Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,142 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat: Rolando i shkelqyer. Palacio eshte human. Zanetti, pa fjale…

Notat: Rolando i shkelqyer. Palacio eshte human. Zanetti, pa fjale…
Xhorxh Gellci

Handanovic pa note: Shikon gjate gjithe ndeshjes, ndoshta edhe merzitet pak.

Ranocchia 6,5: Preciz, i perqendruar dhe elegant.

Rolando 6,5: Po cudit per sigurine dhe per menyren si drejton mbrojtjen. Mrekullia e disate e Mazzarrit?

Samuel 6: Nuk vuan aspak edhe kunder nje Livorno qe me shume mendonte per mbrojtjen.

Jonathan 6,5: Nuk ka ndeshje qe ta gaboje. Shkakton autogolin e Bardit dhe eshte gjithmone ne sulm, duke dhene kontributin edhe ne mbrojtje. Ne rritje te vazhdueshme.

Taider 6: Niset me shume bindje, duke bashkepunuar shume mire me Jonathan. Pastaj bie disi.

Cambiasso 6,5: I hutuar pas nje goditjeje ne koke pas disa minutash loje, i duhet pak kohe sa te organizoje idete. Pastaj vendoset ne qender dhe luan nje ndeshje te mire.

Alvarez 5,5: Pas nje serie ndeshjesh madheshtore, nje ndalese eshte e mundshme. I afrohet golit ne pjesen e pare, por eshte i vetmi veprim per t’u vene ne dukje.

Nagatomo 6: Ne pjesen e pare vuan Mbaye. Me mire ne pjesen e dyte dhe shenon goli pas asistit te Kovacic.

Guarin 5: Spektator pa paguar. Tregohet kokeforte ne aksione stile rugby, por i mungon dicka per te kaluar kundershtaret. Dite jo e mire.

Palacio 5,5: Copy-Paste i Alvarez. Clodhet dhe ai, eshte nje qenie njerezore.

Kovacic 6,5: Prek 2 topa ne 31 minuta, por pastaj ben nje veprim te shkelqyer duke treguar gjithe talentin dhe… 2-0.

Belffodil 5,5: Mundohet te tregoje veten por nuk kombinon ndonje gje te madhe.

Zanetti 7: Voten romantike e lejme per nje rast tjeter. Kapiteni nuk ben aspak shaka: futet ne fushe dhe menjehere dy sprint-e nga te tijat. Nga i dyti lind edhe aksionin i golit te dyte. Madheshtor!

Mazzarri 6,5: Nuk mund te luaje gjithmone futboll te bukur, por skuadra eshte kthyer te mos u leshoje asgje kundershtareve. Nuk e fut Zanettin thjesht per figure, por me nje detyre te qarte, shume te qarte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags