Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

5,382 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Milan-Inter 2-2, Candreva shpirti sulmues i skuadres, Medel qendror gjithmone, Icardi keq…

NOTAT – Milan-Inter 2-2, Candreva shpirti sulmues i skuadres, Medel qendror gjithmone, Icardi keq…
Inter Club Staff

Interi arrin te dale me nje pike nga nje ndeshje ku mund te kishte dale me 0 por qe nga menyra se si u interpretua loja meritonte shume me shume. Keto jane notat e ndeshjes, edhe pse pak me vonese:

HANDANOVIC 5,5 – Praktikisht i gjuajne ne porte vetem dy here dhe e mposhtin po aq here. Mund edhe te rrinte ne shtepi. E veshtire te kapej gjuajtja e pare, mund te bente me shume tek goli i 2-1.

D’AMBROSIO 6,5 – Nder me te miret ne fushe nga ata me bluze zikalter. Kishte shpirtin e iniciatives dhe fut ne zone edhe topa interesant, dy nga te cilet gabohen nga Icardi dhe Perisic. Edhe ne mbrojtje mire, vuan ndonjehere nga Niang, por rralle. Mire ne sulm bashkepunimi me Candrevan.

MEDEL 6,5 – Gjuri e tradheton ne minuten e 37 dhe e detyron te dale nga fusha si me i miri deri ne ate cast. Nuk gabon pothuajse asgje. NGA MINUTA 37′ MURILLO 6 – Disa dyluftime me Niang dhe Bacca, ndonje nderhyrje klasike e tij gabimi qe solli nisjen e aksionit te golit te dyte te Interit. Noten kaluese ja jep vetem sponda qe beri per golin e barazimit nga Perisic, sepse ishte ai qe e preku topin me koke.

MIRANDA 5,5 -Me Baccan eshte nje duel konstant dhe shpesh kolumbiani fiton pozita ndaj tij duke krijuar hapsira edhe per shoket e skuadres. Shume keq tek goli i dyte i Susos kur u kalua si ndonje mbrojtes i kategorive inferiore. Ai gabim i golit te dyte sjell nje note negative per njeriun qe mban ne kembe mbrojtjen e Interit edhe ne ditet e tij me te kqija.

ANSALDI 5 – Jo keq ne sulm, ku shtyu disa here, por kalohet me lehtesi nga Suso tek goli i 1-0 duke i dhene kohe qe spanjolli te beje ate qe di te beje me mire. Mbrapa nuk ofron asnje garanci dhe Suso praktikisht e ‘hengri’ te gjithin deri ne ate pike sa detyroi Piolin ta zevendesonte. NGA MINUTA 65′ NAGATOMO 6 – Impakt i mire, nuk kroson kurre dhe gjendet gjithmone ne cdo aksion. E gjithashtu edhe prapa nuk le shume hapsira.

BROZOVIC 5,5 – Pioli i beson atij celesat e mesfushes dhe kroati mundohet qe te shpagoje besimin e tranjerit duke luajtur shume topa dhe duke nisur mjaft iniciativa edhe pse kishte shume veshtiresi. Por me kalimin e kohes humbet qetesine dhe efikasitetin, duke u bere nje luks qe Pioli smund t’ja lejonte vetes. NGA MINUTA E 77′ JOVETIC 5,5 – Impakti i pare eshte nje karton i verdhe. Duhet ti jepte kreativitet sulmit, ndoshta duke dhene ndonje pasim kyc, por ngaterrohet me bluzat kuqezi ndoshta.

JOAO MARIO 5,5 – E nis si trekuartist, por instikti i portes e shtyn qe te tentoje disa here gjuajtjen. I mungon asi pasimi i fundit qe mund te nxjerre perpara portes shoket e skuadres ne 16 metrat e fundit. Por eshte nje gjickaberes ne mesfushe, dhe prandaj pritet me shume nga ai e ne ndeshjen e djeshme nuk ishte ‘as mish e as peshk’. Ja del mjaft mire kur ka topin ne kembe, por i mungoi koha dhe interpretimi i duhur ne kete ndeshje.

KONDOGBIA 5 – Kishte nje shans te jashtezakonshem por e gaboi. Nuk mjafton deshira e mire, limitet teknike vazhdojne te jene prezente. Fiziku i tij i jep mundsi te rekuperoje edhe gabimet qe shkakton po vete, por ne ndeshjen e djeshme beri shume pak per te merituar hapsire ne nje ndeshje te ketyre niveleve.

CANDREVA 7 – Per aq kohe sa ka benzine, eshte shpirti i Interit. Mer pjese pothuajse ne cdo aksion dhe kerkon gjuajtjen nga jashte, deri sa arrin te dhuroje nje perle qe do te mbetet ne mendjen e Interistave per shume kohe. Ka nje te djathte mjaft te mire dhe u mundua te ndihmoje skuadren si ne te djathte e si ne qender.

ICARDI 5 – E prisnin te gjithe nje gol nga ai, donin ta shikonin te festonte golin e pare ndaj Milanit. E ne fakt humbet rastin e radhes per ta bere kete gje me nje paraqitje zhgenjyese, e karakterizuar nga shume vrapim dhe impenjim, por zero saktesi perpara portes. Aty ne fakt gaboi dy here ne dy raste te pastra qe i kushtuan shtrenjte Interit ne fund.

PERISIC 6,5 – Pjesa e pare per te vne duart ne koke: arrin te humbase cdo gje te mire qe arrin te krijoje Interi, njehere me koke e njehere nje gjuajte qe duhet te ishte ndalur ne rrjete por ai nuk e gjuan mire. Nuk ka ate gjendjen fizike qe jemi mesuar ta shikojme gjithmone, duket jo mire ne krahasim me lojtaret e tjeret duke pare se ai eshte nje sulmues krahu i jashtezakonshem per karakteristikat e tij. Pastaj ne fund arrin te gjeje golin aq shume te kerkuar nga Interi dhe nuk lejon fitoren e Milanit.

TRANJER PIOLI 6 – E nis ne nje menyre elektrizuese eksperiencen e tij tek Interi. Qellon ne shenje me levizjen Medel si mbrojtes qendre dhe fati i keq e detyron ta nxjerre ne fundin e pjeses se pare. Avantazhi i Milanit eshte aq shume absurd sa ai smund te kete asnje pegjegjesi (edhe pse duhet te punoje per kete), por mesfusha e hedhur ishte shume eksperimentale dhe duhet te rishihet. Perisic i mohon nje humbje qe do te kishte qene me te vertete e padrejte. 

ARBITRO: TAGLIAVENTO 6  – Esagera ammonendo Kondogbia, poi perde un po’ il controllo dei cartellini. Tende a fischiare ogni minimo contatto lasciando poco spazio alla continuità del gioco. Il Milan protesta per l’1-1, ma non ne ha motivo. Non convincono alcune sue valutazioni, ma in generale ne esce bene.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.