Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,086 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat: Naga-Dodo, mama mia! Kovacic, nga nje planet tjeter. Bonazzoli tregon si luhet ne Meazza!

Notat: Naga-Dodo, mama mia! Kovacic, nga nje planet tjeter. Bonazzoli tregon si luhet ne Meazza!
Inter Club Staff

Interi barazon nje ndeshje qe duhet ta kishte fituar ne Meazza por ne te njejten kohe nje ndeshje te cilen e rrezikoi seriozisht per ta humbur. Keto jane notat e ndeshjes se sotme ky bie ne sy nje Kovacic fenomenal:

Handanovic 6 – Ne fakt nuk ka prekur asnjehere top ne raste te tjera pervec dy rasteve kur mori topin nga fundi i rrjetes. Tek goli i dyte mund te bente me shume por kishte shume pak fushpamje.

D’Ambrosio 6 – Eshte i vetmi lojtar qe i ben me saktesi detyrat nga mbrojtesit e krahut te Interit dhe kjo nuk eshte pak. Eshte ai qe i jep assistin Palacios tek goli i barazimit.

Ranocchia 5 – Ndonjehere avancon shume e duket si ndonje mesfushor qendre. Duket Lucio pa qene Lucio. Ben mbrojtesin e qendres por ne mbrojtje nuk shihet asnjehere, e as tek golat e Lazios.

Juan 6 – Eshte ai qe duhet te markoje Felipe Anderson por nuk ja arrin dot ne 100%. Ben disa gabime por shpeton Interin nga goli i 2-3 tek rasti i Djordjevic.

Dodo 4 – 44 minuta ne fushe dhe nuk kupton absolutisht asgje nga ato qe ndodhen ne fushe. Zevendesim i deshperuar.

Guarin 5 – Ne pjesen e pare nje nga lojtaret qe luajten ‘me pak keq’. Ne pjesen e dyte e mori publiku ne shenjester dhe nuk ishte me aspak i qete. Keq.

Kuzmanovic 6 – Nuk ben ndonje loje super, vertikalizimet brilante pothuajse nuk i beri fare, por nje loje te mjaftueshme. Eshte prezent. Nuk beri as ndonje gabim te rende. Mbetet nje prezence e nevojshme ne mesfushe.

Kovacic 8 – Lojtar i nje planeti tjeter, nje nivel tjeter futbolli, nje gjuhe tjeter futbollistike ne krahasim me shoket e skuadres. Rritet ne menyre te jashtezakonshme ndeshje pas ndeshje, minute pas minute. Eshte nje futbollist i ‘bukur’ ne fushe me plot gojen.

Nagatomo 5 – 8 minutat e pare ngjajne me nje film te Dario Argento. Pastaj kalojme nga horror ne thriller qe eshte i frikshem, por le te qendrojme ne fushe.

Icardi 5 – Beteja me mbrojtesit, topin, fushen. Por ne fund kombinon pak ose asgje.

Palacio 6 – Vuan shume kunder De Vrij, shpesh shihet ne gju, sintome e nje semundje te pergjithshme. Por nuk e terheq kurre kemben dhe ne fund arrin tek nje gol qe mund te jete nje bekim.

Medel 6 – Duhet ndoshta nje sekond me shume per te kontrolluar topin por pa mburojen e tij para mbrojtja ndahet ne copeza.

Bonazzoli 6,5 – Futet me nje agresivitet te madh dhe jep leksione si nje veteran se si duhet luajtur ne San Siro.

Mancini 5,5 – Ben dhe zhben ne pjesen e pare tek formacioni. Ndryshon lojtaret e krahut me njeri-tjetrin e me pas njerin e heq qe ne pjesen e pare. Por skuadra luan nje futboll tjeter ne krahasim me te kaluaren dhe deshmon qe ka nje karakter tjeter. Te pakten ka dicka nga e cila mund te riniset. Por, mjaft me eksperimente.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.