Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,141 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat: Pas 1 vit e gjysem, Handa gabon. Alvarez gjithmone e me mire, Kovacic permiresim i dukshem.

Notat: Pas 1 vit e gjysem, Handa gabon. Alvarez gjithmone e me mire, Kovacic permiresim i dukshem.
Andi Prifti

Handanovic 5: Perpara ndeshjes prezenca e tij ishte ne dyshim per shkak te nje problemi muskular gjate nxemjes. Peson golin e pare per shkak te gabimit ne mbrojtje por tek goli 1-2 i Parolo goli ishte komplet i tij. Nje gabim qe e bejne vetem me te miret. Per te nje ndeshje e pafat…

Campagnaro 5,5: Nje lojtar shume larg nga ai qe kemi pare ne ndeshjet e para te sezonit. Demtimi i gjate  po e penalizon…

Ranocchia 5,5: Gabon kohen e daljes tek Marchionni ne rastin e golit te pare te Parma. Ne pergjithesi nje prezantim pak brilant. Nje nderhyrje e rendesishme tek goditja e Biabiany ne 83′, e cila mund te dergonte Parman perseri ne avantazh. Konfuz…

J.Jesus 5: Ashtu si Ranocchia pak brilant dhe shume konfuz. I humbet me shume se nje here lojtaret e tij ne zone (Sansone dhe Biabiany), Ashtu siç e perserit shpesh Mazzarri, djaloshi eshte i pavemendshem dhe duhet te rritet ne pjesen taktike…

Jonathan 6,5: Me i miri nga lojtaret ne mbrojtje. Ecen lart e poshte ne krah, sakrifikohet dhe i ofron Palacios topa, te cilet duhen vetem t’i fusesh ne rrjete. Del i keputur nga lodhja, ashtu sic deshiron Mazzarri.

Kovacic 6,5: Fle deri ne 24′. Me pas futet ne fushe duke treguar te gjithe talentin e tij. Driblime, pasime te bukura, dhe deshire per te luftuar, pikerisht ate qe Mazzarri pret prej tij. Perpara keshtu.

Cambiasso 6: Vrapime te mira dhe sakfirikica si gjithmone. Ne 90′ kishte mundesine te kalonte Interin ne avantazh por Mirante pret goditjen dhe blindon rezultatin.

Alvarez 7,5: Me i miri ne fushe. Edhe ai vrapon, sakrifikon dhe jep topa per Palacio. Dite pas dite ai po me behet nje lojtar shume i rendesishem per kete skuader. Teknike dhe vizion loje i shkelqyer…

Zanetti 6: Kapiteni nuk gabon asgje. Luan ne krahun e majte dhe deri ne momentin qe ai ishte ne fushe, Biabiany nuk shihej as me dylbi ne ate krah. Nga Kripton sigurojne se numri 4 do kthehet me i forte se me pare…

Guarin 5,5: Eshte autori i rezultatit te perkohshem 3-2, por merita eshte me e madhe per devijimin e Lucarelli sesa e gjuajtjes se tij. I pasakte, konfuz dhe nervoz.  Megjithate nuk mund te themi qe nuk eshte impenjuar, thjesht duhet me shume perqendrim.

Palacio 7: E nis keq ndeshjen duke humbur me shume se nje rast. Me pas rikthehet mire dhe shenon dy gola.. Per fat te keq, kjo nuk mjafton, ai nuk mund t’ja dilte i vetem…

Nagatomo 6: Hyri ne fushe ne vend te Zanettit. Provon te shtyje ne krahun e tij por arrin te beje vetem minimumin e asaj qe mendohej…

Belfodil 4,5: E zhduk paraqitjen e mire ndeshjen e kaluar me pasaktesite ne stopimet e topave dhe me gjuajtjet qe perfundojne tek tifozet. Objekt i paidentifikuar…

Mazzarri 6: Ne pjesen e pare denon veten ne stol. Ne pjesen e dyte hedh ne fushe nje skuader me te keqe, por rezultati nuk ndryshon shume. Barazimet dhe golat e pesuar po shtohen, objektivi per te arritur vendin e trete po largohet. Ka dhe nje grup lojtaresh te paplotesuar…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.