Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

704 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Inter, me i i miri ne fushen e lojes ka vetem nje emer! Shume mire edhe Darmian bashke me gladiatorin zikalter!

NOTAT – Inter, me i i miri ne fushen e lojes ka vetem nje emer! Shume mire edhe Darmian bashke me gladiatorin zikalter!
Inter Club Staff

Interi del nga fusha e lojes me tre piket, edhe pse nuk beri nje ndeshje shume te mire por te gjithe do kishin firmosur per nje rezultat te tille.

HANDANOVIC 7,5 – Duke qene se ishte kerkuar shume nje Handanovic si i koherave te vjetra, ja tek ka ardhur ai.

E nis gjithcka me nje pritje ndja Insigne, me pas me nje super pritje ndaj Politano dhe ne fund me nje ndaj Di Lorenzos.

Shtylla e Petagnas eshte nje bonus qe e meritoi nga zoterat e futbollit sepse sot e meritoi ta mbyllte me nje cleansheet. Reflekset me sa duket i kishte cuar thjesh me pushime disa dite.

SKRINIAR 6,5 – Nese do te kishte me shume shpirt iniciative perpara, kur merr shume topa, do te ishte akoma me mire.

Por nuk mund ti kerkosh me shume, sepse puna e tij prapa eshte me te vertete e mrekullueshme dhe sot nuk e le Insigne te marre fryme.

Shume mire ne topat e larte, edhe pse ne fund te ndeshjes rrezikon kartonin e dyte te verdhe me nje nderhyrje ndaj Lozanos.

DE VRIJ 6,5 – Edhe per hollandezin nje paraqitje e mire, sidomos ne krosimet nga krahet.

Nga ndeshja e tij kujtohet vetem nje gabim, kur Lozano e sposton me fizik (cfare ndodhi aty Stefan?) dhe prodhohet nje rast i rrezikshem per Napolin. I cmuar ne minutat e fundit.

BASTONI 6 – Ndonje gabim i vogel aty-ketu, por ne kompleks ka luajtur mire dhe nuk i le shoket ne balte.

Kishte detyren e veshtire Lozano sot perballe, por bashke me Young arrijne qe ta ndalin meksikanin e Napolit.

DARMIAN 6,5 – Duhet te kishte kujdes tek Insigne sot dhe te mos e linte ne asnje moment te lire ne mesin e fushes.

Ishte nje perballje jo e lehte, por ai ja doli me siguri te plote edhe pse kundershtari ishte me i shpejte.

Gjehet mire dhe kollaj me Barella dhe Skriniar ne te dyja fazat si dhe gjendet ne vendin e duhur te momenti i penalltise.

BARELLA 6,5 – Ai merr goditje pa fund, por sa here qe e peson nje te tille, duket sikur ngrihet me i forte dhe me i motivuar.

Eshte kudo, sidomos ne qendren e djathte ku punon shume per shoket e tij.

Intuita e tij ne gabimin e Koulibaly e vendos Lautaron ne pozicion te mire shenimi dhe behet regjizor kur doli Brozovic. Eshte nje gladiator i perhershem.

BROZOVIC 6 – Interi luan ne ritmet e tij dhe sot per fatin e keq, nuk jane aspak te larta.

Luan thjeshte, duke mos bere asgje mbi normalen edhe pse shpesh here gabon. Gjithesesi mbetet nje pike referimi e rendesishme per shoket qe kerkojne strehim tek ai gjithmone.

Ngre ne fund flamurin e bardhe per nje problem ne kavilje qe te gjithe shpresojne te mos jete serioz.

NGA MINUTA E 67 STEFANO SENSI ME NOTEN 6 – Nuk duket shume ne fushen e lojes, por eshte shume i mire ne fitimin e faullave kur Napoli rriti presionin e saj.

GAGLIARDINI 6 – Nuk ben ndonje gje per tu mbajtur mend, por ben detyrat e tranjerit me perpikmeri edhe pse vrapon pafund per te kapur Lozanon.

Di Lorenzo dhe shpesh Zielinski perballen me te, por kesaj radhe ka qene nje duel i drejte, pa fitimtare. Ai eshte nje nxenes i mire, prandaj edhe Conte e zgjedh.

YOUNG 5,5 – Ai kesaj radhe e vuan shume Lozanon dhe pothuajse nuk duket fare perpara. Duket nje Young tjeter sot ne fushe.

Por ai po e vuan shume kete moment dhe Conte sot gjithesesi e mban ne loje per rreth 86 minuta. Jo pak.

NGA MINUTA E 86 DANILO D’AMBROSIO – Pa vote.

MARTINEZ 5,5 – Gabimi perpara portes nuk eshte per nje lojtar si ai sepse duhet te beje me mire. Nderkohe, krijon shume pak sot dhe shpesh here nervoz dhe shkakton faulla. Nuk eshte fare ne forme.

NGA MINUTA E 77 ACHRAF HAKIMI ME NOTEN 5,5 – Nuk ka impaktin qe Conte ka pritur, sepse perpara edhe pse kishte hapsira nuk gjen vned nderkohe prapa shpesh here gabon me nderhyrjet.

LUKAKU 6 – I jane dhene shume pak topa dhe i jane dhene keq e nuk ishte dita per ta bere kete duke qene se perballe kishte nje si Koulibaly me te cilin perballet historikisht ashper fizikisht.

Nje sfide qe lojtari qendror e fiton sot, por ne fund Lukaku arrin te shenoje nga penalltia dhe merr tre piket.

TRANJERI CONTE 6 – I kerkon lojtareve te tij te mos harxhojne energjite e te mos dalin shume perpara me presing.

Mbase kishte frike per nje kundersulm te nje Napoli qe njihet se ka force pikerisht ne kete aspekt. Episodi kesaj radhe e ndihmon ate, por skuadra rrezikon te pakten kater here te pesoje barazimin.

Hakimi per Lautaro thjesht beri qe Napoli te afrohet me shume me Interin dhe nuk ishte dicka e goditur. Por sot fitoi, e nuk i thua dot asgje.

NAPOLI: Ospina 6, Di Lorenzo 6, Manolas 6,5, Koulibaly 6,5, Mario Rui 6 (dall’84’ Ghoulam sv), Bakayoko 5,5 (dal 74′ Politano 6,5), Demme 6 (dall’84’ Elmas), Lozano 6,5, Zielinski 6 (dal 74′ Fabian Ruiz), Insigne 5, Mertens sv (dal 16′ Petagna 6). All. Gattuso 6

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.