Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,633 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – INTER I CMENDUR! Vecino, gol me vlere te madhe. Brozo eshte epik, Spalletti…

NOTAT – INTER I CMENDUR! Vecino, gol me vlere te madhe. Brozo eshte epik, Spalletti…
Bujar Berishaj

Fitore, tre pike dhe eshte Champions. Spalletti dhe djemte e tij heshtin Olimpicon dhe arrijne te dergojne Interin ne Champions. Keto jane notat e Lazio 2-3 Inter:

HANDANOVIC 6 – E pamundshme te bej dicka te devijimi i Perisic, por eshte e pamundshme te bej dicka edhe te Felipe Anderson. Shtylla e shpeton te Milinkovic-Savic. Pjesa e dyte per dallim nga e para eshte me e qete.

CANCELO 6 – Driblohet pak lehte nga Lulic dhe ne pergjithesi paraqitja ne mbrojtje nuk eshte e nje niveli te larte. Ne silm shpesh injorohet. Ofron nje top te arte per Icardin qe shperdoron. Mbetet i rendesishem ne zhvillimim e manovres zikalter.

SKRINIAR 6,5 – Sllovaku provon te udheheq shoket e tij edhe ne momente veshtiresie. Ne pjesen e dyte dominon me shume. Ndeshje e mire ne pergjithesi.

MIRANDA 7 – Merr nje te verdhe ne fillim te ndeshjes por pavaresisht kesaj luan shkelqyeshem. Ndoshta mund te bej me mire te 1-2 por pastaj nuk gabon asgje. Te sigurte qe eshte ide e mire t’i thuhet lamtumire?

D’AMBROSIO 7 – Ka meriten e golit te 1-1 qe peshon shume ne ate moment. Pastaj eshte lojtari qe shohim gjithmone si kur ben mbrojtesin e krahut por edhe kur ben mbrojtesin e trete ne qender.

(Nga minuta 81 RANOCCHIA 6,5 – Futet per te bere sulmuesin por kthehet ne mbrojtje sepse Vecino shenon per 2-3. Ben punen e tij edhe kete here).

VECINO 8 –  Veprtimet e zakonshme, nje gjuajtje nga nje pozite e mire (qendrore) por per pjesen tjeter vuan. Fiton siguri gjate pjeses se dyte ne krahasim me te paren. Nota e larte justifikohet nga goli i 2-3 qe ka nje peshe te madhe per te ardhmen.

Image may contain: 1 person

BROZOVIC 7,5 – Ndershkohet menjehere por kjo nuk e ndal, eshte i kthjellet ne mes te trafikut. Te gjithe aksionet e rendesishme te Interit kalojne nga kembet e tij sic ndodh tashme prej muajve. Dy asiste nga dy korneret dhe merita per perjashtimin e Lulic jane nje vule per paraqitjen e sotme.

CANDREVA 5 – E nis si gjithmone ne krahun e djathte ne sulm, por me pas Spalletti nderron modul dhe e gjejme ne korsine e kundert. Nuk ka shume fat. Del i zhgenjyer nga fusha e lojes, por edhe ai mund te qeshe ne fund.

(Nga minuta e 61′ EDER 7 – I jep Icardit topin per penalltine e 2-2: aty nis kthimi i rezultatit).

RAFINHA 6 – Duket sikur eshte me i shkeputur nga sulmi dhe gabon jo pak. Ne pjesen e pare nuk ka shume hapsira dhe ben gjithcka cfare mundi te bente. Ne pjesen e dyte Spalletti per te rritur presionin e nderron. (Nga minuta e 68 KARAMOH 6,5 – Ofron nje kontribut shume te cmuar kur duhet mbajtur topi. Sfera nuk i largohet nga kemba: ka merite te madhe per mbajtjen e rezultatit ne minutat finale).

PERISIC 6 – Te maresh nje top ne fytyre posht tifozeve te Interit dhe ta kthesh ne autogol: ai e beri. Me pak fjale, nata per kroatin nis ne menyren me te keqe te mundshme. Me pas ka edhe ndonje rast, por nuk tregohet i sakte. Jep shpirtin ne krahun e majte kur Spalletti i jep detyre te beje komplet krahun mbrojtje-sulm: si gjithmone, kur duhet sakrifikuar, ai e ben i pari.

ICARDI 7 – Ne pjesen e pare duket sikur eshte i njejti film me Sassuolon nje jave me pare: godet keq tek krosi shume i bukur i Perisic dhe me pas humbet nje rast me portierin. Ne pjesen e dyte duket me i zhdukur, por tek tiopi i Eder fiton nje penallti te cmuar qe e kthen ne goj. Eshte thjesht fillimi i festes.

 

TRANJERI SPALLETTI 8 – Dukej cdo gje e mbaruar. Edhe nje here. Pikerisht si ndaj Sassuolos. Por jo, teknoku zikalter nuk dorezohet dhe ben levizjet: ne fillim Eder, pastaj Karamoh e ne fund Ranocchia. Nuk heq Vecinon i cili pikerisht ai shenon golin qe dergon ne Champions Interin. Vend i katert i merituar, ne fytyren e atyre qe thone te kunderten.

LAZIO: Strakosha 6; Luiz Felipe 5, De Vrij 5 (84’ Nani sv), Radu 5,5 (76’ Bastos 5,5); Marusic 6,5, Murgia 6, Lucas Leiva 6,5, Milinkovic-Savic 7, Lulic 5; Felipe Anderson 7; Immobile 5 (75’ Lukaku 6). All. Inzaghi 6.

ARBITRI ROCCHI 7 – E nis duke dhene menjehere kartona te verdhe per te vene ne vije lojen. Por kartonat e verdhe ne pjesen e pare jane shume gje qe ndodh edhe ne te dyten. Me VAR i heq nje penallti te dhene Interit, por nje tjeter e jep kur Icardi bie ne zone. Ne pergjithesi, drejton mire. Note pozitive.

ASISTENTET E ROCCHIT: Di Liberatore 6,5 – Di Fiore 6,5.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.