Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 5, 2020

Scroll to top

Top

4,567 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT: Kondogbia shpeton, D’Ambrosio pa sens. Melo, shume ngadale. Miranda mekat…

Bujar Berishaj

Juventus 2-0 Inter, notat e ndeshjes.

Handanovic 6,5: Tek golat nuk mund te bej asgje, i vemendshem per pjesen tjeter.

Murillo 5,5: Minutat e para jo mire. Por rritet me vazhdimin e ndeshjes.

Miranda 6: Nuk eshte e veshtire te kuptohet pse e duan ekipet evropiane. Eshte me i miri ne mbrojtje deri te penalltia. Shkakton faull ne Moratan edhe pse fillimisht kishte nje shtyrje nga ana e spanjollit.

Juan 6: Nga ana e tij eshte nje Lichtsteinder te ciline e perballon me forcen e tij fizike.

D’Ambrosio 4,5: Gabimi me te cilin i hap dyert fitores se Juventusit eshte i madh. Si mund te gjuash topin ne zone ne ate menyre e di vetem ai.

Melo 5: Si mesfushor i brendshem eshte statik dhe i ngadalshem, perpara mbrojtjes eshte statik dhe i ngadalshem. Me pak fjale, eshte statik dhe i ngadalshem.

Medel 5: Problemet e zakonshme te vendosjes. Kur skuadra avancon mesfusha qendron aty ku eshte.

Kondogbia 6,5: Nota e vetme e kenaqshme e mbremjes. Eshte i vetmi qe luan ne nje nivel te pranueshem. Nese i kerkon te luaj si Iniesta, se bashku me Medel e Melo, do te thote qe nuk ke kuptuar cfare lojtari eshte.

Telles 5,5: Nuk shtyn shume dhe qendron ne zonen e tij.

Icardi 5: Gjerat e zakonshme. Nese nuk shenon nuk prek top. Shoket i sheh vetem me dylbi, i vetmuar.

Palacio 6: Punon dhe ve Icardin perballe Buffonit por Maurito shperdoron.

Ljajic 5: Futet por pervec nje gjuajtje te rrezikshme nuk jep dicka me shume.

Perisic pa note: Levizje e vonuar.

Eder pa note: Levizje akoma me e vonuar.

Mancini 4,5: Juve sulmon dhe krijon, Inter me plote mbrojtes dhe mesfushore nuk krijon. Synon nje 0-0 dhe pasi ka pesuar golin ndeshja perfundon. Interi nuk ka aftesi te reagoj dhe ai duket i pa afte te ndaloj hemorragjine.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.