Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

5,460 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat – Kjo ishte prova, Mancini i ka nderruar fytyren skuadres. Imapkt Poldi, 2 qendroret horror!

Notat – Kjo ishte prova, Mancini i ka nderruar fytyren skuadres. Imapkt Poldi, 2 qendroret horror!
Inter Club Staff

‘Interi ndalon Juventusin’, ‘Interi tremb Juventusin’ apo ‘Interi per pak nuk mund Juventusin’, quajeni si te doni. Sot Interi ne pjesen e dyte shkelqeu dhe per pak nuk fitoi ndeshjen! Tifozet duken te kenaqur por Mancini jo dhe aq duke pare si shkuan gjerat. Nderkohe keto jane notat e skuadres:

Handanovic 7 – Me ate mbrojtje qe ka perpara mund te jete i qete shume pak por ai tregohet mostruoz ne te pakten 3 raste. I vetmi qe nuk trembet perballe Pogba.

Campagnaro 5,5 – Te besh mbrojtesin ne nje linje mbrojtjeje me 4 nuk eshte e njejta si ajo me 5. Ai mundohet te ambjentohet por nuk ja arrin dot.

Ranocchia 5 – Nje pjese e pare horror. Ai gabon gjithcka dhe nuk ben asgje sic duhet. Ne pjesen e dyte permiresohet sepse te bente me keq se tek e para ishte e pamundur.

Juan 5 – Zakonisht ben ndonje gabim te vogel por jo kaq shume sa sot. Gabon pozicionim dhe nderhyrje ne disa raste. Perball Juventusit zhduket teresisht.

D’Ambrosio 6,5 – Eshte i vetmi qe ben nje loje konstante dhe pa gabime. Nuk e humbet toruan edhe ne momentet me te rendesishme. Natyrisht nuk eshte Roberto Carlos por luan mire, me te vertete mire. Bravo.

Guarin 6,5 – Ne pjesen e pare te vinte te mendoje: Ja, ndeshja e decizive e radhes dhe ate e ze gjumi. Por jo, ne pjesen e dyte futet ne fushe i karikuar dhe luan shume mire. E dha ai topin e mrekullueshem per Icardin tek goli.

Medel 5,5 – Nuk shihet shume prezent ne fushe sot edhe pse me shume beri presing pa top se sa luajti me te. Por sot nuk shkelqeu sic ben zakonisht ne fazen mbrojtese. Humbi edhe disa duele me Juventinet.

Kuzmanovic 5 – Ndeshje shume e dobet per Serbin. Ritem i ulet perballe shpejtesise se bardhezinjve.

Hernanes 5,5 – Ne pjesen e pare vuan shume ne ndertimin e aksioneve dhe ne nxjerrjen perpara te skuades. Paradoksalisht po permirsohet ne nje rol qe nuk eshte i tiji.

Kovacic 5 – Ne ndeshje teper e dobet per numrin 10 te Interit. E kuptohet menjehere ne momentin kur mund te vinte Icardin perpara porte dhe gabon.

Icardi 6,5 – Prek kater topa ne 45 minuta dhe duket paksa i vdekur ne zonen e Juventusit. Me pas ne pjesen e dyte ben goditjen e kampionit dhe ndryshon ngjyrat e takimit. E qe nga ai moment mer superfuqi. Por ai pasim i munguar per Osvaldon djeg shume…

Podolski 6,5 – Super impakt tek ndeshja. Lojtar klasi dhe deshire: Pikerisht ajo qe Interi ka nevoje.

Osvaldo 4 – Nuk ekziston ne bote nje reagim si ai i atij ndaj nje shoku skuadre. Nuk ekziston nje sjellje e tij ne nje skuader te bashkuar. Nuk kalon e ben mire te mos e perserise me.

M’Vila – pa note.

Mancini 7 – Roma ishte vetem shenja e pare, Lazio e dyta dhe Juventusi prova: Mancini ka ndryshuar komplet mentalitetin e Interit. Tani skuadra luan futboll. Per ti permirsuar taktikisht dhe teknikisht do duhen disa riforcime ne merkato dhe pak kohe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.