Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,233 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Interi anullon totalisht Milanin: Brozo ne orkester, Lukaku nje bishe. Godin gjigand, mire edhe Barella

NOTAT – Interi anullon totalisht Milanin: Brozo ne orkester, Lukaku nje bishe. Godin gjigand, mire edhe Barella
Inter Club Staff

Interi dominon totalisht derbin e Milanos per te disaten here vitet e fundit dhe sjell keshtu ne shtepi 3 pike te cmuara. 

Keto kane qene notat e lojtareve diten e sotme sipas FcInterNews.it.

HANDANOVIC 6 – Ne pjesen e pare nuk kishte asnje rrezik dhe ato pak topa i menaxhon mire. Historia perseritet ne pjesen e dyte. Vethem Theo Hernandez ne minutat e fundit te ndeshjes e frikeson pak, por aq.

GODIN 7 – Gjen fushen e lojes nga minuta e pare ne derbin e pare milanez ne karriere. Leao provon qe ta vere ne veshtiresi me nisjet e tij me top ne kembe, por ai i pergjigjet me nje eksperience qe e kane pak lojtare ne Europe.

Eshte totalisht mbreteror ne mbrojten e Interit, fiton cdo duel dhe pak here rrezikon. Nje paraqitje gjigandeske per te. I vetmi gabim ne sekondat e fundit kur humbet nje top ndaj Rebic.

DE VRIJ 6,5 – Ndalon tentative ne Piatek ne pjesen e pare dhe garanton per Interin saktesi prapa. Ku nuk arrin me elegance arrin me menyra te tjera (te forta).

SKRINIAR 6,5 – I sakte dhe i paster sot ndaj cdo kundershtari. Ne fund te pjeses se pare e ul pak vigjilencen dhe humbet Piatek ne nje moment por ky i fundit nuk e kap dot porten.

Ndihmon cdo shok te repartit ne nje nate magjike per te mbajtur te paprekur porten e Handanovic kapitenit.

D’AMBROSIO 7 – Merr kontrollin e krahut te djathte duke pare kushtet jo perfekte te Candreves. Por garanton per Interin nje shtyrje konstante perpara dhe lufton ne cdo moment me Rodriguez.

Ndihmon Interin edhe ne ndertimin e aksioneve (si ne rastin e Sensi-Lautaro). E provon me nje rrafishate spektakolare por ishte shume lehte ne pozicion jashte loje dhe anullohet goli i El Toro ne kete rast.

BARELLA 7 – Fiton sot nje bluze te rendesishme titullari ne derbin e tij te pare te Milanos menjehere pas debutimt ne Champions League.

Ka uri dhe shikohet qe pas disa sekondash loje. Ai futet me inteligjence ne linjat e mesfushes dhe ndonjehere e cmend Conten se e mban me shume topin nga sa duhet.

Dizenjon golin e Lukakut dhe i jep Interit fryme shpesh here ne mesfushe si ne lojen me top por edhe ate pa top.

NGA MINUTA E 81 CANDREVA ME NOTEN 6,5 – Ne ato pak minuta ne fushe ben presing te vazhdueshem dhe vetem shtylla e ndalon nga goli i trete. Shume mire ne ato minuta.

BROZOVIC 7 – Pas ndeshjes se dobet ndaj Slavias se Prages provon qe te marre perdore mesfushen e Interit me gjeometrine e tij pavarsisht se shqetesohej shpesh nga Suso.

I jep kthjelltesi manovres dhe i vendos ai kohet e levizjeve te mesfushes. Gjuan nga hyrja e zones dhe gjen golin me te rendesishem per Interin ne kete nate. I mrekullueshem sot.

SENSI 6,5 – Njeriu me ne forme i mesfushes zikalter konfirmohet serisht: prek shume topa dhe rekuperon po aq shume.

Luan mire ne cdo faze. Ishte rekuperimi i tij ne mesin e fushes qe ndihmoi Interin tek goli i Lukakut. I jep assist Brozovic dhe me pas del jashte per ti lene vendin Vecinos.

Gaboi ne nje moment ku Interi rrezikoi te pesonte, por nuk ben asgje keshtu qe shpetoi edhe ai edhe Interi.

NGA MINUTA E 71′ MATIAS VECINO ME NOTEN 6 – Conte e fut ne mesin e ndeshjes per te fituar centimetra dhe fizik ne mesfushe dhe ai vihet menjehere ne ndihme: rekuperon topa dhe garanton disa nisje te rendesishme.

ASAMOAH 7 – Ne ate krah ka shume per te bere: Conti ka nje hap tjeter nga ai dhe shpesh i shtohet edhe Suso. Nuk ishte e thjeshte por e kontrollon zonen e tij me kompaktesi. Shpeton Interin edhe nga nje gol i sigurt tek rasti i Susos. Rritet akoma me shume ne pjesen e dyte.

LAUTARO 6 – Conte e konfirmon nga minuta e pare prane Lukakut dhe ai provon qe ta falenderoje menjehere per besimin duke bere pune te piset ne sulm dhe duke fituar shume dyluftime.

Ne pjesen e pare ben mire dhe godet edhe shenon, por D’Ambrosio ishte lehtesisht ne pozicion jashte loje. Lufton dhe vrapon, leviz mire edhe pse goli i mungoi sot.

NGA MINUTA E 76′ MATTEO POLITANO 6,5 – Hyn ne fushe me fresikne e zakonshme por deshira e tij e madhe nuk e ndihmon qe te shenoje nje gol qe do te mbahej mend gati. Vetem traverse per te ne minutat e fundit te lojes.

LUKAKU 7 – Problemi ne shpine e ka limituar ne dy ndeshjet e fundit por nuk mund te vazhdonte keshtu edhe ne derbin e pare milanez.

Ben ndonje gabim por ndihmon Interin edhe ne lojen pa top. Pati nje rast ne pjesen e pare por e djathat e tij u ndalua nga portieri i Milanit. Ben qe te shpertheje stadiumi me goditjen me koke qe i jep Interit avantazhin e dyfishte dhe derbin.

TRANJER CONTE 7 – Giampaolo provon qe ta habise me karten Leao, por ai i pergjigjet sipas programit: presing i larte, agresivitet dhe shkathtesi ne vertikalizime.

Ne 45 minutat e para kontrollon mire levizjet e kundershtareve por presingu i larte rrezikonte qe Interi te pesonte. Por e lexon mire lojen dhe i keshillon drejte lojtaret e tij. Beri mire qe nxori Sensin sepse Vecino dha fryme tek mesfusha zikalter. Vazhdon rrugetimin e tij me 4 ndeshje dhe 4 fitore.

MILAN: Donnarumma 6; Conti 5,5, Musacchio 5,5, Romagnoli 6, Rodriguez 5 (dal 72′ Theo Hernandez 6,5); Kessié 5,5, Biglia 5, Calhanoglu 5,5 (dal 64′ Paquetà 5,5); Suso 6; Leao 6,5 (dall’83 Rebic sv), Piatek 5,5. All. Giampaolo 5,5.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.