
Notat: Inter, apati shqetesuese. Ranocchia i carmatosur dhe Nagatomo nuk duket. Merkato nevojitet urgjentisht…
Handanovic 6,5: I pambeshtetur ne disa raste, por deciziv ne daljet ndaj Candreves dhe i paraprin rrezikut Klose. Po kthehet ne nivelet e tij.
Rolando 6: Ne qender te mbrojtjes eshte shume mire. Nuk ka kembet per te hapur lojen qe do Mazzarri, por eshte i rregullt ne mbyllje.
Ranocchia 4: Luan mbi veze. Fillimi i shkelqyer i kampionatit eshte vetem nje kujtim i vjeter. Cuditerisht i vonuar ne mbylljen ndaj Kloses. Merkato duhet te flase edhe per kete repart.
Juan 6,5: Gjate gjithe ndeshjes eshte mankthi i vertete per Candreven. I rregullt ne te gjitha mbylljet, ne krahasim me here te tjera, nuk humbet ne pakujdesi taktike.
Nagatomo 5: Pjesa e pare per ke e ka pare; japonezi shkone ne fundore per here te pare ne minuten e 37. Pjesa e dyte nuk eshte me mire. Shume pak progresiv ne fazen ofenzive dhe shume i brishte ne mbrojtje. Para se te sherbeje asistin per Klosen, Candreva e kalon me lehtesi.
Jonathan 5,5: Vuan Lulicin per te gjithe pjesen e pare. Braziliani nuk eshte ne naten e tij dhe duket. Ne pjesen e dyte mundohet te futet ne loje me i vendosur. Mundohet, por nuk ia del.
Cambiasso 5: Duket cudi ta shohesh te mos menaxhoje lojen. Nuk organizon dot mesfushen dhe humbet nje seri topash. Ne veshtiresi.
Alvarez 5,5: Ne fillim mesfushor i brendshem, me pas sulmues i dyte dhe perseri mesfushor i brendshem. Mazzarri kontribuon ne implementimin e ideve dhe ai e ka te vezhtire tia dale.
Guarin 6: Me mire pas shpines se Palacios se sa si mesfushor. Ne pjesen e pare eshte i vetem qe ben nje fare presingu ndaj skuadres kundershtare. Sigurisht shume pak, por ne erresiren e kesaj gare eshte ai i cili tenton te ndeze driten.
Kuzmanovic 5,5: Serbi luan mire ne fazen e mbylljes dhe e ndihmon shume fiziku. Nuk eshte nje vetetime dhe kjo dihej, nuk eshte lojtari qe i dhuron freski lojes. Duhet te hedhur ne fushe kur rezultati eshte i siguruar.
Kovacic 5: Futet per te bere me mire se Kuzmanovic dhe ia del te beje me keq. Luan me topin ne kembe dhe nuk ndryshon lojen sic beri ne derby.
Palacio 5: Versioni futbollistik i Cast Away. I izoluar, kerkon hapesira midis bluzave bardhekalter, por nuk i gjen kurre. Kesaj radhe nuk ia del dot me goditjet helmuese.
Zanetti: P.V.
Milito: P.V.
Mazzarri 5: Hedh ne fushe nje skuader te brishte. Interi nuk vertikalozon asnjeher dhe ai guxon pak, shume pak.