Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

5,412 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat – Milito eshte per noten 10, Ricky vlen 30 €

Notat – Milito eshte per noten 10, Ricky vlen 30 €
Ardis
  • On 22/09/2013, 15:23

Handanovic 6,5 – I gjuajne 5 here ne drejtim te portes se tij por asnjehere ne rrezik. Tashme eshte bere i pazevendesueshem dhe kjo eshte nje garanci. Nje gol te pesuar ne 4 ndeshje, jo keq per bilancin e tij derime tani.

Campagnaro 6,5 – Tashme nuk ka nevoje qe te dale perpara mesfushes per ti dhene nje dore shokeve te tij. I mjafton qe te qendroje ne pozicionin e tij dhe te drejtoje mbrojtjen. I jep zgjidhje disa situatave ne zonen e Interit me sigurine e perhershme qe e karakterizon.

Ranocchia 6,5 – Boshti i qendres se mbrojtjes, nuk vuan dhe aq shume per te markuar Floro Flores dhe Zaza-n. Gjakftohte si zakonisht, mban te larte nivelin e perqendrimit.

Juan Jesus 7 – Nje luan, nga ana e tij nuk kalon asnje. Del disa here nga zona e mbrojtjes me shpejtesi ne drejtim te sulmit dhe jep disa kros si te jete nje lojtar krahu. Mund te quhet garanci per Interit apo eshte akoma shpejt?

Jonathan 6,5 – Gabon ne disa iniciativa personale por eshte gjithmone ne vendin e tij. Arrin te bllokoje ne mbrojtje edhe sulmet e krahut te Sassuolo-s. Mund ti shfrytezonte me mire rastet kur ndodhej ne 16 metersh, por eshte mire edhe keshtu. (Nga minuta 67 Wallace 6 – Nuk ka kohe qe te veje ne dukje cilesite e tij, por gjithsesi luan dhe ben punen e tij ashtu sic beri ne Catania).

Guarin 6,5 – Kerkon i deshpuruar golin me levizjet dhe konkluzionet e tij nga distanca. Nuk eshte akoma ne gjendjen e tij me te mire, por kur vrapon i ve ne shume veshtiresi lojtaret e Sassuolo-s.

Cambiasso 7 – Nuk vihet re shume ne loje, por kjo gjithashtu eshte nje merite. Gabon shume pak, nuk e humb asnjehere drejtimin dhe taktikisht lejon Guarin dhe Taider te zbarkojne ne sulm. Me pas kur vjen ne sulm, arrin te shenoje nje gol te papare.

Taider 7 – Kush e di se cfare mendojne ata qe e kane kritikuar kete blerje kur Interi hodhi 5 milione € per bashkepronesine e tij me Bologna-n. Ka arritur te futet ne mekanizmat e Mazzarrit duke u bere i nevojshem dhe i paprekshem. Shume kualitet, vete sakrifikohet dhe nje gol e gjysem per tia bere jeten me te veshtire Kovacic. (Nga minuta e 56 Kovacic 6 – Hyn ne loje kur gjithcka ishte ne administrim te Interit dhe kerkon te jape edhe ai kontributin e tij, por Milito sot shpertheu per te vene re talentin e tij. Disa iniciativa personale interesante, por vuan shume konkurrencen me Taider).

Nagatomo 6,5 – Nuk arriti te shenoje gol sot por gjen menyren qe te behet i bezdishem per kundershtarin dhe vihet re menjehere, duke i sherbyer Palacios nje asist qe zbllokon rezultatin 0-0. Shume vrap ne krahun e tij dhe shume kujdes ne mbrojtje, serish i nje niveli te larte.

Alvarez 8 – Pervecse eshte tmerresisht efikas, tashme eshte bere nje lojtar shume terheqes ne vetvete. Nje loje e nivelit te larte nga ana e tij, drejton gjysmen e kundersulmeve zikalter, jep asist te paparashikueshme, mundohet te mbaje gezimin e golit (e lehte, e lehte) dhe ben ski ne mbrojtjen e Sassuolos perpara se ti dhuroje Militos gezimin e kthimit tek goli. 30€ qe kane paguar tifozet miqte per te pare ndeshjen, me lojen e tij ja vlejti mundimi.

Palacio 7,5 – Kur e shikon ne fushe te vjen cudi si ka mundesi qe ne listen e Top Player emri i tij nuk rezulton. Shenon golin  qe hap festen dhe eshte shume deciziv per dy golat e tjere. (Nga minuta e 54 Milito 10 – Nje vleresim note sigurisht romantik, pavaresisht gezimit qe u rikthye mbas 7 muajsh dhe pritjes se madhe tek rikthimi i golit, e sjell ate ne eliten e sulmuesve te klasit te larte. Miresevjen serish, Principe.

Mazzarri 7,5 – Kartolina e kesaj transferte eshte fytyra e tij mbas golit te shenuar nga Diego Milito: i relaksuar, i qete dhe pak i mallengjyer. Shoket ne pjese te pare luajne per El Principe, duke i ndjekur ne perfeksion detajet e ndeshjes se formuluara nga trajneri kete jave. Pavaresisht rezultatit, edhe pak nga numri i kushtezuar i lojtereve kundershtare, ka arritur te transmetoje per te disaten here personalitet nje skuadre totalisht ne mungese te vetebesimit qe nga maji i shkuar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags