Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,756 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat: Mbrojtja, prova kalon me sukses. Cfare Rolando!

Notat: Mbrojtja, prova kalon me sukses. Cfare Rolando!

| On 09, Mar 2014

6

Handanovic

Prek dy topa gjithe pjesen e pare, ne nje dalje pak “naive” dhe ne nje pritje ne dalje. Pret mire gjuajtjen e Kurtic ne pjesen e dyte, pastaj nuk ka me rreziqe.
7

Rolando

Te kontrollosh Cercin nuk eshte detyre e thjeshte, por ai e ben me se miri. Fantastik sidomos per qetesine me te cilen menaxhon situatat, sidomos nderhyrja ne fund te ndeshjes qe ndoshta vlen dy pike per Interin.
7

Ranocchia

Rifutje e rendesishme per te. Ishte thirrur ne prove per te dhene nje pergjigje pozitive dhe ben nje paraqitje si ne kohet me te mira. Asnje rrezik, dhe ja del me se miri te neutralizoje rrezikun Immobile, sidomos ne pjesen e pare. Ne cdo nderhyrje shoqerohet me duartrokitje. Ishte mundesia e fundit, por e ka kaluar me sukses.
6

Campagnaro

Shans i ri si titullar per argjentinasin, nga i cili, cuditerisht, fillojne shume iniciativa sulmuese te skuadres. I admirueshem per shpirtin e gares, del per nje problem fizik.
5,5

Jonathan

Shume shpesh duket sikur eshte ne veshtiresi dhe pa ide. Ben ndonje levizje te mire, megjithate duket qe nuk eshte ne formen me te mire, ate qe e kemi pare ne fillim te sezonit.
5,5

Guarin

Grinta dhe deshira per te bere mire nuk mungojne aspak, por rezultatet nuk jane gjithmone ne perpjestim te drejte me kete. Megjithate ben nga nje levizje te mire ne cdo pjese, qe nese do te ishin me te shpeshta, do te flisnim per nje tjeter lojtar. Shpeshhere eshte kokeforte dhe ben gjuajtje te pamundura. Megjithate, del mes duartrokitjesh
7

Cambiasso

Pa veshtiresi dhe pa rrezikuar aspak, sjell tre piket ne shtepi. Perla e ndeshjes eshte asisti fitues per Palacio ne momentin e golit. Pjesa e dyte duke kursyer energjite, por megjithate kualiteti nuk mungon aspak. Ndeshje shume e mire.
6,5

Hernanes

Pune shume e mire ne fazen e projektimit te sulmit, kerkon edhe lavdi personale kur shikon porten, por mungon precizioni per pak centimetra. Shume konkret, dhe cdo prekje e topit duket si nje perkedhelje. Duartrokitje edhe per punen ne faze mbrojtese.
5,5

Nagatomo

Nga ana e tij eshte korsia me dinamike e Interit, edhe pse nuk vine shume ide. SHpeshhere duket kokeforte dhe kerkon duelin individual, duke i munguar edhe mbeshtetja e pershtatshme. Nje gabim delikat ne fund, qe nis aksionin e rrezikshem te mos konkretizuar nga El Kaddouri.
6,5

Palacio

Duket pak konfuz dhe jo bindes ne levizje. Prova e tij nuk do te ishte nga ato qe mbahen mend, nese nuk do te kishte shenuar ate gol fantastik. Para pak minutash, Padelli i kishte mohuar nje gol me nje pritje fantastike pas gjuajtjes me koke.
6

Icardi

Qe ka shume deshire te beje mire ne ndeshjen e pare si titullar ne syte e tifozeve te tij, kuptohet menjehere kur ushtron presion pas 30 sekondash loje. Mire ne kontrollin e topit, dhe i jep mundesi manovres sulmuese. Por ndjesia eshte se nuk sherbehet aq sa duhet.

Zevendesuesit

6,5

(69′) Kovacic

Impakti i pare me ndeshjen eshte shume i mire. Koken poshte dhe shume pune. Ja del mire, madje kerkon edhe gjuajtjen. Pozitiv.
6,5

(66′) Andreolli

Edhe ai futet mire ne ndeshje, edhe pse nuk mbahet mire hera e fundit qe ka luajtur. Ben nje nderhyrje perfekte mbi Meggiorinin.
PV

(89′) Taider

Shume pak minuta per te gjykuar

Trajneri

6

Mazzarri

Me ne fund vijne tre pike te arta, shume te vlefshme per klasifikimin. Gjithcka pas nje ndeshjeje ku rrezikohet shume pak, dhe ne ritmet me te cilat jemi mesuar ta shohim Interin kunder skuadrave qe mbyllen ne mbrojtje. Vlen te theksohet prova e mire e mbrojtjes, pavaresisht mungesave te Juan Jesus dhe Samuel.
© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.