Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

453 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Inter sot per sot eshte vetem Lukaku. Skriniar nje tmerr i vertete. Conte nuk po njihet me!

NOTAT – Inter sot per sot eshte vetem Lukaku. Skriniar nje tmerr i vertete. Conte nuk po njihet me!
Inter Club Staff

Inter del nga transferta e Verones vetme me nje pike ne nje ndeshje ku fare mire mund ta kishte mbyllur me fitore nese do ishte treguar me e kujdesshme.

Nderkohe, keto jane notat e ndeshjes:

HANDANOVIC 5 – Peson gol te shtylla e vet, duke e lene bosh nje pjese te mire te portes per golin e Lazovic. Te goli i dyte asnje faj.

SKRINIAR 4 – Cfare fundi ka pesuar ai mbrojtesi dominant i vitit te pare me Interin?

Eshte dukshem nje peshk jashte ujit me kete skeme, i detyruar te beje mbrojtesin e krahut disa here e duke mbuluar metra e metra te tere. Keshtu po demton Interin. Veten dhe Interin.

DE VRIJ 5 – Nuk duket se eshte viti i tij. Pas lockdown, eshte rikthyer pak i kujdesshem dhe jo i sigurt. Ai ishte nje siguri absolute deri pak me pare.

GODIN 6 – Ishte me i miri nga tre mbrojtesat. Te pakten ka ate agresivitetin qe i mungon te tjereve perballe sulmuesve te Juric.

CANDREVA 6,5 – Ka meriten qe futi ne ndeshje Interin me dy levizje shume te bukura dhe me shume fat.

GAGLIARDINI 6 – Me mire se dy ndeshjet e fundit, eshte ai qe fton Candreven te goli i dyte me nje progresion te bukur me top.

BROZOVIC 5 – I avashte dhe pa ide. Gjithmone nje kohe vonese. Per te hequr nje si ai nga fusha e lojes duhet guxim por sot nuk e meritonte te qendronte me shume ne fushe.

YOUNG 6 – Ai deshironte tre piket per ditelindjen e tij por nuk u be gje. Luan nje ndeshje te mire, por asgje me shume.

BORJA VALERO 6 – Ne pjesen e pare eshte i vetmi bashke me Lukaku dhe Sanchez qe provojne te bejne dicka te mire. Por nuk luan keq as ne te dyten.

LUKAKU 7 – Interi eshte totalisht Lukaku. E merr mbi shpine. Top i gjate per Lukaku e te shohim cfare do ndodhe: per me shume se nje ore kjo eshte skema e Interit. Por ai ja del mbane, shume mire. Del nga fusha e lojes me koken lart.

SANCHEZ 6,5 – Leviz mire dhe ndihet mire. Eshte nje note pozitive edhe pse ndonjehere i mungon qartesia ne zone. Por eshte deciziv per kete Inter.

VECINO 5,5 – Futet ne vend te Brozovic por nuk ja del qe te mbaje topin ashtu si pretendonte Conte.

LAUTARO 6 – Mesatarja ndermjet 7 per aksionet e bukura dhe nje 5 per assistin e munguar qe i kushtojne Interit dy pike. Mund te kishte vene Sanchezin perpara porte. Egoist.

ERIKSEN – pa vote.

CONTE 5 – Ndryshime qe vonohen e mbi te gjitha nje sjellje qe nuk eshte aspak e mire ne fushen e lojes.

Conte i vertete duket vetem ne sherrin me Juric dhe pjesa e pare eshte shume e shemtuar per Interin e tij. Nuk ja del dot te transmetoje asgje sot me fjalet e tij nga afer fushes. E pastaj ato zevendesime pese minuta nga fundi… seriozisht Conte?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.