Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

752 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Interin e mban gjalle Perisic ne minutat shtese: por cfare katastrofe nga ai qe pritej shume sot!

NOTAT – Interin e mban gjalle Perisic ne minutat shtese: por cfare katastrofe nga ai qe pritej shume sot!
Inter Club Staff

Interi vazhdon te mos binde ne fushen e lojes dhe kesaj radhe ka deshtuar ne nje ndeshje tjeter duke mos shuar me shume se sa nje rezultat 2-2 ndaj Parmes ne Meazza.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve.

HANDANOVIC 5,5 – Ai e nis mire duke pritur nje gjuajtje te Cornelius, por me vone doli qe ishte ne pozicion jashte loje.

Gjithesesi, me pas, pak me keq, sepse nuk leviz te goditja e Gervinho dhe ne fund, nuk ben asgje ne daljen e tij ndaj Gervinho.

Ndeshja e tij pak a shume ka qene kjo, sepse nuk ka bere asnje pritje tjeter me Parmen qe ka shenuar me dy dalje ne gjysmefushen e Interit.

DE VRIJ 5 – Ka qene ne nje pozicion jo te zakonshem per te kur luhet me tre, ku i ka takuar te luaje shpesh kunder Gervinhos te cilit nuk duhet ti linte asnje hapsire.

Por ne fakt ne topin e pare te gjate te sakte per Gervinho, ai gabon duke e mbajtur ne fushe dhe ai shenon golin e avantazhit.

Nuk pozicionohet mire edhe te goli i dyte, kur ai shenon 0-2 per Parmen. Shume keq sot, nje nate jo prej De Vrij.

RANOCCHIA 6 – Ndeshja e dyte si titullar radhezi, por kesaj radhe i takon te luaje ndaj Cornelius qe ka me shume kile dhe centimetra se te tjeret.

Mbyll mire dhe nuk gabon asnjehere. Futja e Inglese i veshtireson pak jeten. Nderkohe Sepe i heq te drejten e golit.

KOLAROV 6 – Ne mbrojtje ben disa gabime, por duket qe ka shume deshire ne cdo top qe luan dhe ne cdo vrap drejt sulmit per te gjuajtur goditjet e lira.

I jep nje top ne koke Hakimi por ky i fundit nuk shenon dot. Ka qene ai regjizori nga mbrapa sot, por perseri i mungon dicka.

Jo mire ne pjesen e dyte, por ka qene pikerisht assisti i tij ai qe peshkoi Perisic per barazimin ne minutat shtese.

HAKIMI 5,5 – Ashtu si parashukohej, Gagliolo e stalkeron dhe nuk i le aspak hapsire. Marokeni fillon te beje gjera individualisht, por sot shpesh here gabon.

Conte per disa minuta e kalon ne te majte, por eksperimenti deshton. Ashtu si ne derbi, ka nje rast te mire me koke, por e dergon jashte. Me pas me vonese te goli i Gervinhos.

NGA MINUTA E 77 ASHLEY YOUNG ME NOTEN 5,5 – Limiton te beje vetem sponden ne te majte, por asnje iniciative e tij personale.

BARELLA 5,5 – Iluminon menjehere me nje super assist per Perisic, por ai gabon. Kur fillon ta beje prap ate levizje, deshton. Me pak i kthjellet sot se zakonisht.

NGA MINUTA E 77 RADJA NAINGGOLAN ME NOTEN 5,5 – Prej tij asgje tjeter, vec nje gjuajtje per zogj e qe nuk mund te shihej me sy. U fut keq ne fushen e lojes.

GAGLIARDINI 5,5 – E nisi mire, sepse mbi te gjitha Conte kishte nevoje per nje ekuilibrator ne mesfushe.

Por taktikisht, nderkohe qe tregohet i mire, ai shpesh here humbet dhe nuk duket fare ne fushen e lojes. Jo nje nder ndeshjet e tija me te mira.

