Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,017 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Karamoh elektrik, Perisic i papermbajtshem. Brozovic per medalje olimpike!

NOTAT – Karamoh elektrik, Perisic i papermbajtshem. Brozovic per medalje olimpike!
Inter Club Staff

Interi fiton 4-0 ndaj nje Cagliari qe e anullon totalisht ne fushen e lojes.

Golat per zikalterit u shenuan nga Cancelo, Icardi, Brozovic dhe Perisic.

Keto jane edhe notat e ndeshjes se sotme: 

HANDANOVIC 6 – Mund te qendronte edhe ne shtepi duke pare varferine e sulmit te sardenjasve. Nje tjeter clean sheet dhe te gjithe ne gjume.

JOAO CANCELO 6,5 – Nese ne shkollat e futbollit te mesojne te gjuash te gjitha gjuajtjet e lira ne kornize te portes, ai eshte mjaft i ri per ta kujtuar. U tha, u be. Gol. Pjesa tjeter eshte histori qe tashme e kemi pare. Ekuiliber i duhur defansiv dhe veprime te duhura, dhe nese eshte e mundshme kreative, ne sulm.

SKRINIAR 6,5 – Merr goditje nga te gjitha anet, por qendron ne kembe. Ceter eshte si nje dem, por sllovaku (me hunden e pergjakur) nuk leshon pe dhe nuk i ndjen goditjet qe merr. Gjysme note me shume per rezistencen.

MIRANDA 6 – Sulmi jo i denje i Cagliarit e kushtezon per te mire qe te mos bej me shume pervec ndonje largimi te topit. Nuk duhet te lodhet me shume, nje pushim i merituar pas betejes se Bergamos qe i kishte marre shume energji.

(Nga minuta e 83 RANOCCHIA – pa note).

D’AMBROSIO 6,5 – Shkon shpesh dhe vullnetar deri ne fund per te vene ndonje top ne mes. I bukur topi qe Karamoh gjuan ne shtylle, pas nje bashkpunimi me Perisic qe i krijon hapesire, duke perfshire edhe nje interpretim te dobet te mbrojtjes se Cagliarit.

BROZOVIC 7,5 – Ka nje aftesi per te gjuajtur topin saktesisht ku i duhet shokut te skuadres. Ndonjehere vertikalizon dhe gabon. Goli eshte shume i bukur.

GAGLIARDINI 6,5 – Nje fat i keq i pafund, duhet te dal nga loja pas gjysme ore pozitive. Grinte e madhe, gjithmne ne loje dhe mire i pozicionuar. Nuk duhej ai lendim.

(Nga minuta e 36 BORJA VALERO 6 – Pershtatet me shokun e repartit Brozovic duke i lene atij regjine. I beson eksperiences se tij per t’u verejtur sa me pak qe eshte e mundshme).

KARAMOH 6,5 – Nuk mund te thuhet qe nuk eshte protagonist absolut, sa keq per dy golat qe i gabon. Vrapon, provon, ka nje elektricitet qe do te ndriconte Meazzan gjithe naten dhe shoket e kuptojne, duke e kerkuar shpesh. Eshte nje benjamin i publikut.

(Nga minuta e 76 CANDREVA – pa note).

RAFINHA 6,5 – Pa as me te voglin dyshim, menyra se si ai trajton topin eshte per te ferkuar syte. Kesaj i bashkohet edhe nje deshire shume e madhe per te dyluftuar per cdo top me kundershtaret duke u futur ne dyluftime te panumerta. Kur niset me top ne kembe fut ne agoni kundershtaret te cilet pozicionohen shume keq sa here ai ka nisur vrapin drejt tyre.

PERISIC 7,5 – Sot ishte i inspiruar nga kohet e bukura, kur gjente fushe perpara (gje qe Cagliari ja dhuron) e digjte barin. Kur nuk kerkon zgjidhjen personale, gjen vertikalizime teper te bukura dhe assist per shoket e skuadres te cilet duhet ti shfrytezojne me mire. Ne menyre te habitshme luan ne menyre konstante gjate 90 minutave. I papermbajtshem kur gjen golin e 4-0 qe aq shume po e kerkonte.

ICARDI 7 – Perpara se te kerkonte kenaqesine personale, ben shume per te ndihmuar shoket e skuadres. Shume pune jashte zones, ashtu si i kerkohet edhe verdalle. Goli ishte thjesht qershia mbi torte. Edhe pse mbase sot mund ta kishte mbyllur edhe me ndonje gol me shume.

SPALLETTI 7 – Pasi u tall me te gjithe nje dite me pare, rikthehet tek mbrojtja me kater dhe Lopez futet ne veshtiresi te medha. Luan xholin Karamoh qe ja shpaguan besimin duke dhene nje performance one man show. Vret totalisht Cagliarin duke i prere krahet totalisht sardeve. Fitorja eshte shume toskane nga menyra se si ndodhi. Demtimi i Gagliardinit do e beje me dhimbje koke.

CAGLIARI: Cragno 5,5, Romagna 5, Andreolli 5, Castan 5,5, Padoin 5,5 (dal 53′ Lykogiannis 5,5), Ionita, Cossu 5 (dal 73′ Caligara), Miangue 5, Giannetti 5, Ceter 5,5, Sau 5 (dal 50′ Faragò). Tranjer: Lopez 5

Related image

ARBITRI: PASQUA 5 – Le pa ndeshkuar nje goditje me brryl te Giannetti qe demton hunden e Skriniar (pse nuk u pa VAR?) dhe nuk i jep karton te verdhe Cossu qe nderhyn shume rende ndaj Karamoh. Ne nje ndeshje qe mund te kontrollohej shume mire ai ben gabime ku merr ne kembim shume vershellima nga publiku. Kartonin e par te verdhe e nxjer per Giannetti (perseri) pas nje nderhyrje tjeter ndaj Skriniar.

Image result for arbitro pasqua

ASISTENT: La Rocca 6,5 – Tolfo 6

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.