Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,377 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Politano me i miri. Spalletti, por que? Sa shume kushtojne zgjedhjet e Gagliardinit dhe Asamoas

NOTAT – Politano me i miri. Spalletti, por que? Sa shume kushtojne zgjedhjet e Gagliardinit dhe Asamoas
Ardis
  • On 08/12/2018, 0:03

Ndeshja e pare e javes ne Serie A, ajo e Interit ne transferte ndaj Juventusit per fatin e keq te zikalterve u mbyll me rezultatin 1-0 per Juventusin.

Interi nuk arriti te kthente ne gola te pakten tre raste te pastra dha Spalletti gaboi jo pak me zevendesimet.

Nderkohe, keto jane notat e ndeshjes se sotme:


HANDANOVIC 5: Ne fillim fut ne krize Miranden me nje shkeputje te shkurter qe per pak mund te pesonte gol, me pas peson golin e Mandzukic praktikisht brenda portes.


VRSALJKO 5.5: Humbet shume keq duelin me Cancelo-n, qe kalon shpeshhere ne krahun e tij. Duket ndonjehere ne sulm ne fillim, me pas u terhoq plotesisht.


SKRINIAR 6.5: Sulmuesit e Juventusit nuk arrijne dot te bejne ndeshjen e tyre, ai perdor fizikun me Cristiano Ronaldo-n dhe arrin ta mbaje jashte rrezikut.


MIRANDA 6.5: Luan i perqendruar, kesaj rradhe pa amnezine e daljeve te fundit. Nje zgjedhje e mire, pa u penduar per mosaktivizimin e De Vrij.


ASAMOAH 5: Mandzukic e suprizon shume lehte. Ne vend qe te dale perpara kroatit, e shoqeron ne drejtim te portes. Juventus e falenderon dhe shenon.


GAGLIARDINI 5: Ritmi eshte shume i ngadalte dhe i rende, rasti per gol i gabuar perballe me portierin eshte shume i rende. Shtylla nuk eshte fat i keq, ka te gjithe porten perpara dhge arrin ne momentin e fundit te gaboje.


BROZOVIC 6.5: Nje pune madheshtore perpara mbrojtjes. Arrin te jape nje pas te shume te mire ndaj Perisic dhe vetem nje Chiellini mund ta evitonte drejtimin ne porte. Me i qarti ne mes te fushes.


JOAO MARIO 6: I alternon fazat e mira me fazat e pushimit. Ne pergjithesi nuk luan keq, edhe pse nuk arrin te ndikoje realisht.


POLITANO 7: E vendos ne veshtiresi Cancelon kur deperton ne krahun e tij dhe eshte i vetmi qe krijon raste ne mbrojtjen bardhezi. E pakuptueshme zgjedhja per ta zevendesuar.


ICARDI 6: I sherben dy here shokeve perpara portes, por si Gagliardini ashtu edhe Politano e humbun rastin te ofruar nga kapiteni. Me shume se kaq nuk mund te bej.


PERISIC 5.5: E nis mire, 20 minutat e para te bejne te shpresoje per Perisicin e vjeter. Por zjarri i tij shuhet shpejt, bie rendimenti me kalimin e kohes.


BORJA VALERO 6: Futet ne vend te Politanos dhe provon qe te jape rregullsi ne mes te fushes. Por sulmet e fundit ka qene me shume konfuze sesa logjike.


KEITA 5.5: Nuk i dalin lojerat qe Spalletti shpresonte.

LAUTARO – PA VOTE


SPALLETTI 5: Me te vertete e pashpjegueshme zgjedhja per te hequr Politanon, deri ne ate moment me i miri ne fushe. Por que Luciano? Por que? Dhe per me teper skuadra po luante mire dhe ishte e rrezikshme ne kundersulme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.