NGA MINUTA E 58 MARCELO BROZOVIC ME NOTEN 6,5 – Ai ka nje detyre te madhe, te zevendesoje Eriksen. E ben menjehere mire duke hapur rezultatin dhe shenon nje gol mjaft te bukur.

Kerkon ti jape ndricim manovres se Interit, por kishte shume kaos. Nderkohe, hyrja e tij ka qene dicka pozitive.

DARMIAN 6 – Ben detyren e tij, nuk ke cfare shton tjeter. Kush pret lojra te medha nga ai, do te mbetet i zhgenjyer sepse ish-lojtari i Manchester United eshte lojtari klasik i sigurt i tranjerve.

Ben detyrat me perpikmeri dhe aq. Ai punon mire si ne sulm e si ne mbrojtje.

NGA MINUTA E 68 ANDREA PINAMONTI ME NOTEN 5,5 – Nje impakt jo shume efikas. Duhet te liroje Lautaron nga mbulimi, por bllokohet bashke me te.

ERIKSEN 6 – Nje nga heret e rralla kur tregon vendosmeri ne ate qe po ben. Ishte nje regjizor sulmues dhe luan shume topa me deshiren per te shpejtesuar manovren.

Jo me kot shoket i japin shume topa dhe hapsira u hapen jo pak. Tenton ndonjehere dicka me shume, por nuk i del sakte.

NGA MINUTA E 58′ ARTURO VIDAL ME NOTEN 6,5 – Fut kualitet ne mesfushe, duke rritur presionin dhe duke ngritur koken per te gjetur shoke te lire. I pafat ne fund ku per pak nuk shenon golin e fitores.

PERISIC 6  E nis nedeshjen me nje rast shume te paster te humbur. I takon te luaje perseri jashte pozicioni, por per te eshte dicka normale jo.

Jo me kot ai tenton gjithmone te marre krahun e majte, per force te zakonit. Shenon nje gol qe shpeton Interin nga humbja dhe ate nga nje ndeshje anonime.

LAUTARO 5 – Nuk i takonte te luante si sulmues i vetem qe ne koherat e Spallettit kur dyluftonte me Icardin per nje vend titullari.

Kesaj radhe luan me Perisic, por mbrojtesat e Parmes e mbrojne mire dhe nuk e lene kurre vetem. Kishte nje rast te mire ne fund, por rreshket. Sot ishte me i dobti nga Interi, pikerisht ne diten kur duhet te merrte skuadren perdore.

TRANJERI CONTE 5,5 – Lojtaret nuk i mungojne, kjo eshte e dukshme. Por edhe mungesat per shkak te rotacionit nuk kushtezojne Interin sepse ne pjesen e pare per shembull, Interi luajti mjaft mire.

Ai do e mohoje, por ndjesia eshte se nuk po di ti jape nje shkundje skuadres qe shpesh here duket e fikur.

Perisic qe tekniku hedh ne fushe ne menyre konstante pavarsisht lojes se dobet, e shpagon ne fund me golin e shenuar.

PARMA: Sepe 6,5, Iacoponi 6,5, Pezzella 7, Balogh 6,5, Gagliolo 6, Grassi 6 (dall’84’ Brugman sv), Hernani 6,5, Kurtic 6 (dal 74′ Sohm sv), Kucka 7, Cornelius 5,5 (dal 46′ Inglese 6,5), Gervinho 7,5 (dal 74′ Cyprien 6). All. Liverani 6,5

ARBITRI PICCININI 5 – Rikthehet te drejtoje nje ndeshje te Interit pas asaj me Beneventos dhe kesaj radhe e ben si zevendesues. Vershellen pak, dhe kur e ben, gabon disa here.

Injoron nje penallti te paster ne zone dhe tregon se nuk eshte ende kompetent per disa nivele ende. VAR e fikur edhe sot ne kete rast.

ASSISTENTI: Passeri 6 – Liberti 5

VAR: Maresca 5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.