur e sheh ne fushe te deshperuar.

SKRINIAR 6: Me pak reaktiv se zakonisht por ne pjesen e dyte e shohim ate Skriniarin qe jemi mesuar ta shohim. Intervenimet jane pasqyra.

RANOCCHIA 6: Largohet mes duartrokitjeve te San Siros, nje tjeter ndeshje e matur dhe serioze. Kryen mire detyren e tij.

D’AMBROSIO 5,5: Provon te shtyj ne vazhdimesi por nuk eshte i sakte. Krosimet e tij kane vetem nje shenjester: Acerbin.

VECINO 5: Jo mire, motori nuk ben rrotullimet e duhura. Nuk ka ato futjeter ne zone dhe kur e ben takohet ne murin e Sassuolos.

BROZOVIC 5,5: Eshte prezent ne te gjitha zonat e fushes, per kete duhet duartrokitur. Por sonte saktesia nuk eshte prej me te mirave. Gabon shume.

CANDREVA 5: Asgje, nuk eshte ne sezon. Ka rastin e pikes se ktheses kur futet ne zone por nuk di cfare te bej. Nje pasqyre e sezonit.

RAFINHA 7,5: Ne pjesen e dyte eshte i vetmi qe ben dicka. E merr Interin per dore dhe provon gjithcka, te mundshmen dhe te pamundshmen, per te hapur ndeshjen. Provon, shenon dhe nxit shoket, por nuk mjafton. Eshte i fundit qe dorezohet, sa e dhimbshme kur e sheh te shtrire ne fushe.

PERISIC 5,5: Disa krosime ne zone, sikur te ishte nje i sakte. Kundershtarin e driblon shume rralle, provon te bej dicka por nuk arrin.

ICARDI 4: Ndeshje shume e keqe. Ka tre raste per gol, nga ato qe i shenon me sy te mbyllur. Duket sikur perjeton ndeshjen me Milanin: gabon raste te pamundura per t’u gabuar.

EDER 5: Ka nje rast te pabesueshem per t’i dhene tifozeve shpresen e permbysjes por i duhet nje kohe e tere per te gjuajtur. Futet ne ndeshje por nuk vendos kurre.

KARAMOH 5,5: Edhe ai perplaset ne murin Rogerio. Provon me shume se Cancelo por nuk arrin te kombinoj dicka.

BORJA VALERO: pa note.

SPALLETTI 5: Qe prej momentin qe skuadra futet ne fushe kuptohet qe dicka nuk shkon sic duhet. Provon te ndryshoj ndeshjen duke kaluar ne mbrojtjen me tre por eshte nje tentative e deshperuar. Nuk ja arrin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.