Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 20, 2019

Scroll to top

Top

2,000 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat: Jonathan mire, Alvarez kenaq. Juan-Icardi jo mire fizikisht, Pereira jashte faze

Notat: Jonathan mire, Alvarez kenaq. Juan-Icardi jo mire fizikisht, Pereira jashte faze
Andi Prifti

Handanovic 6,5: As me Cittadella-n nuk mund te pushoje. Pergjigjet mire duke kryer mrekulli me nje thjeshtesi shqetesuese (per rivalet).

Campagnaro 6,5: Eshte e sigurte qe eshte eshte nje siguri me shume. Ne mbrojtjen zikalter, ende e pasigurt, eshte pikerisht ai siguria me e madhe.

Ranocchia 6,5: Pati mundesine e gezimit pas shenimit te golit ne nje ndeshje te kujdesshme.

Juan 5: Çfare i ndodhi trenit qe merrte çdo top qe kalonin kundershtaret? Ne kete moment edhe Dumitru mund ta dergoje ne krize.

Jonathan 7,5: Luan mire ne krahun e djathte. Jep assist, shenon, driblon: ndeshje hyjnore.

Guarin 6: Nje pjese e pare anonime, rritet ne pjesen e dyte. Del nga ajo ndeshje pa arritur ato qe mund te arrinte.

Cambiasso 6: Ne 15 minutat e para ishte ne veshtiresi dhe perpara tij nuk ishin Oscar ose CR7. Rritet me kalimin e minutave, por me pas dhe ndeshja behet me e thjeshte.

Alvarez 7: Luan ne te gjithe fushen, mire fizikisht. Por nuk i duron 90 minuta dhe per kete duhet te punoje me shume. Ne kete skuader modeste ai mund te jete nje vlere me shume. Duhet te besoje me shume.

Nagatomo 6: Ndeshje zhgenjyese per japonezin. Interi luan me shume ne krahun tjeter, ai i vezhgon lojtaret pa nje ide te veçante. 

Icardi 5: E vuan kete debutim ne San Siro. Duhet te qendoje ne fushe i demtuar. Qendron ne fushe deri sa Mazzarri e nxjerr me zor jashte, por trupi nuk i pergjigjet urdhrave te trurit.

Palacio 7:  Nje lojtar mahnites. Nuk ka shume levizje te bukura me topin. Por ajo qe ben pa topin i mahnit te gjithe. Gjithmone ka nje alternative per shoket.

Kovacic 6,5:  Qe ne topin e trete qe preku u kuptua pse vleresimi i ‘thelbesor’ vlen vetem per te.

Pereira 5: Hyn ne loje kur Cittadella ishte me dhjete lojtare dhe pritet qe ai te futet ne feste. Ne fakt ai lejon qe kundershtaret te kalojne duke treguar nje nervozizem qe nuk e ka ndihmuar.

Belfodil 6,5: I mire ne levizje dhe ne mbrojtjen kur eshte pa top. Jep pershtypje sikur ka nje permiresim te menjehershem.

Mazzarri 6,5: Interi i tij eshte me ritme te uleta por po permiresohet. Thone se ka nje shkop magjik ne vleresimin e lojtareve. Nese me te miret ne fushe jane Jonathan dhe Alvarez do duhet ta besosh…Por duhen ende perforcime.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.