Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

5,904 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – One Guaro Show, Shaqiri eshte nje mrekulli…

NOTAT – One Guaro Show, Shaqiri eshte nje mrekulli…
Bujar Berishaj

Kjo ishte. Interi fiton dhe bind. Per te dyten here radhezi ne kampionat, gje qe kishte pak kohe qe nuk kishte ndodhur e fiton ne nje fushe si ajo e Atalantes. Nje fitore qe mund te kete edhe sinonime si: Asfaltim. 1-4 dhe te gjithe te gezuar ne shtepi: Interi eshte, po lufton!

Nderkohe keto jane notat e lojtareve ne ndeshjen e sotshme:

HANDANOVIC 6 – Llogaria e tij me nje fat te mire jeton nje kapitull te ri kur Pinilla, me zero centimetra larg nga porta, dergon topin ne yje, me keq se Dybala, per te ezauruar ne kokluzionin e Moralez. Pastaj, vazhdimisht behet spektator i lojes, deri kur duhet te vrapoj per tu nxehur.

CAMPAGNARO 6,5 – Zbret ne fushe me nje deshire te madhe, nuk e terhoqi kurre kemben. Nje prezence qe ndihet jo pak.

RANOCCHIA 6 – Tregon ne minutat e para disa probleme ne mbulim, deri ne momentin qe Pinilla i mer kohen duke i dhene Moralez topin per barazimin. E keshtu i dha nje mesim se ne fushe duhet pak ashpersi. Me pas Atalanta humb efikasitetin dhe ai rritet!

JUAN JESUS 6 – Ka disa pergjegjesi tek goli i Moralez, i cili u la shume i lire per te goditur. Por me pas punon si gjithmone me fizik dhe karakter.

SANTON 6,5 – Ndonjehere duket sikur do te krijoje probleme ne mbrojtje, por eshte i vendosur. Nje pjese e pare me ndonje leshim te vogel por me pas luan me zemer si ne fazen mbrojtese e ate sulmuese duke nisur aksione te rrezikshme.

MEDEL 6,5 – Vetem qe te ndaloje kundershtaret i lejon vetes ndonje here edhe nderhyrje killer si ajo e Moralez, por duket qe nuk i ben qellimisht. Luan gjithmone me zemer. Gjithmone gati per te luftuar.

GUARIN 8,5 – Sapo fillon ndeshja menjehere i rremben nje penallti te qene Bellinit. Prezenca e tij ne fushe eshte nje rrezik i vazhdueshem per mbrojtjen e Atalantes. Sa her kap topin aksioni i Interit behet menjehere i rrezikshem. Magjistar i vertete tek goli i 1-2, e beri ne momentin e duhur. E me pas nje super gol tjeter e nje asist per Palacion. Po, me ne fund e kemi gjetur Guarinin e vertete.

BROZOVIC 7 – Nje playmaker i heshtur, i afte te punoje deri ne fund te ndeshjes si pak te tjere. Nuk humbet pothuajse asnje top. Gjithmone i gjalle dhe aktiv. NGA 81′ KUZMANOVIC – pa vote.

SHAQIRI 7 – Hap rrjedhen e golave me penalltine e shenuar duke i dhene Interit avantazhin e momentit. E me pas eshte gjithmone i afte te jape ate pasimin e rrezikshem, ti jape skuadres liri dhe ta nise ate ne sulm. Nuk pyet shume per vershellimat drejt tij, ben ndeshjen e tij dhe eshte teper i rendesishem per Interin. Teper. NGA 68′ KOVACIC 6,5 – Nuk deshiron ti jape Shaqirit nje ‘ndeshje te fituar’ dhe sapo futet ne fushe krijon disa raste me te vertete interesante. I ndihmuar pak edhe nga nje Atalante jo shume e mire, gjithsesi Kroati sa her qe prek topin duket qe nuk eshte se i mungon kualiteti. Vetem pak vazhdueshmeria. Sot mire.

PODOLSKI 6 – Per ti dhene skuadres nje dore luan edhe si mbrojtes krahu disa minuta. Por kur behet fjale per te bere detyren e tij, mungon pak ne fazen sulmuese. Ka shume deshire po nuk mjafton, per pak nuk shenon golin e peste ne finalen e ndeshjes.

PALACIO 6 – Ai po luan i demtuar, kete tashme e dime te gjithe. Por edhe pse nuk eshte ne gjendjen e tij me te mire, i takon atij te ndihmoje sulmin. Nuk humbet shume raste, vetem nje te paster por me pas shenon edhe pak me fat. Guarin e ndihmoi te shkonte tek goli. NGA 76′ HERNANES pa vote.

TRANJERI: MANCINI 7 – Ka ndoshta fajin qe i dha Atalantes mundesine qe te organizohej mire pas golit te shenuar me penallti. Por vetem per kete ndoshta, sepse me pas Interi mer frenat e lojes ne dore e nuk i leshon me. Djemte e tij fitojne aty ku kishin 8 vjet pa fituar, e fitojne 1-4. Jo pak.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.