Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

534 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – LuLa komandon, Darmian i besueshem por cfare katastrofe Hakimi: meriton noten…

NOTAT – LuLa komandon, Darmian i besueshem por cfare katastrofe Hakimi: meriton noten…
Inter Club Staff

Inter ka marre ne shtepi nje trepikesh tjeter te rende per vrapimin drejt fitimit te Serie A dhe kesaj radhe viktima ka qene Sassuolo.

Nderkohe, keto kane qene notat e skuadres zikalter, qe sot ka zhvilluar nje ndeshje mesatare edhe pse ka marre tre piket.

HANDANOVIC 6 – Nje administrim normal per te, deri te goli i bukur i Traore qe nuk pati cfare te bente. Nuk mund ta arrinte ate flake qe doli nga asgjeja.

SKRINIAR 6,5 – Shume i kujdesshem mbi Boga, si ne pjesen e pare kur ndal nje gjuajtje ne menyre spektakolare.

Nuk eshte nje rastesi qe Sassuolo qe gjeti golin e saj pikerisht ne momentin kur ai ishte jashte per shkak te nje topi qe kishte marre ne fytyre.

DE VRIJ 6 – Pa piken e referimit Brozovic perpara, i takon qe te luaje me top ne kembe duke e kaluar vete presingun.

Shume i kujdesshem te nderhyrjet, dhe rrezikon edhe penalltine ne momentin e golit te dyte te Interit. Ben nje nderhyrje fenomenale ndaj Harsalin, por ky i fundit me pas ishte ne pozicion jashte loje.

DARMIAN 6,5 – Nje garanci, edhe ne nje rol qe nuk eshte i tiji. Nuk ka nje kembe si te Bastonit, por eshte shume i zoti per te mbajtur pozicionin.

Conte e di qe mund te besoje gjithmone te nje lojtar si ai qe nuk zhgenjen asnjehere ne fushen e lojes, pavarsisht se ku luan.

HAKIMI 5 – Me te vertete katastrofal sot, sidomos te goli i pesuar. Ai ben shume keq perpara por akoma edhe me keq prapa.

Ndonjehere duket si nje lojtar ndryshe nga ai qe kemi pare jave me pare. Goli i Traore lind nga nje gabim i tiji. Nje periudhe jo e mire per marokenin.

GAGLIARDINI 6 – I rregullt, merr pjese (edhe pse ne ritmet e tij) ne te dyja fazat duke treguar nje gjendje te mire atletike.

Ben disa here levizje te mira pa top, por nuk ka gjithmone shkathesine per te perfituar nga topat qe ka ne kembe e per tu bere deciziv.

NGA MINUTA E 70 MATIAS VECINO ME NOTEN 5,5 – Ai duhet e fuste fizikun ne loje ne finale, por ne fakt humbet kohe duke vrapuar pas kundershtareve pa ndihmuar skuadren. Jo mire.

BARELLA 6,5 – Cfare surprize. Pas disa javesh si djalosh i mire, ai merr nej karton te verdhe qe nuk duhej te merrej.

Rreshket keq dhe merr nje karton te merituar. Nderkohe, per sa i perket ndeshjes, luan me te vertete shume mire.

Ben nje pune per tu pergezuar si perpara por edhe prapa. Eshte nje lojtar qe Conte nuk do donte te hiqte dore kurre nga ky Inter.

ERIKSEN 6 – Rikthehet me ne fund te interpretoje rolin e playmakerit, 9 ndeshje pas heres se fundit qe ka bere kete gje.

Asgje ne vecanti sot, por as ndonje gje e gabuar. Transmeton gjithmone qetesi per shoket duke dhene topa te sakte.

Por sot ne nje loje pa top, ai u duk sikur ishte pak i tepert per shkak se ai dashuron pikerisht lojen me top.

NGA MINUTA E 58 STEFANO SENSI ME NOTEN 6,5 – Mire se rikthehesh edhe si zikalter! Ne mbajtjen e topit ne nje faze delikate te ndeshjes ai del ne pah.

Fsheh shpesh here topin nga kundershtaret por ben edhe disa nderhyrje te mira. Duket sikur ka deshire te rikthehet.

YOUNG 6,5 – Nje pjese e pare e mrekullueshme, pas nje ndeshje ne Bologna ku nuk luajti aspak mire.

Ai shtyn Consiglin te marre nej karton te verdhe dhe me pas dergon Lukakun drejt goli te pare te ndeshjes. Ne pjesen e dyte e vuan pak Toljan.

MARTINEZ 7 – Nje ndeshje tjeter shume e mire e xholit sulmues te Interit, i cili drejton ne menyre te madhe pa hequr dore aspak nga sulmi edhe ndertimin e lojes. Eshte mire dhe shihet. Ka gjetur te Lukaku parterin perfekt.

NGA MINUTA E 76 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 5,5 – Humbet nje rast vetem per vetem me portierin duke derguar topin siper portes.

Por jo vetme kaq: ai humbet momentin dhe pason me nje moment vonese Lukakun duke e nisur ne pozicion jashte loje. Mund te ndihmonte me shume se kaq.

LUKAKU 7 – Pervec pafundesise se brrylave qe merr nga Marlon, ai gjen mundesi te jete protagonsit absolut.

Gjen golin e pare me koke dhe me pas jep edhe nje assist te mrekullueshem per Lautaro Martinez qe nuk gabon.

Ben te njejten gje edhe per Sanchez por ky i fundit gabon. Sa keq qe dopieta nuk i vjen per shkak te nje gabimi te Sanchez ne pasim ne fund. I lodhur, por gjithmone deciziv.

ALL. CONTE 6,5 – Dhjete fitore radhazi, por sa shume vuajtje. Perballe ishte nje Sassuolo me shume mungesa, por plot me deshire.

Sassuolo nuk kishte asgje per te humbur, nderkohe Interi ishte ne nje lloj stadi ku donte te luante por edhte ruante energji.

Zikalterit duken pak te lodhur, por nje ndeshje ne tre dite peshon pak dhe mungesat gjithashtu.

Nje levizje shume e mire futja e Sensit, me pak ato te Sanchez dhe Vecino. Rezultati ama eshte i vetmi gjykim ne keto kohera dhe bravo tranjerit per kete!

SASSUOLO: Consigli 6, Toljan 6 (dal 75′ Haraslin 6), Chiriches 5,5 (dal 90′ Karamoko sv), Marlon 6,5, Rogerio 5,5 (dal 75′ Kyriakopoulos 5,5), Obiang 6, Lopez 6,5, Traore 7, Djuricic 6, Boga 5,5 (dall’80’ Oddei sv), Raspadori 5,5. All. De Zerbi 6,5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.