Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,912 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT: Ranocchia nuk ringjallet, Icardin nuk e sheh kurre. De Boer, pse te lihet jashte Perisic?

NOTAT: Ranocchia nuk ringjallet, Icardin nuk e sheh kurre. De Boer, pse te lihet jashte Perisic?
Bujar Berishaj

Chievo 2-0 Inter, zikalterit e nisin keq aventuren ne sezonin e ri 2015/16. Nje fillim shume i mire me raste shenime, pastaj me kalimin e kohes nje renie e madhe. Me poshte notat e ndeshjes:

Handanovic 6: Nuk prek top, duhet vetem te marr topin te cilin Birsa e gjuan ne rrjete.

D’Ambrosio 5: Luan nje ndeshje modeste. Shkon per toke kur Birsa ben nje finte jo shume te palexueshme ne rastin e golit.

Ranocchia 4,5Duhej te ishte rasti i ringjalljes, pas kater minutash rrezikon shume, me nje faull te Meggiorini qe nuk u dha. Nga ai moment jeton nje nate terrori te vazhdueshme.

Miranda 5,5: Mbrojtja me tre duket qe e ben te humbur. Vuan dhe nuk duket ne lehtesi ne te majte.

Candreva 5: Nje debutim jo i mire per blerjen e Suning. Provon ndonje levizje por gjendja fizike nuk eshte me e mire dhe shihet.

Banega 6: Eshte i vetmi qe krijon dicka te rrezikshme. Dhe per kete rrit akoma me shume dyshimet per zgjedhjen per ta larguar nga loja.

Medel 5: Vihet shume poshte para Ranocchias por eshte e qarte qe kur manovra e Interit fillon nga ai vuan shume. Si gjithmone.

Kondogbia 5,5: Fillon mire, me besimm dhe deshire per te provuar edhe ndonje veprim te rrezikshem duke dalur me top para. Pastaj shuhet ngadale.

Nagatomo 5: I spostuar me perpara, duhet te jete nje lojtar qe i jep mbeshtetje sulmuesve me zbritje te vazhdueshme. Nuk i shohim kurre.

Eder 5,5: Ben dicka me shume se Candreva, duket se mund te bej levizjen e duhur. Por eshte nje perpjekje e kot.

Icardi 5: Nuk e shohim praktikisht kurre, ne fund te ndeshjes gjendet ne krahe per te hedhur topa ne zone. Jo specifik.

Perisic 5,5: Futet ne minuten e 60-te por duket me shume i befasuar qe nuk ka luajtur nga fillimi sesa me vullnet per te bere diferencen ne loje.

Brozovic 5,5: Futet i nervozuar. Pervec nje topi me take per Nagatomon, shume konfuzion.

Palacio pa note.

De Boer 5: Nuk mund te bej mrekulli me nje skuader per 10 dite, as nuk mund te jap nje filozofi per 10 dite. Por pse te nisesh menjehere me nje ndryshim moduli shume te rrezikshem dhe te mbash jashte lojtarin me te mire te ekipit? Ndoshta ishte me mire te bazohej ne sigurite e pakta qe ishin. Ka shume per te punuar dhe ndoshta edhe shume per te kerkuar ne keto ditet e fundit te merkatos.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.