Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,008 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT: Inter-Benevento, Ranocchia me i miri ne fushe, Karamoh ndez Interin. Keq…

NOTAT: Inter-Benevento, Ranocchia me i miri ne fushe, Karamoh ndez Interin. Keq…
Inter Club Staff

Interi fiton me shume mund ndaj Beneventos, por kjo fitore do te thote frymemarrje ne prag te ndeshjes shume te rendesishme ndaj Milanit qe do te luhet te dielen qe vjen.

Keto kane qene notat e zikalterve sot:

HANDANOVIC 6 – Pret nje gjuajtje qendrore te Codas, por nuk kishte shume pune sot.

Respinge un tiro di Coda, per il resto normale amministrazione

CANCELO 6,5 – Pas nje pjese te pare ashtu-keshtu, zgjohet ne te dyten. Ka nje te djathte te hidhur dhe shume teknike. Mbase ndonjehere e tepron me driblime qe nuk bejne shume pune. Ishte i tiji assisti i golit te Ranocchias.

SKRINIAR 6,5 – Pjese e pare qe dukej e ndryshme nga te tjerat per sllovakun qe u duk me pak i sigurt se ndeshjet e tjera por ne pjesen e dyte u rikthye ne ‘murin’ qe te gjithe njohim dhe arriti edhe te zhbllokoje rezultatin me ate gol me koke.

RANOCCHIA 8 – Eshte ai me i miri ne fushe pas nje pjese te pare jo shume te mire (jo vetem e tija, por e gjithe skuadra). I perpikte, preciz, i vendosur. Dukej sikur kishte veshur mantelin e Ranocchias se pare tek Interi. Shenon nje gol te bukur me koke qe mbyll ndeshjen dhe ben Interin te mos vuaje ne minutat finale.

D’AMBROSIO 4,5 – Nje lemsh. Gabon cdo gje: qe tek pasimet e deri tek krosimet, madje edhe ato me te thjeshtat. Brignola e ben qe te trulloset gjate gjithe ndeshjes. Nje nder me te dobetit ne fushe.

VECINO 5 – Ashtu si D’Ambrosio gabon pasime elementare, topa te gjate te pasakte, pothuajse gabon gjithcka ne pjesen e pare. Me mire ne pjesen e dyte, por ai lojtari i fillimit te sezonit duket se eshte nje mirazh i larget.

GAGLIARDINI 4,5 – I avashte. Shume. Kur ka topin ne kembe tifozet fillojne te kene djerse te ftohta. Edhe ai si Vecino gabon pothuajse cdo gje. Shume i pasakte.

RAFINHA 5 – Spalletti e hedh ne fushe nga minuta e pare por braziliani nuk ka ritmin e ndeshjes dhe duket. De Zerbi i ve nga pas Sandron dhe pothuajse e anullon gjate gjithe pjeses se pare. Per tu pare ne ndeshjet e tjera.

CANDREVA 5 – Ne pjesen e pare gabon edhe te pamunduren, krosa jashte fushe, ben shume faulle. San Siro nuk i fal asgje dhe ai duket sikur e ndjen shume kete gje. Ne pjesen e dyte, qe prej ndryshimit te rolit ku luajti si trekuartist, paraqitja e tij u permiresua pak.

PERISIC 4,5 – Vrapon por shpesh here kot. Ne pjesen e pare eshte nje fantazem, duket nje kushuri i larget i Perisicit te admiruar aq shume me ate 3 dhjetor ne ate Inter-Chievo 5-0.

EDER 5 – Lihet i vetem kunder 4 lojtareve te Beneventos, perplaset ne sulm dhe shoket e skuadres e kerkojne pak. Permiresohet kur ne pjesen e dyte futet Karamoh. Peson nje nderhyrje te rende nga Viola qe i kushton lojtarit te Beneventon edhe kartonin e dyte te verdhe.

KARAMOH 6,5 – Eshte ai beniamini i ri i tifozeve zikalter. Kur ngihet nga pankina dhe nis nxemjen, nisin edhe brohorimat e San Siros. Ai, pavarsisht moshes se re, hyn dhe mer perdore skuadren. Ishte ai qe fitoi goditjen e kendit nga ku erdhi goli i Skriniar. Tifozet e duan gjithmone ne fushe dhe eshte e pamundur te mos i japesh te drejte.

BROZOVIC – pa note.

SPALLETTI 6 – Per tu rikthyer se mare fryme lirisht, ai ka nevoje per dy goditje me koke nga dy qendermbrojtesat e tij. Shume lojtare te perzgjedhur nga ai vazhdojne ta tradhetojne ne fushe. Por kesaj radhe zevendesimet ishin te goditura. Gjithesesi stuhia nuk ka mbaruar ende, te pakten skuadra nuk te jep siguri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.