Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,045 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat- Kuz lufton, shenja te nje Kovacic te “bukur”…

Notat- Kuz lufton, shenja te nje Kovacic te “bukur”…
Donald Elmazi

HANDANOVIC 5,5 – Cte thuash: qe gjuajtje normale e Paloschit e ngrin pas 8 minutash. Ai ne vend qe te largoje e heq doren dhe fle gjume. Besueshmeria eshte nje kujtim i larget.

CAMPAGNARO 6 – Luan me mire me shume perpara se sa ne fazen mbrojtese. Nuk eshte ne pozicion ne golin e avantazhit te miqve, shpeton veten me nje nderhyrje ndaj Thereau. Ne pjesen e dyte behet me efektiv por nuk gjen bashkpunimin me Jonathan.

ROLANDO 5,5 – Jo perfekt ne daljen ndaj Paloschit, vuan nga agresioni i Chievos, qe i ndalon mbrojtesve te organizojne lojen. Ai duket i pasigurte dhe gabon topa dhe nderhyrje te ndryshme edhe pse rritet ne pjesen e dyte.

JUAN JESUS 6 – Ne nje fare pike Rolando ne pjesen e pare i bertet te dale perpara kundershtarit ne te majte, i lene pashpjegueshmerisht vetem. Episod emblematik i kesaj mbremje qe pati veshtiresi te gjeje ekuiliber taktik, duke u perpjekur te kompensoje me grinte por duke bere disa gabime.

JONATHAN 6 – Mire ne pjesen e pare kur asiston mire iniciativat e Alvarez ne zonen e tij, bie ne pjesen e dyte, pothuajse i bezdisur nga daljet e Campagnaros. Ulje dhe ngritje.

KUZMANOVIC 6,5 – Eshte mire dhe duket: lufton tek te gjithe topat, i organizon me qetesi dhe teknika eshte mik me te. I vetmi gabim nje humbje topi qe nis ne kundersulm Chievon por shpeton paq.

CAMBIASSO 5,5 – Te njejtat ritme konstant, te njejtit qe hap lojen por nuk e pershpejton per motive te ditur. Shoket e kerkojne sepse i besojne, por disa here ngadalesia favorizon presingun e miqve. Jo nje ndeshje e mire per te. Nga min 64 MILITO 5,5- Duhet te jete referimi ofensiv dhe ti jap ndryshim lojes se sulmit, por tenton te dale jasht zone per te ndihmuar shoket).

KOVACIC 6,5 – Pjesa e pare e ndrojtur, me pas ndizet ne te dyten. Fiton me kohen siguri dhe kthehet ne nje pike referimi ofensive per shoket e skuadres. Fatkeqsisht e ben ndonje gje te gabuar.

NAGATOMO 6 – Asistenti Giachero i mohon gezimin e dopietes se tij te pare ne Itali, per fat te mire qe per golin e tij te pare nuk ka dyshim. Vrapon shume, por nuk e ben me racionilizim dhe ndonje here mbytet me nje luge uje.

ALVAREZ 6,5 – Mrekulli paraqitja e tij me asistin per Nagatomon qe vlen barazimin, me pas ne qendren e djathte provon gjithmon me lojen e tij qe hap mbrojtjen kundershtare. Bie ne pjesen e dyte, por eshte i vetmi qe mundohet.

PALACIO 5,5 – Mbremje tersi. Praktikisht nuk i del asgje, pasoje e nje renie fizike. Humb nje goditje me koke ne pjesen e pare, me pas e ka te veshtire te gjeje hapesira me kalimin e minutave.

ALL. MAZZARRI 5,5 – Nese mbrojtja e tij fut uje per 8 minuta nuk eshte faji i tij. Nese pastaj skuadra eshte e parashikueshme si miu ne cark eshte edhe nje pergjegjesi e tij. Alibite jane te njejtat: gabime arbitrare dhe mungese alternativash. Sepse Milito dhe Botta nuk jane akoma ne gjendje per te qene. Ne fund provon gjithcka por energjite tashme kane mbaruar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.