Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

801 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – LuLa godet edhe kur vuan, por me i miri i ndeshjes eshte nje tjeter lojtar: ai qe ben Interin te shkelqeje!

NOTAT – LuLa godet edhe kur vuan, por me i miri i ndeshjes eshte nje tjeter lojtar: ai qe ben Interin te shkelqeje!
Inter Club Staff

Inter ka fituar nje ndeshje teper te rendesishme ndaj Torinos duke marre keshtu ne shtepi tre pike te mrekullueshme.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve zikalter pas ndeshjes se sotme:

HANDANOVIC 6 – Ai e shikon pjesen e pare si spektator, derisa Lyanco, shtylla dhe Lukaku e shpetojne nga nje gol praktikisht i bere.

Nderkohe, ne pjesen e dyte nuk therritet asnjehere ne detyre deri sa duhet te mbledhe nga rrjeta topin e shenuar nga Sanabria.

SKRINIAR 6 – Pasi kishte vene ne arkive golin teper te rendesishem ndaj Atalantes, kerkon ta beje kete gje edhe sot, por nuk ja del dot edhe pse rastin e kishte.

Nderkohe, ben nje gafe kur ne zone rrezohet shume lehte pas nje shtyrje dhe Sanabria shenon. Nderkohe, ai ishte edhe shkaktari i faullti qe solli shtyllen e Torinos.

DE VRIJ 6,5 – Ne menyre te pabesueshme ishte pak i pasakte ne fillim te ndeshjes, por rikthehet menjehere ne nivelet e tij pas disa minutash.

Shume i kujdesshem ne levizjet mbrojtese, kerkon edhe lavdine personale, por nuk ja del. Nderkohe prapa shume i sigurt.

BASTONI 5,5 – Ofron nje alternative loje (jo gjithmone te sakte) ne krahun em ajte te fushes ku i mungon gjeometria e Eriksen.

Ne menyre te pavullnetshme rreshqet ne zone dhe lejon Lyanco qe te godase me koke ne shtylle. Per fat te mire, fati ishte nga ana e Interit ne ate rast.

HAKIMI 5,5 – Ne korsine e tij ai perballet me Murru, qe ne 45 minutat e para e detyron te qendroje prapa.

Shton presionin ne pjesen e dyte, duke kerkuar disa kombinime, por gabon shpesh here. Nuk ishte ne formen e tij me te mire sot duke gabuar shpesh. Per pak shenon, por Sirigu nuk e lejon.

NGA MINUTA E 88 MATTEO DARMIAN – Pa vote.

BARELLA 6,5 – Nga tre mesfushoret, ishte ai qe u zgjaste me shume ne gjysmefushen kundershtare duke bere presing te larte.

Konfirmon se kuptohet mjaft mire me Hakimi duke rekuperuar shpesh here topin ne mesfushe dhe duke bere pasime te shpejta me te. Eshte gjithmone i fundit qe dorezohet te ky Inter.

BROZOVIC 5,5 – Luan keq me topin e pare dhe ndeshja e tij sot nuk ishte ne lartsine e duhur. Pavarsisht se ishte ai qendrori, mbase i mungoi Eriksen ne pjesen e pare.

NGA MINUTA E 80 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 7 – Ai ndryshon ndeshjen ne pak minuta, duke nisur nej top te embel per Lautaron qe perfundon pas shpines se Sirigu.

Nderkohe, ndihmon skuadren ne manovren e pergjithshme duke i shtuar siguri Interit.

GAGLIARDINI 5,5 – Conte zgjedh centimetrat e tij per ti bere balle mungesave dhe Eriksen qe nuk ishte ne 100% te formes se tij.

Por ai eshte shume dobet per te luajtur tek ky Inter dhe tashme diferenca me shoket e skuadres qe jane titullare eshte e dukshme.

NGA MINUTA E 55 CHRISTIAN ERIKSEN ME NOTEN 6,5 – Ai fut kemben ne fushe dhe ekuilibri i ndeshjes prishet komplet.

Direkt e fillon me nje vertikalizim qe sjell edhe penalltine. Nje tregues tjeter qe ai ben nje futboll totalisht te ndryshem me disa lojtare te tjere.

Rrit besimin e Interit ne mbajtjen e topit, rrit shpejtesine e manovres por edhe vrapon pa top per te ndihmuar skuadren ne momente nevoje.

PERISIC 5,5 – Ai gjen konfirmimin e disate ne krahun e majte ku perballe sot kishte Vojvoda ndaj te cilit vuajti jo pak.

Nderkohe, disa here ndihmon skuadren me disa krosime, por jo edhe aq te sakte. Pastaj del per ti lene vendin Young. Jo nje nga ndeshjet me te mira te tij keto kohe.

NGA MINUTA E 55 ASHLEY YOUNG ME NOTEN 5,5 – Pas shume pankinave rresht, rigjen fushen e lojes dhe gjen gjendjen fizike te duhur per te luajtur.

Por nuk ja del ne misionin e tij per te bere me mire se Perisic sepse Interi vazhdoi te vuante ne krahun e majte edhe pas futjes se tij.

LUKAKU 6 – Duel fizik me Bremer, por pa u limituar ne asnje moment. Leviz shume, por nuk futet gjithesesi ne ritmin e ndeshjes.

Shpesh here vrapimi i shkon kot por edhe gabon ne pasime. Gjithesesi, shenon emrin e tij ne tabelen e ndeshjes edhe ne nje dite jo per te me nje penallti perfekte.

LAUTARO 6,5 – Eshte ne forme dhe duket te te gjitha levizjet qe ben qe jane gjithmone inteligjente. Goditje me te paren, me take, me koke.

Arrin te vendose nje ndeshje qe do te thote shume per Interin dhe per ta ardhmen e zikalterve ne kete sezon te gjate dhe te veshtire.

NGA MINUTA E 88 MATIAS VECINO – Pa vote.

TRANJER CONTE (STELLINI) 6,5 – Rikthehet (si i skualifikuar) ne Torino duke koleksionuar prezencen e 500 ne drejtimin e nje klubi e duke sfidnuar keshtu fatin e keq e shifrave jubilare.

Ai asnjehere nuk kishte fituar ne ndeshjen e 100, 200, 300 dhe 400, por me Interin eshte nje histori tjeter.

Pa Vidal dhe me Eriksen te lenduar disi, ai zgjedh Galgiardinin. Por sapo mundet, e nxjer per te futur Eriksen.

Gjithesesi, guximi i treguar me zevendesimin Sanchez-Brozovic tregon me se miri se ai ka besim dhe e ka skuadren ne kontroll. Aq shume sa mund te besoje edhe te rrezikoje.

TORINO: Sirigu 6,5; Izzo 5,5, Lyanco 6,5, Bremer 6,5; Vojvoda 5,5 (dall’88’ Gojak sv), Baselli 5,5 (dal 49′ Linetty 5,5), Mandragora 6, Lukic 5,5, Murru 6 (dal 67′ Ansaldi 6); Verdi 6 (dal 67′ Zaza 5,5), Sanabria 6,5 (dall’88 Belotti sv). All. Nicola 6.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.