
NOTAT – Perisic, ndeshje serioze. Icardi, me mire ne rolin e 10. De Vrij, pavendosmeri fatale.
Keto jane notat per ndeshjen kunder Chievo-s, Interi meritonte fitoren por finalizimet ne pjesen e dyte mungojne, pavaresisht rasteve te shumta.
HANDANOVIC 5.5 – Ben nje pritje madheshtore ne goditjen me koke te Pellisier, por ne rastin e golit te pesuar qendron ne mes te rruges dhe nuk ja mbyll te gjithe rrezen sulmuesit te Chievo-s.
VRSALJKO 6.5 – Nje ndeshje pozitive per mbrojtesin kroat. vazhdimisht pro pozitiv ne krahun e tij, arrin te interpretoje shume mire manovren dhe mbron pa u shqetesuar.
SKRINIAR 6.5 – Arrin te shkaterroje cdo dribling ne drejtim te tij dhe kundershtaret bejne figure te keqe perballe tij. Tenton deshperimisht te ndaloje golin e Pelisier por akoma nuk eshte i gatshem per mrekullira.
DE VRIJ 5.5 – Nje ndeshje shume pak bindese. Ndonje gabim i zakonshem ne fazen e vendosjes dhe mbi te gjitha pavendosmeria ne minuten e 90: nuk arrin do tek Pellisier por tashme eshte vone per te ndaluar Stepinski.
D’AMBROSIO 6 – Nje ndeshje e kujdesshme per te, e zbukuruar me nje asist ndaj Perisic.
JOAO MARIO 6.5 – Moduli 4-3-3 duket se i pershtatet lojes se tij. Po rritet si nga ana e bindjes ashtu edhe nga ndergjegjesimit. Nje vlere e shtuar ndaj skuadres.
BROZOVIC 6 – Eshte pak i lodhur ne momentin e ktheses. Shoket e kerkojne shpesh , ai eshte me pak iluminues dhe intuitiv se zakonisht per te kuptuar se ku duhet ta coje topin.
NAINGGOLAN 5.5 – Me se e dukshme shume mbrapa me ne aspektin fizik dhe nuk kishte si te ishte ndryshe. Nuk merr pjese ne kauze por duket nje luftetar qe i mungojne armet.
POLITANO 6 – Ndonje kundersulm mund ta shfrytezoje me mire. Dhe eshte gjithmone elementi qe i mungon: goditja ne 16 metrat e fundit.
ICARDI 6.5 – Luan me mire si suportues sesa si qendersulmues. Atij i mbetet faji qe nuk arriti te dyfishonte rezultatin, nje gabim qe peshon ne fund. Por ndeshja ne pergjithesi eshte prej nje lojtari me nivel.
VECINO 5.5 – Futet ne loje dhe gabon shume pasime.
LAUTARO MARTINEZ 6 – I jepet detyra per te fituar faulle dhe per te cuar ekipin perpara ne sulm.
BORJA VALERO – Pa note
SPALLETTI 5.5 – Sa here qe i duhet loja per kapercimin perfundimtar te kualitetit, aty fillon dhe bllokohet. Nje ndeshje qe ishte ne kontroll total dhe qe ne fund nuk merr ate qe vertet e meritonte. Ne fazen e rritjes qe nje skuader e mire behet nje skuader e madhe, po has me shume veshtiresi sesa me pare.