Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,395 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Mbas Harry Kane, Skriniar dhe De Vrij “fshijne” Higuain!

NOTAT – Mbas Harry Kane, Skriniar dhe De Vrij “fshijne” Higuain!
Ardis
  • On 21/10/2018, 23:35

HANDANOVIC 6 -Milani i lojes se bukur nuk i krijon shume probleme.

VRSALJKO 6 – Ne pjesen e pare shume agresiv krahu i djathte. Ne pjese te dyte zgjedh te qendroje me poshte dhe nuk merr pjese shpesh ne sulm.

DE VRIJ 7 – Ne mbrojtje eshte siguri absolute, ne sulm eshte personi me i rrezikshem, me nje traverse te goditur dhe per Donnarumma-n, te pamundur per ta arritur. Konfirmohet nje lider i vertete.

SKRINIAR 7 – Ndoshta i nxitur nga kritikat e trajnerit te kombetares sllovake, kthehet ne nje version te nje muri te pakalueshem.

ASAMOAH 5 – Mbremje e veshtire per ganezin, mbase i trembur nga Suso. Arrin ta markoje por ben shume gabime me pasimet.

VECINO 6.5 – Rritet me kalimin e lojes, si gjithmone, per pak sa nuk realizon nje gol ne pjese te pare, me pas jep nje asist per Icardin ne minuten 92′.

BROZOVIC 6.5 – Luan me gjysem kapaciteti, me nje kofshe plotesisht te fashuar. Edhe pse ne kete gjendje nuk heq dore, vrapon mbas cdo topi. Do t’ju shkonte ndermend nje vit me pare qe te shikoje nje Brozo te tille?

POLITANO 5.5 – Nuk ben nje ndeshje madheshtore. Kerkon te beje dicka, por nuk arrin te kaloje dot Rodriguez.

NAINGGOLAN 6 – Nuk arrin te beje gje ne kohe sepse Biglia e demton. Zemerimi i tij do te na kishte sherbyer.

PERISIC 5.5 – Pothuajse te njejten situate si me Asamoah. Nuk i dalin dribbling ne shpejtesi, per me teper ja veshtireson situaten edhe kofsha.

ICARDI 7 – Dy topa, dy gola. Nje u anullua per shkak te vendimit per pozicion jashte loje, nje gol me asist te Vecino. Fiton sfiden e bomber-ve kunder Higuain.

BORJA VALERO – Dalja e Nainggolan i ben interistat te “shëmben” ne depresion, perkundrazi “il Professore” futet ne fushe per te drejtuar manovren zikalter. PA FRIKE.

KEITA 6 – Provon te levize manovren e sulmit, dergon shume krosime te rrezikshem, por nuk arrin te jete vertet i rrezikshem.

CANDREVA – Pa Note.

SPALLETTI 7 – Interi, mbasi nje jave kritikash mbi lojen, luan me mire se Milan-i aq shume te lavderuar dhe fiton me merite. Nje mentalitet solid madheshtor: merita eshte e plotesisht e tij mbas nje nisje sezoni te shemtuar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.