Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

899 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Lukaku i papermbajtshem, Perisic si i ri, por nje mesfushor ka qene fenomenal sot!

NOTAT – Lukaku i papermbajtshem, Perisic si i ri, por nje mesfushor ka qene fenomenal sot!
Inter Club Staff

Interi fiton nje ndeshje teper te veshtire ndaj Lazios, edhe pse e dominoi ate gjate gjithe 90 minutave.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve per sot dhe si rralle here, nuk ka asnje lojtar te vleresuar me me pak se nota 6.

HANDANOVIC 6 – Spektakolare, per nje si ai, ajo dalje ndaj Lazzarri qe mund te kishte sjelle pasoja teper te renda per Interin.

Shume mire edhe te gjuajtja e hidhur e Immobile. Nderkohe, asnje faj te goli i Escalante i cili devijoi nje top te Milinkovic-Savic. Sot mire.

SKRINIAR 6,5 – I pasakte dhe shume ne fazen e ndertimit sot. Shume topa te gabuar dhe te falur te Lazio.

Por gjigandesk ne mbrojtje, ku praktikisht nuk gaboi asgje dhe cdo lojtari te Lazios i ka rrembyer kohen.

Deciziv sidomos ne nje rekuperim topi ne kufijte e zones ku Correa po futej furishem.

DE VRIJ 6,5 – Emocioni kur luan perballe Lazios tashme ka kaluar. Ai ben nje paraqitje teper te rendesishme ne qender te zones.

Aty askush nuk i rremben kohen. Ne fazen e ndertimit te lojes gabon pak ose asgje. Ne fundin e lojes tenton edhe goditjen me koke per te shenuar.

BASTONI 6,5 – Shume i kujdesshem ne cdo mbyllje dhe praktikisht nuk rrezikon asnjehere diten e sotme.

Gjithmone me koken lart, gjen Eriksen dhe Perisic si dy aleate te mire per te cuar topin e per te shpetuar nga lojtaret e Lazios.

HAKIMI 6 – Pak i frenuar nga dyshja Marusic-Acerbi dhe nuk eshte se beri ndonje ndeshje shume brilante.

Kur ka hapsire, ai rrit shume xhirot. Edhe pse Parolo e ndalon te goli i mundshem i 3-0. Ai me topin ne kembe sot kishte shume presion dhe mbase duhet ta pasoje pak me shpejt.

Ishte ai qe shkaktoi edhe faullin e golit te Lazios. Por gjithesesi gjate lojes ben gjera qe ndihmojne skuadren.

NGA MINUTA E 91 DANILO D’AMBROSIO – Pa vote.

BARELLA 6,5 – Shihet qe eshte ne rrezik kartonash dhe nuk e zgjat shume doren (dhe as kemben…).

Nuk ishte momenti per te rrezikuar, dhe shpesh here tregohet i kujdeshem me duart lart si per te thene nuk preka njeri edhe kur kundershtari ishte dy metra larg.

Nderkohe, ne qendren e djathte nje prezence e perhershme nga ana e tij duke dominuar bashke me Hakimin qe jane bere si dy shoke te ngushte.

BROZOVIC 7 – Lider ne mesfushe, me kualitetin dhe sasine e duhur. Duket se tashme kemi ardhur edhe te pika e bashkimit me Eriksen, qe dukej si nje mirazh disa jave me pare.

Nje manifetim se ishte ne forme sot eshte topi i rrembyer ndaj Lazarri qe soli edhe golin e dyte te Interit.

Me nje karton mbi shpine, ai sot nuk e terheq kurre kemben, por tregohet super i saakte ama. Nje bravo e madhe.

ERIKSEN 6,5 – Shume kualitet, edhe pse te kesh perballe nje si serbi Milinkovic-Savic nuk eshte maksimumi.

Ai gjen disa rruge te pamundura per shoket, pason ne kohen e duhur, por sot nuk ndihmohet shume nga terreni i renduar i lojes.

Nderkohe, detyrat e Contes pa top po i ben shume mire. Ne rritje te vazhdueshme.

NGA MINUTA E 72 ROBERTO GAGLIARDIN ME NOTEN 6 – Futet ne fazen e lojes ku Interi donte frymemarrje.

Ben disa gabime, por shpesh here ndihmon skuadren ne pozicionim dhe ne prapavije. U fut mire ne loje.

PERISIC 6,5 – Ne versionin e mbrojtesit te krahut sot, ndjek Lazzarri kemba kembes de i behet nje hije e vertete.

I cmuar edhe kur Interi nderton, sepse vrapon shume sot. Edhe pse ne fund te fundit, perpara shihet shume pak. Sot me te vertete dukej si nje lojtar i ri.

NGA MINUTA E 91 MATTEO DARMIAN – Pa vote.

MARTINEZ 7 – Fiton penalltine dhe me te vertete ishte nje nga me te miret ne fushen e lojes pas disa gjerave teper te bukura ne fushe.

Nuk ndalet kurre si nje dem i cmendur, mbron topin, rekuperon, krijon, gjuan, shenon, pason. Praktikisht beri gjithcka.

Goli, qe kesaj radhe ishte i thjeshte, eshte nje premio per lojen e bukur.

NGA MINUTA E 78 ALEXIS SANCHEZ – Pa vote.

LUKAKU 8 – Ai firmos sot nje dopiete, por kryevepra e tij e vertete vjen te goli i trete i Interit qe sjell edhe 3-1 e Lautaros.

Ai merr perdore Parolo dhe e kalon si te ishte nje birile ne shpejtesi.

Shume i ftohte nderkohe te penalltia dhe shenon nje gol teper te vlefshem nderkohe qe te gjithe menduan se ishte ne pozicion jashte loje. Dominant.

TRANJER CONTE 7 – Ka nje okazion tjeter per te treguar se ky Inter ka lekuren e duhur per te luftuar per dicka te rendesishme dhe fiton ndaj Lazios, qe vinte nga 6 fitore radhazi.

Nuk ishte aspak e lehte, edhe pse Interi e beri te dukej e lehte. Lazio nderkohe ishte kthyer ne nje pasqyre te Interit ne fushe si rreshtim per ta ndalur, por nuk ja doli dot.

Skuadra e Inzaghit luan mire, por Interi ishte shume e pergatitur dhe e dinte si te bente keq. I jep besim Eriksen dhe Perisic kunder SMS dhe Lazzari dhe besimi i tij shpaguhet. Dy fitore personale per teknikun zikalter.

LAZIO: Reina 6, Patric 6, Acerbi 6, Hoedt 5,5 (dal 46′ Parolo 6), Lazzari 6, Milinkovic-Savic 6,5, Lucas Leiva 6 (dal 46′ Escalante 6), Luis Alberto 6 (dal 78′ Pereira sv), Marusic 6,5, Correa 5,5 (dal 70′ Caicedo 5,5), Immobile 5,5 (dal 70′ Muriqi 6). All. Inzaghi 5,5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.