Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 18, 2019

Scroll to top

Top

792 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Perisic, nje paraqitje irrituese. Per Vecino nuk ka fjale. Handanovic ne Luna Parkun e gabuar!

NOTAT – Perisic, nje paraqitje irrituese. Per Vecino nuk ka fjale. Handanovic ne Luna Parkun e gabuar!
Inter Club Staff

Interi humbet nje ndeshje te cilen u duk qe nuk do ta fitonte qe ne minutat e para te takimit ku mungoi deshira, vullneti por edhe vendosja ne fushe. 

Zikalterit munden nga Eintracht i Frankfurt ne Meazza 0-1 duke u eleminuar keshtu nga Europa League.

Keto jane notat e takimit te sotshem:

HANDANOVIC 7 – Duket sikur eshte tek Luna Park, por tek ajo e gabuara. Cdo 10 gjuajtje te pritura, nje dhurate. Sa keq qe ka pak per te qeshur sepse i vijne lojtaret e Eintracht nga cdo ane e fushes. Eshte i mrekullueshem sot ne me shume se nje rast.

D’AMBROSIO 5 – Ndeshje ku vuajti ne vazhdimesi. Nuk shtyn, nuk mbulon dhe driblohet disa here.

DE VRIJ 4,5 – Mbase Interi do te dilte nga Europa League edhe pa gabimin e tij sepse sot zhvilloi nje ndeshje qe nuk shihej me sy. Por ai i dha assistin Eintrachtit me ate gabim fatal. Sa keq!

SKRINIAR 6 – Nder te vetmit qe eshte i perqendruar dhe qe ka grinte. Ne mes te ketij oqeani te asgjese, duket sikur eshte me i miri.

CEDRIC 5,5 – Tenton ndonje vrapim ne sulm, por eshte teper i lehte per te penetruar tek kundershtaret.

VECINO 4 – Cfare lojtari eshte ky? Nuk shihet me sy. Nuk ka fjale per te pershkruar ndeshjen e tij. Nuk mbulon, nuk shtyn, nuk pason, nuk ben asgje. Mbase meriton me pas se 4.

BORJA VALERO 5 – Nuk ka me ritem per te zhvilluar keto ndeshje. Shtypet totalisht nga mesfusha e gjermaneve.

CANDREVA 5 – Eshte e vertete qe vrapon sa para e sa mbrapa e sakrifikohet. Por eshte teknikisht zero. Vazhdon te gaboje gjithmone momentin dhe ben pothuajse gjithmone te njejtin gabim: ate te vleresimit te situatave ne menyren e gabuar.

POLITANO 6 – Te pakten godet ne porte. Edhe pse eshte minimalisht i rrezikshem, te pakten atyre 50.000 tifozeve ne Meazza i jep mundesine e nje gjuajtje te denje ne porten e Trapp.

PERISIC 4 – Irritues. Ben cdo gje gabim. Nuk driblon, nuk kroson, nuk gjuan, ben gjithmone te njejten finte. Tashme eshte i lexueshem nga cdo kundershtar.

KEITA BALDE 5 – Le te themi qe eshte vetem ne 10% te formes se tij. Ka dy muaj qe mungon, normale. Provon qe te beje dicka me shume, por mbrojtja e Frankfurt ja del ta anulloje.

RANOCCHIA 6 – NE fillim mbrojtes qendror e me pas ne sulm: ndeshja e trete si sulmues, dicka per te mos u besuar syve e as vesheve.

ESPOSITO dhe MEROLA pa vote: paci fat ne te ardhmen djelomsha.

SPALLETTI 4 – Skuadra eshte ne minimumin e sjelljes dhe ne fushe inekzistente. Kjo gje shqeteson shume. Ishte nje ndeshje e luajtur pa deshire dhe pa bindje. Mund te dilet nga Europa League, asnje tragjedi, por jo duke luajtur keshtu. Kurre keshtu.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.