Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 21, 2018

Scroll to top

Top

1,355 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – LM10 trondit Wanda Metropolitanon, Handanovic i pabesueshem! Nderkohe Dalbert…

NOTAT – LM10 trondit Wanda Metropolitanon, Handanovic i pabesueshem! Nderkohe Dalbert…
Inter Club Staff

Interi ka fituar ndeshjen e fundit te International Champions Cup me rezultatin 1-0 ndaj Atleticos ne fushen e re te ketyre te fundit, pikerisht ne Wanda Metropolitano. 

Goli i vetem i ndeshjes ishte spektakolar dhe u shenuar nga ‘El Toro’ Lautaro Martinez.

Keto kane qene notat e ndeshjes:

HANDANOVIC 7 – Nuk i bie te kete shume detyra te veshtira, por 2 minuta nga fundi i ndeshjes ben nje nga pritjet me te bukura te karrieres se tij kur pret nje goditje qe ishte pothuajse gol te Vitolo. Cmenduri.

D’AMBROSIO 6 – Nje duel i bukur me Felipe Luis qe shfrytezon metrat qe krijon Koke. Shpesh here le hapsira, por ne kompleks eshte ne vendin e tij dhe mbyll aksionet. Shihet pak ne gjysmefushen kundershtare ku reflektoret ja le te gjithe Politanos.

NGA MINUTA 81′ CANDREVA – pa vote.

SKRINIAR 7 – Dueli i tij me Diego Costa eshte titanik dhe te dy nuk i leshojne asnje centimeter njeri-tjetrit e spanjolli humbet edhe kontrollin ne nje moment. Goli i Lautaros nis pikerisht nga nje shpatull energjike mbi Saul qe po pastron ende barin ne bluzen e tij. Ndonjehere pak i avashte por gjithmone efikas.

MIRANDA 5,5 – Rrezikoi te prishte nje pjese te pare shume te mire duke i dhuruar golin Correa por qe me von u anullua me VAR. Mbase paraqitja e tij ka te beje me faktin se nuk eshte ende ne formen me te mire duke qene se eshte rikthyer me vone se te tjeret ose pse jo edhe emocionet perballe publikut qe se kishte harruar.

NGA MINUTA E 60′ GAGLIARDINI 6 – Ben qe te ndihet prezenca e tij ne mes te trafikut dhe luan me qetesi.

DALBERT 6,5 – Kenaqet me hapsirat perballe tij por i le prapa nje autostrade Juanfran qe e gjen shpesh here veten pa asnje pengese perpara. Por eshte e pamundur te mos vesh re rritjen e tij kete vere nga ana e personalitetit por edhe nga ana taktike. Nje diagonale e bukur i heq mundesine e golit Diego Costes ne pjesen e pare qe ishte perfekte per te dhe Interin.

VECINO 6,5 – Nje nisje me frenen ne dore por me pas e fitoi ritmin e ndeshjes. Ai eshte nje nje diesel, pasi ecen pak fillon e djeg mire. Rrit presigun por luan gjithmone me kualitet. Ka ende ato pauzat e sezonit te kaluar, por do te ishte e pakuptueshme te ishte qe tani ne forme.

NGA MINUTA E 81 RANOCCHIA – PA VOTE.

BROZOVIC 6,5 – E vazhdon pikerisht aty ku e kishte lene, duke drejtuar orkestren nga mesfusha. E njejta forme si ne Boteror, asnje ndryshim. Ndonjehre e ekzagjeron, por me 1-2 takimet e tij eshte i paprekshem. Eshte ai lloj lojtari qe cdo regjizor ne futboll duhet te jete.

NGA MINUTA E 60 BORJA VALERO 6 – Luan me qetesi, duke drejtuar ne disa momente manovren. Nuk ben ndonje gje per tu mbajtur mend por asgje gabim nga ai.

POLITANO 6 Me shume se sa Felipe Luis, tmerri i tij me i madh pjesen e pare ishte Spalletti qe i bertiste nga pankina duke i terhequr jo pak here veshin. Disa here jashe pozicionit, por vleresohet per disa lojra mjaft te mira qe i jep shokeve mundesi te levizin mire ne sulm. Duhet te permiresohet ne zgjedhjet qe ben kur ka topin ne kembe.

NGA MINUTA E 71 JOAO MARIO 5,5 – Nuk futet ne fushe me shpirtin dhe deshiren per te treguar dicka me shume. Thjesht luan pa grinte.

LAUTARO MARTINEZ 7 – I ripropozuar si trekuartist ai eshte gjithmone i gjalle ne loje. Kerkon Icardin ne menyre konstante, ne pergjithesi kerkon qe te beje dicka me shume me topin por nuk e ngadaleson kurre lojen edhe pse e mban pak me shume sec duhet topin. Goli eshte manifestues i talentit krsitalin qe ai zoteron dhe qe nuk e ka treguar ende te gjithin. Nje mrekulli e tij hedh poshte Atleticon ne Wanda Metropolitano sot.

NGA MINUTA  E 71 KARAMOH 5,5 – Nuk futet mire ne loje edhe pse ka shume hapsira perpara nga kundershtaret. Kerkon te beje disa driblime qe skane asnje lidhje me skemat e Spallettit e qe nuk i hyjne ne pune askujt.

ASAMOAH 6,5 – Eksperimenton sot nje pozicion te ri duke luajtur sulmues i krahut te majte. Ai ka pak mungese vendimi ne 25 metrat e fundit, por mund te ndihmoje manovren sulmuese. I telekomanduar krosi qe Lautaro ktheu ne gol.

NGA MINUTA E 60 DE VRIJ 6,5 – Pa bere ndonje gje eksra, ai vendoset ne qender te mbrojtjes e nuk lejon askende te kaloje. Perkundrazi, i jep Interit luksin qe te nise shpejte aksionet nga mbrojtja.

ICARDI 6 – Oblak i mohon golin pas nje aksioni teper te bukur ku dribloi Gimenez dhe Godin. Interesant dialogu me Lautaron. Pak prezent ne zonen e rreptesise, duhet te rritet akoma me shume.

TRANJERI SPALLETTI 6,5 – Behet fjale per futbollin e gushtit, por pas 8 ditesh cdo gje fillon seriozisht dhe tekniku nga Certaldo nuk mund te shkoje ne Reggio Emilia pa siguri. Pavarisht fitores ne Wanda Metropolitano, mund te shenoje ne bllokun e tij disa hapa gjigand ne pesonalitet, mbajtje topi, nisje te shpejta si dhe sakrificen tek djemte e tij. Ky Inter ka mentalitet europian.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.