
NOTAT: Icardi show, D’Ambrosio anulon Insignen. Jovetic i cmueshem, mos e prekni Brozon
Interi fiton edhe me Napolin dhe vazhdon te besoj te vendi i trete qe dergon ne Champions duke u munduar te ve Romen nen presion. Icardi dhe Brozovic jane ata qe gjunjezojne Napolin ne Giuseppe Meazza.
Handanovic 6: Pritej nje mbremje me shume pune por shoket vendosin t’i japin pushim. E shqetesojne vetem Allan e Hamsik.
D’Ambrosio 7,5: Cfare ndeshje! Pikerisht kunder Napolit zhvillon ndeshjen me te mire te sezonit, anulon fillimisht Insignen dhe pastaj edhe Mertensin.
Miranda 7: Dopiete. Fillimisht deklarata qe tregon dashurine ndaj Interit dhe pastaj ndeshje perfekte. Gabbiadini ishte i pranishem ne Meazza?
Murillo 7: I udhehequr nga Miranda, rekuperon, mbyll dhe ben nderhyrjet e tij te famshme. Ndeshje prej nje luftetari.
Nagatomo 6: Zhvillon nje ndeshje te mire, eshte i pranishem edhe ne sulm. Callejon nuk verehet shume.
Brozovic 7: “Mund te behet nje nga mesfushoret me te forte ne Evrope”. Gjithmone e nenvlersuar kjo fjali e Mancinit. Puna pa top eshte akoma me e rendesishme sesa ajo me top, qe megjithate eshte e shkelqyer.
Medel 6,5: Jep nje top shume te mire per Icardin te cilin argjentinasi e shnderron ne gol. Ne fushe le gjithcka qe ka dhe Jorginho e vuan shume.
Kondogbia 6,5: Si rritet francezi! Luan mire dhe vitin tjeter do te jete blerje e shkelqyer.
Jovetic 7: I cmueshem, asnjehere banal. Ndricon me veprimet e tij dhe krijon golin e 2-0. Eshte ngritur, por tani nuk ec, vrapon!
Icardi 8: I mrekullueshem. Paraqitje monumentale, jo vetem si bomber i zones. Shenon, ndihmon shoket, rekuperon. Nga 51 golat qe ka, 7 i ka shenuar ne 10 gjuajtjet e fundit. Monstruoz.
Perisic 7: Eshte nje kokedhimbje per Hysajn. Eshte thelbesor ne kete skuader, ja lojtari qe Mancini e deshironte me cdo kusht.
Biabiany 6,5: Futet me shpirtin e duhur dhe ben nje pune te mire.
Melo dhe Palacio pa note.
Mancini 7,5: Ndeshje perfekte. Inter luan shume mire. Nuk vuan shume dhe eshte i vendosur shume mire ne fushe. Te gjithe ndihmojne njeri-tjetrin, hapesirat mbyllen dhe Sarri eshte i dominuar.